Publikuar me datën: Fri, Jul 15th, 2011

Thaçi: Unë nuk e dëgjoj Feithin

Prishtinë, 14 korrik- Kryeministri Hashim Thaçi e ka vlerësuar të panevojshme ndërhyrjen që mbikëqyrësi i pavarësisë, Pieter Feith, e ka bërë në rastin e përzgjedhjes së guvernatorit të vendit. Në pjesën e dytë të intervistës për “Kohën Ditore”, ai ka folur gjerë e gjatë për marrëdhëniet e tij me përfaqësuesin civil ndërkombëtar. Thaçi e ka ftuar Feithin që përgjigjen e pyetjes pse Prokuroria Speciale e Kosovës deshi ta hetonte, ta gjejë në “shtëpinë ku punon” e jo gjetiu.

Kryeministri e ka pranuar se në raste të caktuara nuk është pajtuar me qasjet e Feithit, ashtu sikurse Feith nuk është pajtuar me qasjet e tij. Ai ka thënë se tekefundit nuk është i thirrur për ta dëgjuar diplomatin holandez, por për ta qeverisur vendin. ICO-ja, sipas tij ka bërë gabime edhe sa u përket mosveprimeve në veri të vendit, ashtu sikur që ka mund të ketë bërë gabime edhe vetë Qeveria. Por, ai është shprehur optimist se kjo ICO-ja është duke e përfunduar mandatin e vet, dhe se Feith do të jetë shefi i parë dhe i fundit i mbikëqyrjes së pavarësisë. Nuk ka folur me emra, por ka thënë se ka ndërkombëtar me influencë, që nuk janë ambasadorë, e që ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë. Shefi i ekzekutivit, nuk është rezervuar nga kritikat as për EULEX-n. Ai ende vazhdon të besojë se ndërhyrja e EULEX-it në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, kur ajo është drejtuar nga ish-ministri, Fatmir Limaj, ka qenë e motivuar politikisht nga ndërkombëtarë me influencë në Kosovë.  “Ndërhyrja në Ministrinë e Transportit ka qenë plotësisht e motivuar politikisht nga ndërkombëtarë me influencë. Por jo nga ndonjë ambasador”, ka thënë Thaçi.

Në pjesën e dyte të intervistës, Thaçi flet edhe për pretendimet e tij për të qenë president, idetë e tij për bashkimin kombëtar dhe për veteranët e luftës.

KD: Çfarë raportesh keni kohëve të fundit me zotin Feith, zoti kryeministër?

Thaçi: Raporte normale bashkëpunimi.

KD: Ai ka thënë se në takimet që ka pasur me ju ju ka shprehur shqetësimet për shumë vendime. Ka thënë se për disa nga to nuk e keni dëgjuar?

Thaçi: Unë nuk jam këtu për të dëgjuar zotin Feith, por për të qeverisur vendin tim. Ne kemi diskutuar dhe diskutojmë çështje të ndryshme. Mund të ketë ndodhur që ndonjëherë kur unë të kem pasur ndonjë qasje që nuk ka qenë mirëkuptuese për të, por edhe unë kam pasur ndonjëherë qëndrim që nuk ka qenë mirëkuptues për qasjen e tij.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close