Publikuar me datën: Mon, Jul 11th, 2011

Toleranca është një virtyt i shoqërisë së moderuar njerëzore

Shkruan: Lek MRIJAJ

Një formë e intolerancës është edhe POLEMIKA, e cila nëse është serioze, jo e njëanëshme, e bërë në sfera të larta me pjekuri, pa pasion, me nivel kulture njerëzore atëherë është e dobishme, por per fat të keq, ne në të shumten e rasteve i tejkalojmë caqet e njerëzisë, përdorim shprehje vulgare, ofenduese, nënçmuese, shtrembërojmë të vertetën, falsifikojmë shumë gjëra të cilat nuk na konvenojnë e ndodh që edhe historinë ta falsifikojmë, pra polemizojmë me pasion duke mos kursyer edhe etiketimet më të rënda.

Kur bëhet fjalë për tolerancën politike, patjetër kemi të bëjmë edhe me formimin e individit, edukatën familjare dhe shoqërore, kulturën etj. faktorë të cilët ndikojnë në të shumtën e rasteve.

Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzishme e të hijëshme dhe të përshtatshme dhe unë mendoj se kushti kryesor është nderimi për bindjen e të tjerëve, dhe jo të shkojmë nga teza e gabuar e cila është shumë prezente tek ne shqiptarët “kush nuk mendon si unë, ai është kundershtari im, apo edhe më katastrofalisht që e marrin disa njerëz: armiku im”.

Ky fenomen shoqëror shfaqet në lëmin politik, shoqëror, shkencor etj. dhe në jetën e përditshme në mbledhje, në diskutime, paraqitje publike etj. hasim në të shumtën e rasteve në shkoqitje e prononcime ku më shumë e ku më pak egoiste, si ndër njerëz intelektual e akademikë po ashtu edhe ndër ata me përgatitje më të ultët arsimore, dhe në intolerancë të tjerëve.

Unë mendoj se ky fenomen i paarsyeshëm që prezanton në përmasa të mëdha me gabimin trashanik tek shqiptarët duke menduar se me ndjekë arsyen e një tjetri është dobësi. Në mesin tonë egziston ndjenja primitive t’i përgjigjemi tjetrit ashtu që mendimi ynë të jetë superior, dhe jo të bindim tjetrin me fakte.

Për të qenë tolerant nuk kërkohet të mendojmë të gjithë me një kokë, as të jemi të gjithë të një mendimi dhe as nuk është e domosdoshme të kemi të njëjtat parime, as të jemi të pagabueshëm, por patjetër duhet t’ua njohim të tjerëve të drejtën e mendimit të lirë dhe të bindjes, mu në në atë mënyrë si deshirojmë që të tjerët të respektojnë mendimin tonë.

E dijmë fare mirë se secili njeri, shpesh edhe pa dashje apo pa ndonjë qëllim të caktuar, mund të ndjekë një rrugë a një parim të gabuar, prandaj duke u nisur nga ky fakt nëse nuk deshirojmë të na përbuzë kush ne edhe po të jemi në gabim, ashtu edhe ne mos ta përbuzim askënd.

Toleranca është një virtyt i shoqerisë së moderuar njerëzore për të dijtë thjeshtë të bartim apo të durojmë, unë kisha për të thënë vëllezërit tanë si vëllezër dhe jo si armiq.

Toleranca është baza e një shoqërie demokratike dhe pluraliste, është një qëndrim, i cili duhet të mbahet rregullisht, i shoqeruar me mirëkuptim dhe kompromis si dhe pranimin e ideve të ndryshme dhe respektimin e qëllimeve dhe qasjeve të të tjerëve.

Unë vlerësoj se gabimi kryesor i kësaj sëmundjeje apo plage të rrezikshme që e shqetëson jetën në mesin tonë, është gabimi i madh i disa udhëheqësve politikë, medieve informative e sidomos atyre që anojnë kah ndonjë subjekt politik, të cilët përpiqen ta mohojnë apo ta fshefin këtë sëmundje apo plagë e cila per fat të keq është duke shkuar në një sëmundje apo metastazë, nëse nuk ndërmerret diq për ta shëruar.

Ishte dashtë që të gjitha gabimet, dobësitë, mangësitë, papërgjegjshmeritë, pra të gjitha të këqijat të qiten në shesh, pa dallim pozite a funksioni etj. pra e për hir të sinqeritetit, duhet luftuar çdo gabim, kudo që ta gjejmë, edhe ndër kërkimet shkencore, por duhet vepruar me maturi.

Një ndër shkaktarët e kësaj situate është edhe faktori historik.

Jemi deshmitarë të faktit se shekulli XX me gjithë përparimin e theksuar të shoqërisë njerëzore në shumë fusha të ndryshme të jetës, në dhjetëvjeçarin e fundit u shndërrua në një botë ku gjithnjë e më shumë prezanton varfëria ekonomike, korrupsioni, uria, sëmundjet e ndryshme të pasherueshme etj.

Në vend se të zhdukeshin këto në vendet e varfra dhe të pazhvilluara, ku me këtë rast do të kultivohej toleranca dhe dialogu paqësor drejt vetëvendosjes së popujve të shtypur nga kolonialistët shekullor, këtu u manifestua urrejtja, dhuna, terrori shtetëror, gjenocidi ku në këtë rast kemi të bëjmë mu më shqiptarët.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close