Publikuar me datën: Wed, Jul 27th, 2011

Thaçi: Prapa djegieve qëndron direkt Beogradi

Në vijim e sjellim fjalën e plotë të kryeministrit Thaçi drejtuar qytetarëve të Kosovës:
“Pas përfundimit me sukses të operacionit të njësive special të policisë së Kosovës në veri të vendit, ato janë tërhequr dhe policia kufitare dhe doganieret janë vendosur në pikën 1 dhe 31.
Aty ishin vendosur policia kufitare dhe doganieret e Republikës së Kosovës.
Fatkeqësisht, në orët e pasdites, një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga liderët e strukturave paralele serbe dhe autoritetet e Beogradit, kanë sulmuar fillimisht pikën 1, e më pas atë 31.
Këto veprime të dhunshme janë urdhëruar, koordinuar dhe udhëhequra nga strukturat me të larta politike të qeverisë së Serbisë.
Kjo është vërtetë për të ardhur keq.
Derisa po ju drejtohem, Forcat e KFOR-it dhe policia e Kosovës janë duke bërë përpjekje me te gjitha forcat për të mbajtur kontrollin në pikën 31  dhe për të rikthyer prezencën në pikën 1.
Nuk do të këtë asnjë kompromis.
Reciprociteti me Serbinë do të instalohet.
Aktualisht kemi vështirësi dhe ballafaqime, por nuk do të tërhiqemi në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, kjo është toka jonë, është vendi ynë, është e drejta jonë kushtetuese dhe ligjore.
Para së gjithash, dua t’ju drejtohem qytetarëve të Kosovës dhe t’u bëj apel që ta ruajnë qetësinë dhe të hënë besim në institucionet e Kosovës dhe në KFOR-in, i cili është në mbështetje të përpjekjeve tona për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Dua t’ju siguroj që nuk do të ketë kthim prapa dhe skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe me asnjë çmim.
Ruajtja e qetësisë, sigurisë dhe tërësisë territorial të Republikës së Kosovës është detyra jonë parësore.
Për këto parime nuk do të ketë kompromis.
Është e qartë që turmat e dhunshme kriminale, të motivuara dhe financuara nga autoritetet e Beogradit po synojnë që ta sfidojnë integritetin tonë.
Me veprimet e sotme edhe një herë është demaskuar publikisht politika e Beogradit ndaj Kosovës.
Po ne, nuk do të biem në grackën e tyre.
Ju ftoj që të ruani qetësinë, dhe të keni besim në ne.
Të besoni në institucionet e Shtetit të Kosovës dhe në KFOR-in-m NATO-n.
Ju garantoj që do ta kthejmë rendin dhe ligjin.
Keni besim në ne.
Ruani qetësinë.
Ne nuk do të zmbrapsemi.
Për Kosovën do të këtë ecje përpara”.

Prishtinë, 27 korrik – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi para pak çastesh ka mbajtur një konferencë për shtyp, me ç’rast për sulmet e vendkalimeve kufitare 1 dhe 31 si dhe djegien e pikës 1 ka akuzuar direkt zyrtarët më të lartë të Beogradit. Kryeministri ka qenë fare i prerë, duke thënë se prapa këtyre sulmeve të organizuara qëndrojnë strukturat paralele serbe, por që financohen dhe nxiten direkt nga Beogradi zyrtar.

Pasi ka ftuar qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të kenë besim në institucionet e shtetit, ai ka theksuar sërish se qeveria dhe institucionet janë të vendosura që të vazhdojnë me misionin e filluar: shtrirjen e kontrollit edhe në këto pjesë veriore të vendit dhe vendosjen e autoritetit në pikat kufitare 1 e 31. Ai përsëriti se nuk ka kthim prapa, duke theksuar se ka ndihmesën edhe të KFOR-it.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close