Publikuar me datën: Sun, Nov 25th, 2012

TI PERKUJTOIM DESHMORET E LIRIS NE KETE NJEQIND VJETORE TE SHPALLJES SE PAVARESISE


TI PERKUJTOIM DESHMORET E LIRIS NE KETE NJEQIND VJETORE TE SHPALLJES SE PAVARESISE

 

Nga:Marjan jaku

Ne kete pervjetor te njeqind te shpalljes se pavaresise se Shqiperise duhet perkujtuar te gjithe patriotet qe flijuan jeten per lirine e vendit.Ata jan te shumt por duhet gjetur mundesija qe ti perkujtojme se paku ne kesi rastesh qe tu shprehim mirenjohjen per sakrificen sublime qe kan bere per atedhe dhe lirin e tij duke dhen jeten.Ne treven tone jane shume deshmore qe ne kohen e pushtimit Turk, e pastaj te ati sllav ne dy luftrat por edhe pas deri ne luften e fundit te UCK-es, Lugu I Drinit ka gjakosur per liri, e kush tjeter veq djemt me te mire te kesaj treve.Me kete rast do I permendim dhe perkujtoim dy atedhetare te familjes Jakaj nga Ranoci KK Klines Pjeter Jaku e Ndue Jakudhe Zef Kole Gojani nga Budisalci.

PJETER JAKU- 1898-1945 e NDUE JAKU-1896-1948 dhe Zef Kole Gojani-1888-1945

Atdhetari i devotshëm, Pjetër Jaku, lindi në Ranoc më 21 janar të vitit 1898, si fëmija i pestë i Jak Alisë nga gjashtë fëmijtë e tyre, në kohë shumë të vështira për kombin tonë.Trevat shqiptare ishin bër bastione të luftës për liri dhe pamvaësi.Disfata e luftës greko-turke më 1897 dhe dobësimi pozitave turke i dha një nxitje të madhe propagandës serbe.Kjo ju dha mundësi qarqeve sunduese të Beogradit ti forcoin pozitat e tyre në viset shqiptare të kosovës. Kohë kur e sëmura e Bosforit, ose më mirë për ta quajtur, kulçedër nga Azia,që kishte lëshuar kthetrat në tërë Ballkanin, duke e ngulfatur, për pesë shekuj, kishte fillua të numëronte ditët e fundit të jetës. Kjo e bënte edhe më agresive dhe shumë të rrezikshme, sepse i mbyturi në ujë mundohet të merr me vete edhe të tjerët qe i ka afër.Populli shqiptar i lodhur nga robëria shekullore, nga qëndresa, kundërverjet, luftrat e shumta për liri, e ndinte se liria po vjen,se kulçedra plakë po i numron ditët e fundit në tokat tona dhe mundohej që sa më parë të lirohet nga turqit, por edhe të mbrohet nga fqinjët grabitçarë. Ndërkaq, Fishta i madh në atë kohë e lëshon namën,,Uh Evropë,ti kurvë e motit.Po kësaj i thonë besë e zotit.A kjo asht shejë e qytetnisë.Më i da tokat e shqypenisë.Më ua dhanë këlyshve të Rusisë…,,.
Fati solli qe pikrisht në atë periudhë shum të veshtir për kombin tonë të lind deshmori i kombit Pjeter Jaku.Si fëmijë ishte shum i shkathët,i mënqur,dhe fisnik, u rritë në familjë patriote dhe luftëtare të pakompromis për atdhe e fe. Babai i tij ishte pjesëmarrës i Kuvendit të Lidhjes së Prizreni,dhe zbatues me pushkë në dore i vendimeve të këtij Kuvendi së bashku me mikun dhe bashkëvendësin e tij Rrustem Kabashin nga Korisha e Prizrenit, Sadik Ramën e Gjurgjevikut të Madh.Atë vit u formua BËSËLIDHJA SHQIPTARE,qe shtriu deget neper qytetet e Kosovës,lidhje që çe do të qonte në KUNENDIN E PEJES në vitin 1899 kur Pjetri ishte një vjeqar.Babai i tij Jak Kqira Shkreli ishte pjesmarres aktiv i ketyre marreveshjeve, si dhe pjesëmarrës në shumë kuvende të rëndësishëm për kombin tonë si dhe bashkëluftëtare me prijesit e lirisë së popullit tonë,Zef Gjidodën e Haxhi Zekën e Pejës,Bajram Currin, Hasan Prishtinën,Azem Bejten dhe Dedë Gjon Lulin, si dhe miqësin me të parët e fesë të asaj kohe, Atë Engjëll Palaj, Atë Lorenc Mazreku, Atë Shtjefën Gjeçovi, si dhe Patër Pashk Prelën, që të gjithë famullitarë të kishës së Zllakuqanit.Më 21 shkurt 19o2 u vra në Pejë udhëheqësi i Bësëlidhjës Shqipetare HAXHI ZEKA.Djaloshi i vogel në atë kohë kishte vetem 4 vjç,por në familjën e tij kjo ngjarje u perjetu shumë rënd,posaqerisht nga i jati Jaku qe Haxhiun e kishte shok dhe bashkluftetar. Keto rrethana bënë qe te ai të ngjizën urrejtja për pushtuesit osman dhe shovinistët serbë.Ai po rritej ne rrethana të ndezura, të veshtira politike, por edhe ekonomike, qe po kalonte populli shqiptarë.Kishte ardhur koha kur popullishqiptar të zgjohej nga gjumi shumshekullor.Prandaj dhe levizja për liri kishte marrë përmasa të jashtezakonshme,në mbarë Kosovën organizoheshin kryengritje për të dëbuar pushtuesin osman.
