Publikuar me datën: Fri, Jul 13th, 2012

Thaçi zotohet për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit

Kryeministri Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, bëri sot solemnisht përurimin e segmentit D-4 të Autostradës “Ibrahim Rugova”, nga Suhareka deri në Duhël, me gjatësi katër kilometra.

Thaçi tha me këtë rast tha se sot për shtetin e Kosovës është një ditë e re, një ditë e  rëndësishme dhe historike. “Ne po përurojmë edhe katër kilometrat e reja të autostradës së ëndrrave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pra të autostradës së integrimit dhe bashkimit të kombit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së kryeministrit.

Sipas tij, kur projekti është prezantuar në fund të vitit 2007, e gjithë kjo ishte vetëm një ëndërr.

“Kishim një qëllim dhe vizion, ndërtimin e kësaj autostrade. Sot kjo ëndërr po bëhet realitet, një realitet që po e ndryshon shtetin e Kosovës, po e modernizon shtetin tonë, po e zhvillon, po krijon vende të reja të punës, po e rrit mirëqenien e qytetarëve. Kjo është arritur falë qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, qeverisjes efikase, përkushtimit dhe zotimit tonë që premtimet t’i bëjmë realitet. Prandaj jam i bindur se ne do të vazhdojmë me punë të palodhshme që projekti i autostradës të realizohet sipas planit, me standardet më të larta, siç është punuar deri më tani, dhe në afate rekorde”, tha Thaçi, duke premtuar se Qeveria do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe përkushtimet që ka për këtë projekt.

“Nëse qytetarët më herët udhëtonin nga 12 orë deri në Tiranë-Durrës, tani udhëtojnë për dy apo tri orë.  Jam i bindur se i gjithë projekti i planifikuar për sivjet do të përfundojë në fund të nëntorit dhe ky projekt do të përmbyllet një ditë para festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, tha më tutje kryeministri Thaçi.

Në fund ai u zotua për vazhdimin e ndërtimit të autostradës së re Prishtinë-Ferizaj-Kaçanik-Hani i Elezit. “E di se për shumë njerëz kjo tingëllon e pabesueshme, por edhe kjo ëndërr vitin e ardhshëm do të bëhet realitet dhe Kosova do të jetë vendi i autostradave të munguara”, tha kryeministri, i cili me këtë rast hapi edhe javën e sigurisë  “Jo shpejtësisë, po sigurisë”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close