Publikuar me datën: Fri, Apr 20th, 2012

Thaçi shkel marrëveshjen, zgjedhjet më 2014

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur ta shkelë marrëveshjen për zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, të cilën e ka nënshkruar para një viti bashkë me liderin  e LDK-së, Isa Mustafa dhe partnerin e koalicionit, Behgjet Pacolli. Me këtë  marrëveshje të ndërmjetësuar nga ambasadori amerikan, Christopher Dell, e të mbështetur me Rezolutë të Kuvendit të Kosovës, është paraparë që zgjedhjet presidenciale orientimisht të mbahen në vjeshtën e këtij viti ndërsa zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit 2013.

Treshja Thaçi-Mustafa-Pacolli, më 6 prill 2011, qenë pajtuar në zyrën e kryeministrit për krijimin e dy komisioneve të veçanta parlamentare, për t’u marrë ekskluzivisht me hartimin e bazës kushtetuese dhe ligjore për zgjedhjet e ardhme. Komisioni kushtetues tashmë e ka kryer mandatin dhe amendamentet që kanë të bëjnë me kompetencat dhe zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit janë deponuar në  Gjykatën Kushtetuese, për sa kohë që Komisioni për reformën zgjedhore ka ende punë për të bërë. Pavarësisht nga ajo që është arritur deri tash, kryeministri Thaçi ka shfaqur ambicien për ta përfunduar mandatin e plotë qeverisës, katërvjeçar. Në Kuvendin e Kosovës, të mërkurën, ai ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen tek në vitin 2014. “Ballafaqimin me opozitën, Qeveria dhe koalicioni qeverisës do ta ketë  në fund të vitit 2014”, ka thënë ai.

Të njëjtën gjë e ka rikonfirmuar të enjten një  zyrtar i lartë i koalicionit. Në kushte anonimiteti ai ka deklaruar për “Kohën Ditore” se shtyrjen e zgjedhjeve janë duke e mbështetur edhe faktorë të caktuar ndërkombëtarë. “Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 2014, kurse ato presidenciale vitin tjetër. Ky është një qëndrim që është duke u mbështetur edhe nga miqtë ndërkombëtarë, dhe po të ishte ndryshe, Thaçi nuk do ta jepte paralajmërimin”, ka thënë ai. Deklarata e Thaçit, megjithatë ka nxitur reaksion jo vetëm te dy partitë opozitare, LDK-ja e AAK-ja, por edhe te partneri i koalicionit AKR-ja

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close