Pra, këto ishin rrethanat në të cilatë u rrit Pjetri me vëllezërit e motrat e tij. Miqësia e të atit të tij dhe të vetë Pjetrit, me prifterinjët e kishës, si dhe hapja e shkollës së parë shqipe në kishën e Zllakuqanit, bëri që ai qysh në rininë e hershme nga ata të mësojë shkrim-leximin në gjuhën amëtare, dhe të marrë një edukatë dhe kulturë euro-perendimore.Ngjarjet e asaj periudhe shumë të rëndësishme për lirinë e popullit tonë dhe angazhimi aktiv i të atitë në këto ngjarje e kaliti Pjetrin e ri që t’i kuptojë si duhet fatet e popullit dhe të angazhohet edhe vetë në zgjedhjen e tyre, gjithashtu edhe kulla e oxhaku ku tuboheshin krerët e çetave të luftarëve të lirisë, ishte një prej faktorëve dominantë qe Pjetri i civilizuar, i ndershëm, besnik,rob i fjalës se dhanë i sakrificës e trim në luftë, t’ju bashkohet luftëtarëve për lirinë e atdheut.Fillimi i dekadës së parë të shekullit XX karakterizohet me lëvizje të mëdha kombëtare,politike,e ushtarake, për çlirim nga pushtim disashekullor turk e bashkim të trojeve tona.Pastaj, vjen deri te Shpallja e pavarësisë, më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,të prirë nga patriotët tanë, Ismajl Qemali e Luigj Gurakuqi etj., ngriten flamurin dhe shpallen Pavarësinë e Shqipërisë.
Por, këtë liri nuk e gëzoi një pjesë e madhe e popullit tonë, sepse iku një pushtus e u zëvendësua më të tjerë, serbë e malazez. Pjesa e Rrafshit të Dugagjinit ishte nën sundimin malazez, që menjëherë filloi çarmatimi i popullatës,torturat, masakrat dhe presioni për ndërrimin e fesë dhe sllavizimin.Është i njohur aksioni barbar i Sava Llazareviqit, i njohur për barbarizmat e tij, si Savë Batarja.Për pushkatimet që kishte krye kundër atyre që nuk e merrshin fenë ortodokse, e kombin sllav,përmendet ngjarja e vitit 1913 kur ushtria malazeze tuboi popullsinë e Lugut të Baranit, gra,burra,pleq e fëmijë në Pejë, për t’i pagëzuar me dhunë.Këto vrasje, turtura. Dhe presione të papara bëri që njerëzit e këtyre anëve të mobilizohen dhe të dalin në male për t’u organizuar në kryengritje të armatosur gjithpopullore kundër pushtuesit barbar.
Në këto kohë të vështira për popullin tonë kemi edhe kyçjen e Pjetër Jakut në çetën e Zef Gjidodës, si i ri gjashtëmbëdhjetëvjeçar. Në një mbrëmje me shi e furtunë të moteve të liga për kombin tonë,erdhi Zefi te Jaku me çetën e tij, ku u priten me nderim dhe miqësi që ishte shumë vite më parë në mes të këtyre dy patriotëve e bashkëluftarëve të shumë luftrave. Deri në orët të vona të asaj nate nën dritën e fitilaqit, zgjati biseda e përzemërt e këtyre trimave për hallet që e kishin gjetë kombin tonë. Në mëngjes, Jaku e thirrë Pjetrin në odë të burrave dhe i ofroi një pushkë duke i thënë: “E bajsh me nder o bir, e me faqe të bardhë”. Pjetri i ri prej asaj dite e deri në fund të Luftës së Pare Botërore nuk u da nga çeta e Zefit,ai ishte si sekretar i tij, sepse ishte i shkolluar dhe shumë intelegjent. Shpërthimi i Luftës së parë dhe humbja që pësoi ushtria serbo malazeze i lehtësoi kushtet e jetesës popullit, i cili filloi të marr fryme pak më lirisht, edhe pse nën pushtimin e Austro-Hungarisë,të cilët silleshin shumë mirë me popullatën vendëse dhe u dhanë shumë të drejta. Kemi edhe një luftë kundër Austro-Hungarisë, nga fundi i vitit 1918, ku me një marrëveshje të kryeçetnikut të forcave çetnike të Kolashinit të Ibrit, Kosta Peçancit e Azem Bejtës për një luftë të përbashkët kundër Austro-Hungarisë, që ishte në tërheqje të forcave pas humbjes së Luftës së Parë Botërore. Kundërvënia Austro-Hungarisë nga Azemi dhe aleanca me çetnikun Kosta Peçancit, nuk hasi në përkrahje të popullatës së Lugut të Drinit,marrëveshje që përfundoi me tradhtinë e çetnikut ndaj Azemi, i cili ndihmoi në lirimin e Pejës.
