Publikuar me datën: Fri, Jan 18th, 2013

Thaçi: Serbia ka pranuar të heqë strukturat paralel të sigurisë

Thaçi thotë se Serbia ka pranuar të heqë strukturat paralele të sigurisë Bruksel, 19 janar- Në këtë raund është hapur diskutimi për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës. Kryeministri i Kosovës Thaçi thotë se Kosova do të “respektojë vullnetin e qytetarëve në veri që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre“. Ndërkaq  kryeministri i Serbisë ka thënë se „Serbia nuk e njeh Kosovën, por përkohësisht respekton territorin e saj“.

Raundi i katërt i dialogut mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, i filluar më datën 17 janar në mbrëmje, kishte hyrë edhe në ditën e premte, duke përfunduar pas orës një të mesnatës. Ishte ky raundi më i gjatë deri më tani dhe, sipas diplomatëve të BE-së, kjo ka qenë pikërisht për shkak se është biseduar për temën jashtëzakonisht të ndjeshme, siç është ajo e veriut të Kosovës.

Pas këtij takimi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se është „më optimist sesa herëve tjera se do të ketë përparim në ndërtimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë“.

“Biseduam për çështjet për të cilat ishim dakorduar edhe më herët, për përmbylljen e implementimit të plotë të Marrëveshjes së IBM-së. Natyrisht, tash doganat do të paguhen sipas standardeve që ka caktuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës“, tha kryeministri Thaçi. I pyetur nga “Koha Ditore” se a do të paguajnë edhe serbët e Kosovës tash e tutje doganat dhe ku do të shkojnë ato mjete, Thaçi vetëm u përgjigj: „Gjithçka do të jetë me ligjet e Kosovës”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close