Publikuar me datën: Thu, May 27th, 2010

Tre avokatë amerikanë mbrojnë Limajn

Prishtinë, 27 maj – Tre avokatë nga Stamfordi (SHBA) janë angazhuar si pjesë e ekipit ligjor në përpjekje për të shfajësuar Ministrin e Transportit, Fatmir Limaj, në një rast korrupsioni që ka nxitur debate edhe jashtë vendit. Përfaqësuesit ligjorë, Stiven Siger (Stephan Seeger) dhe Rajan 0’Nil (Ryan O’Neill), me qendër në Stamford, fundjavën e kaluar kanë ardhur në Kosovë për t’u takuar me Fatmir Limaj, i cili është nën hetime me pretendimin se ai dhe një pjesë tjetër e personelit të ministrisë kanë pranuar ryshfet në këmbim të kontratave për ndërtim të rrugëve në Kosovë, shkruan portali “Greenwichtime.com”, të cilin e transmeton QIK-u. Ndërkaq, si thuhet, avokati i tretë, Mark Sherman, ka qëndruar në vend për të lobuar tek zyrtarët amerikanë për këtë rast. Sherman ka thënë se Limaj, një figurë prej lideri në partinë qeverisëse, PDK, ka këshilltarë në Greenwich. “Ne jemi të bindur se mund të japim kontributin tonë të madh në ekipin mbrojtës të ministrit, si dhe të ndihmojmë në ngritjen e vetëdijes këtu në SHBA rreth këtij rasti”, thotë Sherman, i cili planifikon që edhe ai të udhëtojë në Kosovë. Gjithashtu thuhet se gjatë viteve të fundit, Limaj ka udhëtuar shpesh për në SHBA për t’u takuar me zyrtarë të zgjedhur. Limaj, së bashku me një delegacion nga Kosova, u takuan me shumë figura politike shtatorin e vitit 2009, përfshirë republikanin Xhim Hajms, për të diskutuar zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë. Por, Hajms (Jim Himes) thotë se nuk ka qenë në dijeni për rastin e Limaj dhe se nuk e njeh atë jashtë atyre dy takimeve të shkurtra. Përveç tre avokatëve amerikanë, Limaj përfaqësohet edhe nga një avokat nga Kosova dhe një tjetër Anglia.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close