Pas formimit të Mbretërisë serbe,kroate e sllovene më 1918, me pozitën e shqiptareve u bë keqësimi i gjendjes, dhuna shtohej përditë,filloi zbatimi i politikës agrare dhe kolinizuese. Jugosllavia borgjeze u bë burg i vërtet për popullin shqiptar,asimilimi,përndjekja vrasjet, presioni për konvertim në serb, e fe ortodokse, ua bëri ferr jetën shqiptarëve. Por, falë syçeltësisë së patriotëve dhe mençurisë së intelektualëve dhe përvojës me armiq të shumtë,te lidhur me njeri-tjetrin, ia dolën të mbijetojnë këtë dhunë të paparë.Rezistenca rritej, por edhe dhuna. Çetat e komitëve rriteshin përditë me luftëtarë të rinj. Në këtë situatë edhe çeta e Zef Gjidodës, ku ishte Pjetri si njeri i besushëm, tash burrë me shtatë të gjatë, të hollë e të drejt, me një bukuri mashkullore te racës se trashëguar nga burrat e fisit të Shkrelit. Jaku iu bashkangjiti çetës, edhe dy djemt tjerë, Rrustemin dhe Ndoun, sepse kushtrimi për mbrojtjen e trojeve tona ishte dhënë nga kokat e kombit, për mbrojtjen atdheut,tokat, shtëpitë e fëmijët.Pjetri së bashku me çetën e Zef Gjidodës organizuan mobilizimin e vendësve në luftë për mbrojtjen e Junikut. Nga Lugu i Drinit u armatosen më së 3000 luftëtarë, të cilet iu kundërvuan trupave te Jugosllavisë në Junik, më 14 dhjetor 1918, ku lufta ka zgjatur 3 ditë e 3 net dhe shqiptarët kanë arritur që tii mundin forcat ushtarake serbe të cilat janë tërhequr për t’u rigrupuar dhe përforcuar me forca të reja. Kjo luftë ishte luftë mbrojtese e vatrave tona nga pushtuesit ku morën pjesë më se 6000 kryengritës nga shumë vise shqiptare.Pastaj, kemi edhe shkuarjen e Pjetër Jakut për t’u ndihmuar rugovasve me 300 burra të Lugut të Drinit, në shkurt të vitit 1919, për t’u mbrojtur nga sulmet e çetnikëve serbo-malazez, ku u treguan shumë të zotët, duke i zbrapur armiqët, duke liruar edhe Rozhajën dhe u bashkuan me forcat e Sanxhakut që edhe ata kundërshtojshin pushtimin e tokave të tyre nga shteti Jugosllav. Kjo luftë zgjati më se tri javë, ku Pjetër Jaku me bashkëvendës të tjerë u tregua shumë i shkathët. Kjo dhe luftrat tjera të kryngritësve të këtyre anëve bënë që armiku të përgatitet për një sulm në permasa shfarosëse në fshatrat tona dhe në tërë Kosovën. Komitët, siç i qunin, rezistonin me sa fuqi që kishin, por edhe xhendarrmeria e ushtria ishin shumë të ashpër në terrorizimin e frikësimin e popullatës për t’u shpërngulur. Një veprim të tillë ushtria e xhendarmëria serbo-malazeze ndërmori terror të paparë më 1919, duke plaçkitur, djegur dhe ndjekur popullsinë prej Gurrakoci e deri në Prizren, në anën e majtë të rrjedhës së lumit të Drinit të Bardhë,si dhe disa fshatra të Drenices e Llapushës. Fshatrat digjeshin e popullata e tmerruar ikën në anën e Gjakoves e disa në Shqipërinë e Veriut.Kryengritja e dukagjinasve u bë si pretekst për ta sulmuar edhe Shqipërinë nga ushtria jugosllave, e cila bëri masakra të papara në Veriun e Shqipërisë, por edhe nga grekët në jug.

DJEGIA E RANOCIT DHE LUGUT TË DRINIT DHE KONTAKTI I PJETËR JAKUT ME PATRIOTËT E KOHËS
Sikurse i gjithë Lugu i Drinit, ashtu edhe Ranoci, vendlindja e atdhetarit Pjetër Jaku, nga forcat serbe u dogj u i bë rrafsh me tokë. Kulla e Jak Alisë, kullë kjo e njohur në Lugun e drinit dhe më gjerë, u zhduk nga faqja e dheut, si të mos ekzistonte fare. Djemve të kësaj kulle nuk u mbeti gjë tjetër vetëm të dalin në mal. Jaku e Deda me gra e fëmijë janë bashkuar me bashkëfshatarët në oborr të shtëpisë së Marka Gjokë Canës, me ç’rast i kanë grumbulluar për t’i pushkatuar, mirëpo me ndërmjetësimin e një plake serbe, të një kolonisti nga Derrnashiqi kanë shpëtuar nga pushkatimi. Këtë të dhënë e jep Mark Jaku, pjesëmarrës në këto ngjarje tragjikë.Pastaj, së bashku me popullatën tjetër të Lugut të Drinitë morën rrugën për Gjakovë dhe Tropojë për të qëndruar larg dhunës barbare sllave. Në këtë vit në Ranoc u vra Prek Mirdita para familjës se tij,kishte edhe shumë të vrarë të tjerë në fshatrat e Lugut të Drinit,burra pleq,gra e fëmijë të pafajshëm, faji i vetëm ishte se ishin shqiptarë dhe i pengonin barbaret në planet e tyre kolonizuese.
Pra, t’u mos pasur mundësi për të duruar dhunën e ushtruar nga pushtuesit serbomalazez, patriotet e këtyre trevave organizunë kryengritjen kundër pushtuesit në maji të vitit 1919 në Deviç si qendër administrative e Drenicës, Rrafsh të Dukagjinit,e Llapushë, duke kërkuar tërheqjen e trupave pushtuese.Në Lugë të Drinit kryengritësve u printe Zef Gjidoda e Qeli i Lukes, në Drenicë Azem e Shotë Galica,në Lapushë Sadik Rama.Kjo kryengritje qe shumë e rrepët në Lug të Drinit,sidomos në Gjurgjevik të Vogël, ku u rrethuar Sadik Rama me luftëtarët e tij nga ushtria serbo-malazeze, këtë e tregon edhe kënga popullore: Sadik Rama trim drague/Në GJurgjevik ka mbetë rrethue/, Si luan tuj luftue/, Fyt për fyt me serbijak/ E tanë kulla u la me gjak…
Me të ndëgjuar për rrethimin e Sadik Ramës në Gjurgjevik dhe të Zef Gjidodës me kryengritësit tjerë nga Lugu i Drinit që ishin të pozicionuar në anën e Osajanit me Miftar Dautin, prijes i çetës së asaj ane i shkojnë në ndihmë.Në mesin e luftëtarëve ishte edhe Pjetër Jaku me vllëzër.Pason kënga popullore:,Bash si llava tu shku’ pas tij/, Lugu i Drinit treqin shtepi/, Zef Gjidoda tu ju pri/, Në Gjurgjevik paskan mberri/, Ndal kadalë, o shka i zi/, Tash do shofish trimat më sy/, Qe dotë ti veshin shkinat në zi…
Kryengritësit përparuan duke i shkaktuar dëme të mëdha forcave ushtarake serbe dhe arritën që t’i ndjekin këto forca deri ne Zallç e Gurrakoc të Istogut.Armiku pësoi humbje të mëdha, me ç’rast këtu u vranë 40 armiq, që i hudhën në Dri të Bardhë. Sadik Rama, me Azem Galicen depërtuan fitimtare deri në Rahovec.
