Publikuar me datën: Wed, Jul 11th, 2012

Thaçit do t’i rritet rroga për 882 euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e rrogave për zyrtarët e vet të lartë. I pari që do të përfitojë nga kjo rritje është Kryeministri Hashim Thaçi, të cilit do t’i shtohen në llogari edhe nga 882 euro për muaj.

Bashkë me të do të përfitojnë edhe zëvendëskryeministrat, ministrat dhe shumë zyrtarë të tjerë. Projektligji pritet të marrë miratimin edhe nga Kuvendi, njofton gazeta “Express”.

Kur janë në pyetje paratë, krerët e institucioneve të Kosovës nuk e ndjekin rrugën e miqve ndërkombëtarë siç ndodh zakonisht. Madje prirja për t’ia rritur luksin vetes tregon se ata po veprojnë komplet ndryshe nga liderët botërorë.

Për dallim nga Presidenti Francez, François Hollande që kur mori timonin e vendit, ua zbriti pagat të gjithë ministrave 30 për qind, në Kosovë Qeveria po planifikon t’ua rrisë pagat zyrtarëve të saj të lartë.

Kështu, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ai i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani do t’i bëjnë rrogat e njëjta.

Që të tre do t’i marrin hiq më pak se nga 2.325 euro në muaj, nëse projektligji për pagat e funksionarëve publik miratohet nga Kuvendi i Kosovës, ashtu siç ka kërkuar Qeveria.

Me këtë projektligj, kryeministrit i ndryshon koeficienti i pagës nga 7.75 në 12.50, që automatikisht e rrit pagën e tij bruto për 882 euro, ndërsa kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për 449 euro.

Nivelimi i pagave të tre këtyre zyrtarëve të lartë të shtetit është pjesë e premtimit të ekzekutivit, për të mos pasur dallime të mëdha në të ardhurat e zyrtarëve publikë.

Këtij nivelimi nuk do t’i gëzohet edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së cilës parashihet që t’i zvogëlohen të ardhurat mujore për 100 euro.

Ndryshe, nëse miratohet projektligji i ri rritje të pagës do të përfitojnë edhe zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zyrtarë tjerë të lartë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close