Në këto luftime u dallua si trim i madh e strateg Pjeter Jaku me dy vëllezërit e tij Rrustemin e Ndoun. Kryengritja vazhdoi, por edhe ushtria sa vinte e shtohej, po ashtu edhe sulmet ishin shumë të ashpra. Filloi djegia masive e fshatrave të Lugut të Drinit, të cilët morën pjesë në kryengritje të armatosur kundër pushtuesit, si dhe të Llapushës e Anadrinit.Nga fshatrat e djegur janë. Berkova,djegur dhe plaçkitur; Zllakuqani,7 të vrarë,kater pleq e tri gra, djeg e plaçkitë fshati; Ranoci një i vrarë, djegë e plaçkitë fshati;Leskoci, djeg e plaqkite fshati; Patoqani,djeg e plaçkitë fshati; Radulloci,djeg e plaçkitë fshati; Krusheva e Vogël,djeg e plaçkitë fshati; Shtupeli, 14 të vrarë, djegë e plaçkitë fshati; Gjurgjeviku i Vogël, të vrarë djeg e plaçkitë fshati.
(sipas AQSH,fondi 846.dosja29/48,3/5,46).
Patër Pashk Prela, prift katolik ne kishën e Zllakuqanit nëpërmes të kanaleve kishtare intervenoi te diplomacitë evropiane, e cila përdori ndikimin e saj në Qeverinë jugosllave për t’ju lejuar kthimin e refugjatëve të ikur në vatrat e tyre të djegura me një dekret të posaçëm, ku pranoi kthimin,duke caktuar afatin me porosi se nëse nuk kthehen në afatin e caktuar, do te humbin të drejtën në pasuri ([Don Lush Sopi,,Famullia e Zllakuqanit”f.13-17).Dukagjinasit e bënë me dëshirë e kënaqësi.
Mbas shtypjes se kryengritjes nga forcat serbe u bënë shumë masakra,vranë mbi 200 veta në Lug të Drinit, djegen shumë fshatra,një numër i madh i kryenritësve shkuan në Shqipëri në mes të tyre edhe Zef Gjidoda, Pjetër Jaku,Nrec Lleshi,Mark Perlleshi etj. Kjo ishte e para herë që Pjetër Jaku shkonte në Shqipëri, ku kishte takuar shumë patriotë të njohur të asaj kohe, si Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Hoxhë Kadrinë (kryetarin e Komitetit për Kosovën me seli në Shkodër 1918-1924, Luigj Gurakuqin etj. Një takim që e ka përmend shumë herë ka qenë edhe takimi me të nderuarin Atë Gjergj Fishtën dhe shumë priftërinj të tjerë. Në Va të Dejës të Shkodrës qëndroi te kushëriri ynë Gjok Mustafa, një luftëtar i paepur kundër serbve e malazezve, i cili nga dhuna u detyrua për të dërguar familjen në Shqipëri, si dhe kusherinjtë në Kqirë të Pukës dhe në Lek Bibaj të Tropojës te familja e Ukëcamajve. Kur është kthyer nga Shqipëria me çetën e Zef Gjidodës në Gjakovë organizuan një sulm në burgun e këtij qytetit, ku liruan një frat katolik patriot që ishte dënuar me vdekje si dhe 400 të burgosur shqiptarë. Më 1920 në gusht kthehet në shtepi pranë familjes ku martohet me të bijën e Bashotës së Nrec Zefit nga Ranoci,një familje e ndershme, me prejaredhje Mirditore, qe si komshi, tani edhe të miqësuar kishim marrëdhenie shumë të mira. Bashkëshortja e Pjertrit quhej File, ishte një femër e bukur me sy të kaltër.
Në mars të 1921 forcat kryengritëse kthehen në Kosovë.Pas formimit të Qeveris së Hasan Prishtinës, në dhjetor të vitit 1921 dhe shpërndarjes së saj nga ana e Ahmet Zogut, forcat reakcionare urdhëruan ndjekjen e vrasjen e patriotëve, prandaj qëndrimi në Shqipëri për ta u bë i pamundshëm, prandaj u kthyn në Kosovë për t’u organizuar prapë për kryengritje.

AKTIVITETI I TIJ NUK NDALEJ PËR ASNJË ÇAST

Më 17,18,19 qershor të 1921 Pjetër Jaku së bashku me vëllazër dhe shumë bashkëvendës nga Lugu i Drinit ndihmojnë kryengritjen në Junik të udhëhequr nga Sadik Rama, Zef Gjidoda e patriotët e tjerë.
Me një urdhër të ushtrisë jugusllave për dërgimin në shërbim ushtarakë me dhunë i të rinjve kosovarë,u mor një aksion dhe me dhunë u mblodhën të rinjtë për t’u dërguar në Vojvodinë, shumë prej të rinjve të Lugut të Drinit, në mesin e tyre edhe Pjetri me të vllanë Ndoun për hir të ruajtjes së familjes u detyruan për të shkuar, për të mos i larguar nga toka e tyre u dorëzuan të pushtuesi serbosllav.Tregohet se i kanë deportuar së bashku në një tren të mallrave si shtazët i kanë dërguar deri në destinacionin e caktuar,ku i kanë maltertuar, por edhe vra. Pjetri shërbimin ushtarak e ka kryer në Suboticë dhe Beçej me rrethinë.Meqenëse Pjetri ishtë shumë i mençur dhe intelegjent arriti që të mësojë shumë shpejt gjuhën serbokroate, por edhe për të shkruar, çfarë bëri që të respektohet jo vetem nga bashkvendësit, por edhe nga eproret që e angazhuan si dhjetar, më pastaj e graduan edhe në shkallën e rreshterit. Me një rast kur udhëheqte një grupe ushtarësh kryesisht shqiptarë në kufi e vranë një serb por edhe dy të tjerë i kanë zënë robë,ata kishin pasur për qëllim që ta kalojnë kufirin ilegalisht, të cilët duket se kishin qenë udhëheqës të partisë komuniste serbe, e cila në ate kohë ishte e ndalua. Me këtë rast Pjetri si shpërblim kishte marrë një një pushkë me leje të përhershme. Sherbimi ushtarak zgjati dy vite dhe u kthyen në gjirin familjar.Gjendja ishte e vështirë për shqiptar. Nëpër shumë fshatra ishin vendosur kolonët serbë e malazez, që pushteti u kishte dhënë tokat më të mira që kishte kjo trevë. Në Ranoc u vendosën 6 shtëpi kolonë, Millun e Jola Duçiç, Jovan Zllatkoviç,Gjorgje Joviç,Rangjellko Novkoviç,Mita Iliç, Nikoll Janku. Kolonistët kishin për qëllim zvoglimin e përqindjes së popullsisë shqiptare dhe asimilimin e tyre. Regjistrimi i popullsisë për të parën herë u bë më 1921, ku Kosova kishte 435 .000 banorë,36.000 më pak se në regjistrimin turk të vitit 1911, kjo tregon për shpërnguljen e madhe nga dhuna serbe e popullsisë.Dhuna dhe terrori vazhduan ëe tërë territoret nën pushtimin sllav,si më të vrazhdët në këtë barbarizëm të paparë ishin ,Kosta Peçanci,Ars Peroviçi nga Gurrakoci, Miliç Krrsta nga Istogu, Spiro Kapetani(Dobrosavleviç) nga Dollci etj.
Zllakuqani ka qenë qendër komunale e Rrethit të Istogut që kisht këto fshatra, Klinën Krusheven e Vogël,Gjurgjevikun e Vogël, Radullocin,Pataçanin,Ranocin, Leskocin,Dernashiqin,Shtupelin,Kërrnicen,Binçen,Klinavcin,Pogragjën,Jashanicën,etj., deri pas Luftës së Dytë Botërore. Kaçakët luftonin jo vetëm pushtuesin por edhe ,,povernikët,, e kralitë[të besuarit e kralit].
Pjetër Jaku nuk e pushoi aktiviteti për çlirim kombëtar,angazhohet për t’i arsimuar të rinjtë e kësaj anë në gjuhën amtare, sepse pushtuesi e kishte ndaluar mësimin në shkollen shqipe që organizohej në kishë të Zllakuqanit, prandaj mësimi bëhej nëpër shtëpia private.Shpesh i përsëriste fjalët e të madhit At Shtjefen Gjeçovit:
Po deshte me ja falë orës ligë e ditës s’zezë feminë e mos me ja pa hajrin as ti e as kombi,dergoje neer mësonjtore t’hueja…
Në këtë kohë bashkëpunëtorët më të afërm të Pjetrit nga Ranoci ishin: Kol Geg Miredita,Preni Kol Gjergjit,DedË Llesh Pjetri,Zef Gjok Marku,Bashota e Jaku Nrec Zefit,Mark B . Puka.etj. Nga Lugu i Drinit,Marka Kola i Zllakuqanit,Zef Gustini, Lazri,Zef Cubi Përnoka,Pjetër Tanushi,Llesh Gjon Lleshi, Curr Kolaj, Mark Laskaj etj.Në Pataqan Mark e Nikoll Mrija,Mark Përgjoka,Bardhok Ademi, Prek e Uke Beka,Mihill Nreca,Mark Kola etj. Krushevë e Madhe:Nrec e Zef Kola Budisals,Nrec Lleshi, Kolë Gojanin dhe Ndu e Pren Perlleshi nga Jagoda,Qel e Zef Shllakut nga Videja, Nrec Duhani e Mark e Zef Selmani,Pren Palushi – Paloka nga Radulloci etj. Llesh,Mihill, Pjeter e Gjon Grabanica nga Shtupeli.
Çeta e Zef Gjidodës, edhe pse ma e pakt në numër prapë se prapë nuk e ndërpreu aktivitetin luftarake.Në Shqipëri atdhetarëve e patriotëve të asaj kohe filloi t’ju vështirësohet puna,shumë prej tyre u vranë nga dora tradhtarëve të kombit. Si Bajram Curri,Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi,Avni Rrustemin,u vra edhe luftetari i lirisë e Drenicës Azem Galica në korrik të vitit 1924. Kontaktet e Pjetër Jakut me Zefin kurrë nuk u ndërprenë çdoherë që ishte në këto anë ka një natë e kalojshin në odën e Jak Alisë duke biseduar për hallet e kombit,por kur e kërkonte nevoja për të ndërmarrë ndoni aksion luftarak i bashkohej së bashku me vllezër e bashkëvendës.Njëri nga bashkëluftarët e Zefit dhe mik i mirë i Pjetrit Kolë Gojani nga Jagoda.Ai kishte krijuar çetën e vet, e cila po i sillte shumë kokçarjë pushtuesit serbosllav për disa vite. Në të ishin futë shumë djem trima nga Lugu i Drinit dhe nahija e Gjakovës që kishin ra në konflikt me pushtuesin duke mos pasur mundësi për të duruar dhunën e tyre, edhe Pjetri me të vllain Ndoun shpesh i bashkangjitej në ndoni aksion luftarak të çetës së tij kur rrezikoheshin popullata jonë nga hordhitë çetnike. Në Velezhë të Prizrenit u rrethua çeta e Kolë Gojanit e tradhetuar nga spiunët, të besuarit e kralit të Serbisë, dhe pas një rezistence heroike u asgjësua e tëra duke treguar se si vdiset për atdheMë 9.11.1926 vrasja e Kolës qe një humbje e madhe si për Pjetër Jakun ashtu edhe për Lugun Drinit, dhe tërë Kosovë.Më 1927 ndërroi jetë trimi i Kosovës martire,burri i kuvendeve, besniku,kryefamiljari edukatori, i urti Jak Ali Kçira. Vdekja e tij qe një humbje për familjen,fshatin dhe mbarë Lugun e Drinit.

TRADHËTITË E PKJ-së NDAJ POPULLIT SHQIPTAR
Në shumë vende filluan te paraqiten formacionet ushtarakë partizanë të cilat ishin te perzira më serb e malazez te cilet ishin ardhë si kal troje në keto formacionë partizanë shqiptare,por ishin kthy edhe shumë çetnik e kolonë qe bajshin shum krime neper teritorin e Kosoves. Formimi i brigades VII Partizanë të Shabanë Haxhisë [më 11 tetor 1944] në Gjakovës e kishte shqetesuar edhe Ndoun por edhe Pjetrin,nacionalistet ju pengojshin partizanve,kta ishin verbu me LNÇ dhe me bashkim-vllazerimin më serbet, prandaj ishin te gateshem qe te zhdukëshin çdo pengesë qe u dilte perpara.Urrejtja qe u fut si mikrob kunder balli kombetar nga komunistet e PKJ filloi ti jap shejat e para te luftes vllavrasese në Kosovë.Mëqense Ndou shkonte shpesh ne Shqiperi ku takohej me Kolë Bibë Miraken e Muharrem Bajraktarin ate e akuzojshin se kishte likvidu disa komunista Kjo qe edhe aresya qe te nesermen e asaj nate, Ndou vendosi qe te filloi luften kunder Partizanve dhe çetnikve. Pjetri i dha mbeshtetje te plotë në veprimet e tij,por ardhja komandanteve te brigadave nga shqiperija, beri qe te gjuhet mjegull në ngritjen masive te popullates se Lugut te Drinit në një mobilizim te pergjithshem kunder tyre. Ka fundi i vitit 1944 erdhi deri te humbja e Gjermanis. Bataljoni i Rakoshit u formu ne nentor, si komandant u zgjedh, Zeqir Rexha ,u formu ne istog komanda e vendit dhe e rrethit si organe te pushtetit, njesit mbrojtese si ,,roja partizanë,,si dhe organet politike ne kuader te partis komuniste. Kryetar i komandes ne Istog, komunisti Sahit Zatriqi,sekretare Ruzha Raiçeviç[,,Dora e Zezë,,]. Kur ndrrohet Sahiti, bëhet kryetar i frontit ,Hysni Rudi emerohet komandant, kryetarë , Vasa Pavlloviçi, krytar i SKOJ-it Radosh Toshiqi nga Koshi.Duke u bazu ne marrveshjen e Bunjajt per te luftu sebashku por ne fund serbet ne vend te tyre e kosovaret me shqiperin. Këthimin e çetnikve te Drazha Mihajlleviçit, si partizan, dhe kyçja e tyre ne pushtetin komunist, si dhe synimet grabiçare serbe, e tregoin fytyren e vertet të pushtuesit.Në teritorin e Dugagjinit ka operu edhe Brigada e Tret e Shqiperisë në likuidimin e qetave kryengritese te ketyre anve.Divizjoni i pest i partizanve te shqiperis me komandant Ramiz ALIN e ka kalu një nate ne Ranoc në kullen e Pjeter Jakut , si tregon Mark Jaku, shkodrani i ri ishte i mençur por edhe gojë mjalt.,, i pelqeu muhabeti me bacen Pjeter ,bile e luti te shkoi me te ne luftë ne sanëgjak kunder fashizmit gjerman por ai i tha se, nuk i ka aremiç gjermanet por çetniket.,,Jo Pjetër nuk eshte koha e mbretris, tash jemi vllezer lufte, dhe ideve komuniste, e vllavrasje e hakmarrje, nuk do te ketë, ajo është kohë e shkuar per ne,,.Baca Pjeter i tha ,,mos i nxan besë shkaut, dhe gjarpnit, o komandant kurrë , se te kafshon, kur se pret,,.Te nesermen shkunë kah Mitrovica per në Sangjak.Ardhja e ushtris Shqiptare qetesoi gjakrat. ngjalli besimin,se gjerat do te zgjidhen në rrugë paqesore,mashtrun popullaten se do ti mbrojnë nga serbo çetniket.Me porosin e tyre e angazhoi Hilin në Zllakuqan si ,,roje Partizane,, qe kishte rrolin e policve vullnetarë vendorë.Angazhimi i tij kishte dy aresye një qe te jete ne dijëni per levizjet e trupave partizanë, dhe tjetra te pengohet depertimi i çetnikve në teritori e Lugut te Drinit.Hili kishtë qënë i angazhuar gjashtë muji ne batalionin e vullnetarëve shqiptarë në Peje, ku ai beri kursin per ,,sanitet,,tre muji e pastai sherbeu ne bataljonin e mjeksisë ushtarake.Më largimin e gjermanëve nga Kosova kthehet në shtepi,me rroba ushtarake dhe armatim.Komandant te rojes partizane ne Zllakuqan kanë qen caktu, Mirko Serblak,komisar politik-Rajko Donçiçi,ma vonë Vuço Dakiçi,Brahim Uka dhe Rajko Tripkoviqi,krytare i kshillit popullor ishte, Petar Obradoviqi, ky ishte edhe sekretar i PKJ , antar N.Lalliqi, M Saviqi etj.SKOJ-ista ne Zllakuqan ishin Radiç Tomiqi, sekretar, antar, Miliç Banjaci etj.Keto te dhana per komunen e Zllakuqanit i tregova per te tregu se kush kan qen udheheqesit eminent në kohen ma te veshtire per kombin ton kur janë ba masakrat ma te medha ne kete tritor ndaj shqiptareve.Si u pergadit masakra e popullsisë shqiptare te rrethit te Istogut gjatë dimrit te madhë te 1944-1945.Deshmitaret thonë se kur eshtë formu brigada e Tetë Partizane e Kosovës me 20 dhjetor 1944 ne Istog ka aredhu Fadil Hoxha [komandant i shtabit operativ të UNÇ të Kosovës] Në fjalimin e mbajtur me ate rastë ka thanë,, do te pergjigjen ata qe i kanë perly duret me gjak,sipas deshmitareve prezent.Po atë nate në shumë familje te rrethit te Istogut ka pas burgosje e malltertime ,ai dimer per shqiptaret e kosoves ka qenë tragjik.

MASAKRA NË KULLËN E POPIT DHE VRASJA E PJETËR JAKUT

Natën e 22 dhjetorit të 1944 familja e Pjeter Jakut e kujton shumë gjate për të keq.Diku ka ora 23 është rrethua shtëpia, nga ushtarë të shumtë, të cilët i kanë zënë pozicionet rreth gardhit të oborrit nga ana e jashtme. Qe kur ju kanë afruar shtëpisë në njëqind metra janë vërejtë nga djemt e familjes, të cilët menjëherë i kanë lajmërua të vjetrit.Atë natë në familjen e Pjetër Jakut ishin ardhë mysafirë, Mark Laskaj-nip,Gjon Grabanica-mik, dhe Pren Perlleshi-dhënder, të cilët kishin ardhur që të bisedojnë me Pjetrin, për situatën e vështirë të krijuar kohëve të fundit.Ushtria vetëm e kishte rrethuar shtëpinë, por nuk kanë tentuar të hynë,por nuk kanë lënë të hyjë kush as të dalë nga shtëpia deri në mengjes.Në mëngjes komandanti ka thirrë dhe e ka kërkuar Pjetër Jalun, ju kanë përgjigjur se nuk është në shtëpi, është shkuar të një mik.Vërtet, ai atë natë ishte mysafir i Sokol Gegë Bashorit në Gurrakoc. Shtëpia mbeti e rrethuar a eprorët hyne në kullë për t’u ngrohur. Kah ora dhjetë erdhi Pjetri me kali të shalës me pushkë dhe revole në brez, edhe pse e kishin lajmëruar miqët se shtëpia të është rrethuar dhe se ushtria po e kërkon për ta marrë. Meqenëse disa raste më përpara nuk ishte dorëzuar disa njerëz, atë që e kërkokonin dhe nuk kishin mundësi ta arrestonin, e merrnin tjetrin prej familjes, ose dy për një, apo më shumë, me ç’rast kishte momente kur e tërë familja me gra e fëmijë arrestoheshin dhe burgoseshin.
Pjetri kishte vendosur që të dorëzohet në mënyrë që mos t’i sakrifikojë vëllezërit dhe familjen. Pjetri erdhi. U krijua një tollovi në mes të ushtarëve. Zbriti prej atit, djemt ia morën atin, i cili hingëllonte duke kërcyer në këmbët, si duket e ndjente se më kurrë nuk do ta shihte të zotin. Komandanti që kërkoi nga Pjetri që të shkojë me ta, ishte Radovan Baroviçi nga Jashanica- kolonist.
Pjetrin e dërguan në shkollë te Zllakuqanit, në njërën prej klasave, të rujtura me roje ushtarake. Në tollovinë e krijuar, kur ka ardhur Pjetri në shtëpi ka dalë pa u vërejtur Mark Laskaj, Pren Përlleshin është fshehur në familje, ndërsa Gjon Grabanicen e kanë marrë ushtrija se bashku me Pjetrin e kanë mbyllur në burg dhe pas një kohe është. Atë natë në komunën e Zllakuqanit janë burgosë edhe Pren Laskaj, ([ne vend te Markut, qe nuk e kanë gjetë në shtepi se ishte tek në musafir, pastai doli në mal nje kohë e shpetoi),Qazim Boja në vend të Feriz Bojes, ( i cili doli në mal dhe ju bashku qetes se Ndu Perlleshit deri sa u dorzu dhe u denu me burg).Zef Gustin Lazri, qe eshte liruar pas disa ditësh,si dhe Rexhep Kosova.Meqense Hili nuk kishte qenë atë nate në shtepi kur ishin ardhë ushtria për ta marrë te atin, sepse kishte qenë ne Kerrnicë duke mbledhur armë me njesitin e tij me shokë, si Ndue Selmanin,Shtjefen Duhanin, Ndue Gojanin,Shtjefen Palushi-Paloka. Kishin fjet te Bojajt në Kërrnicë.Atë nate është rrethuar shtepia e Feriz Bojës ku u mor Qazim Boja, nga brigadatë partizano-çetnike.Pasi u kthynë ne stacionin e policis në Zllakuqan më tregunë se ma kishin burgos babën, tregon Hili,u shqetesova shume, dhe meniher shkova te shkolla ku ishte i burgosur baba qe ishte aty afer ,roja nuk me ndali, hyra dhe e takova babën, i cili po rrinte i ulur në një stol, duke pirë duhanë,e përshendeta ate, dhe te tjeret dhe fillum biseden në një moment, une, i propozova qe te ndermarr nje akcion, dhe ti liroi, pasi une isha i armatosur dhe shum leht mund ta bëjsha.Baba me tha jo biri im sikur te kisha deshiru me ikë unë kam mujtë por nuk kam dashte me te sakrifikuar ty, vëllazërit e familjen tonë ,ma mirë ështe më sakrifikuar veten se krejt familjen ,unë insistova prapë.Ai prerazi me tha, ta ndaloi qe te mendosh per ketë gje.Ti mendo per vete per familjen mu mos me harro,dhe kurrë mos kërko mëshirë te armiku,unë tërë jetën ia kam kushtua kombit dhe atdheut, nuk jam i burgosur për hajni ose tradhti e poshtersi, jam i burgosur se kurrë s’e kam ndalë luftën kundër armiqve të Kosovës dhe sikur edhe dhjetë jetë t’i kisha për ketë tokë do t’i jepsha pa lëkundjen më të vogël.Pas pak u ndava me babën dhe shkova në shtëpi.Pjetër Jakun të nesërmën e derguan në Istog ne stacionin e policisë ku e mbajten disa ditë dhe e dergunë në Kullën e Popit, e cila shërbente si burg ku vriteshin shqiptarët. Për dhunën çnjerzore ndaj të burgosurve që ushtronin çetnikët, më kanë tregua të burgosurit, qe kanë pasë fatin për të shpëtuar, nga ky ferr, si Haxhi Bujupi, Pjeter Mehmeti-Zogu, Ndue Dedaj ,Gjon Grabanica etj.Në një rast kur e vizitova baben me tha : ,, Thuej bacit Rrustë se jam mirë. Këtu i kam krejt shoktë e mij të idealit që kam luftue e jetue me ta, sa edhe me dek asht nji si me lind për së dyti,tregon Hili. Në Kullën e Popit, Bashkë më Pjeter Jakun të burgosur kanë qënë,Col Sokol Bajraktari nga Uça,Bajram Rama,Zhujë Haliti dhe Zenun Blaka,Rrustë Rugova, me te birin Uken,Rexhep Hoti ,Zef Kola nga Budisalsi [mik i tij, e kishte te fejuar vajzen e Zefit, Marinë për djalë Hilin], Llesh Gjoni,Qazim Boja,Ukë Zeneli-Elezaj,Fanë Elezaj[ femra e vetme e burgosur në istog],Ukë Sadiku, Sadri Hotin etj.
Të burgosurit e liruar tregojnë per Pjetrin, se ishte burrë më karakter të fortë trim,të gjithë shokëve ju jepte kurajo. ,,Çka mujmë me i dhanë atedheut ma shumë se jeten tonë, duke nai mbytë vllezrit me çekiça para daljes ne koridor dhe duke i hudh ne pusë ne oborr te kulles”, i kishte thënë ai vëllait të tij Naut, në një moment kur ai e kishte vizituar.
Në Kullën e Popit ishte krijuar një realitet i tmerrshëm,qe vetëm barbarët seërbë kishin pasur mundësi ta bënin.Per të burgosurit ishte një ferr i vërtetë, që nuk mund te pershkruhet dhe e veshtirë te durohet. Vetëm njerëz më shpirt titaniku, siç ishin Pjetër Jaku dhe Rrustë Rugova, i qëndronin pa u lëkundër kësaj katrahure. Ata të burgosurve ua shtonin qëndresën dhe i ngushëllonin me fjalë që vetëm ata i gjenin në ato momente të vështira. Në Kullë të Popit ka qendruar deri me 7. janar 1945 kur ka qenë edhe hera e fundit që e ka vizituar Toni (i biri).Të nesërmen kur ka shkuar për ta vizituar i kanë thënë se nuk është më aty.
Në mure, e nëpër shtylla, su shpallje, serbët i kishin vënë emrat e ,,armiqve te popullit”, të cilët i kishin pushkatuar.Në mesin e tyre ishte edhe emri i Pjeter Jakut, si “armik i popullit”..
Hijet e zeza të ushtris e policisë,shperndaheshin si hijena për të kapë luftetaret antikomunistë e antikolonizatorë sllavë; bëhen arrestime, e pushkatime, në emer të ,,popullit,,duke vra, bijt ma te mire të tijë,apsurd ne vetevete.Kryetar i OZN-es [UDB-es] ishte Dushan Popoviqi,bashkpuntor Pavle Joviqeviqi,Sahit Zatriqi,Ismet Shaqiri, Ruzha Raiqiqi,Alush Gashi, Radosh Toshiqi etj. Këta njerz kanë pas në dore jetën e mbi 400 veteve.
Tri varret e perbashkta kanë qenë të gropat e ushtris në Bellovan,në dy kanalet të vaditjës,tek ara e Bytyqëvë,në Llugë të xhamisë së Istogut,dhe dy bunarë në oborr të kulles dhe të shkollës fillore lagjja e Gurajëve.Neper këto varreza masive,kufomat kanë qenë me duar të lidhura me tel,shum prej tyre te zhveshur dhe me fytyra të demtuara qe e vështirësonin identifikimin e tyre, të grumulluar,të mbuluar me dhe,baltë e borë.Shumë nga familjarët, pavarësisht nga rreziku që u kanosej nga barbarët, shkojshin për të kërkuar trupat e të dashurve të tyre. Edhe djali, dhe vllazerit e Pjetrit, por pa sukses.Siç kanë qenë bashkë në luftë për liri,bashkë edhe në burg, në mundime e tortura, dhe së bashku në varreza të përbashkëta që deri sot si ka hap kush.Mirëpo, pluhuri i harresës kurrë nuk do t’i mbuloijë, rrezet e dritës do të dëpërtonin thellë në labirinthet e vërtetësisë,duke zdavaritur deformimet dhe zhgaravinat e historiografisë komuniste në Kosovë e Shqipëri.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close