Publikuar me datën: Thu, Jun 10th, 2010

Thaçi: Po përmbyllim “pavarësinë e mbikëqyrur”, Prishtina përgjegjëse për proceset

Prishtinë, 10 qershor – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha mbrëmë në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se procesi i pavarësisë së mbikëqyrur po përmbyllet, ndërsa institucionet e vendit do të marrin përgjegjësitë përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Thaçi tha se Kosova është e gatshme të bisedojë për marrëdhënie të reja me Serbinë, por asnjëherë për statusin dhe tërësinë tokësore të saj.
“Zëri i Amerikës”, duke ia rikujtuar kryeministrit se në një fjalim drejtuar qytetarëve, ka pohuar se qeveria e tij po përballet me ndjenjën e zhgënjimit të qytetarëve dhe me një krizë besimi ndaj politikës, e pyeti për arsyet e një gjendjeje të tillë dhe si të tejkalohet ajo. Kryeministri Hashim Thaçi u përgjigj se kemi arritur jashtëzakonisht shumë, por pritjet e qytetarëve kanë qenë edhe më të mëdha. Krejt pritje këto të drejta dhe legjitime. Kemi pasur një progres të jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Jemi në fazën e rëndësishme të përmbylljes së procesit të pavarësisë së mbikëqyrur sipas planit të presidentit Ahtisaari. Tanimë institucionet e Kosovës janë forcuar dhe konsoliduar për t’i marrë të gjitha përgjegjësitë që u takojnë, për të ushtruar ligjshmërinë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të thelluar reformat demokratike qoftë në politikë, qoftë në legjislacion, qoftë në ekonomi. Ne kishim sukses të jashtëzakonshëm në organizimin e zgjedhjeve të lira të para në Kosovën e pavarur ku u integruan edhe serbët dhe zgjodhën liderët e tyre. Tanimë po hapet një kapitull i ri, kapitulli i integrimit të Kosovës në NATO dhe BE. Dhe e njoh dhe e respektoj vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të ecur edhe më shpejt, gjë që është edhe qëllimi dhe vizioni im. Për këtë arsye në hapat tonë të mëtejshëm të politikës kosovarë dhe vullnetit të jashtëzakonshëm të qytetarëve të vendit për të ecur më shpejt, mendoj se do të ndërtojmë një partneritet mirëkuptimi, besimi dhe respekti të ndërsjellë që në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës për ecje më te shpejtë qoftë në integrim, qoftë në zhvillim, të ecim edhe me vizionin e institucioneve dhe politikës kosovare.
Përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur, a do të nënkuptonte edhe largimin e misioneve mbikëqyrëse në Kosovë, kur ata morën një mandat të ri, ishte pyetja tjetër drejtuar kryeministrit Thaçi.
Kryeministri Thaçi tha se roli i misioneve ndërkombëtare është i përcaktuar me mandatin e tyre në angazhimet e tyre fasilituese, mbështetëse dhe mbikëqyrëse në angazhimet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ndërtimin e raporteve të reja të Kosovës me vendet tjera. Shumë afër pritet shpallja e opinionit të shumëpritur të Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës. Pavarësisht nga vendimi i gjykatës, për Kosovën do të ketë vetëm ecje përpara, do të ketë njohje të reja dhe do të kemi një afrim edhe më të madh të Republikës së Kosovës për t’u integruar edhe në NATO edhe në BE por edhe në OKB.
“Zëri i Amerikës” duke ia rikujtuar kryeministrit se një pjesë e kabinetit qeveritar po hetohet nën dyshimet për përfshirje të mundshme në korrupsion, e pyeti për gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë dhe sa janë të qëndrueshme dyshimet e ngritur.
Kryeministri i Kosovës tha se ne jemi zotuar që nga fillimi për qeverisje të mirë, për qeverisje efektive dhe efikase, për transparencë të plotë, për qeverisje ndryshe, për qeverisje që është vetëm e vetëm në shërbim të qytetarëve dhe për një qeverisje që është po aq e mirë sa edhe vet qytetarët e vendit. Këtë konfirmim e prezantoj edhe sot para jush dhe para gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Të arriturat janë të jashtëzakonshme, mund të them lirisht dhe është duke u përshëndetur ky progres nga të gjithë. Por, mund të bëjmë edhe më tepër dhe sundimi i ligjit ka qenë një nga prioritetet top të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe një nga prioritetet top të miat personale. Do të vazhdoj të jem në ballë të luftës kundër të keqes. Do të jemi të pa kompromis. Të gjitha janë të barabartë para ligjit. Respektimi i plotë i ligjit është detyrë imediate e të gjithëve. Natyrisht se ky proces është i ndjeshëm, por nuk do të ketë në asnjë rrethanë kompromis. Do të vazhdohet të punohet maksimalisht me të gjithë faktorët relevant dhe unë kam ftuar gjithë skenën politike që të më bashkohet në këtë betejë të rëndësishme për ndërtimin e shtetit demokratik, shoqërisë multietnike, perspektivës së qartë evropiane. E kam mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtarë në këtë betejë. Është ndërtuar dhe konsoliduar fuqia e institucioneve të Kosovës për të marrë mbi supet e veta edhe këtë angazhim. Kemi fituar beteja jashtëzakonisht të rëndësishme edhe me herët. Jam i bindur se edhe këtë betejë do ta fitojmë. Qeveria e Kosovës tashmë është duke ndërmarrë reforma jashtëzakonisht të rëndësishme edhe në ekonomi. Kishim sukses të jashtëzakonshëm në koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës,  me një transparencë jashtëzakonisht të vlerësuar. Filluam me projektin madhor të ndërtimit të autostradës me një investim mbi 700 milion euro. Gradualisht jemi duke e larguar ndikimin e mëhershëm që ka pasur qeveria në ndërmarrjet publike dhe jemi duke punuar me agjendë të pandërprerë edhe për privatizimin e aseteve tjera të shtetit të Kosovës, edhe të PTK-së edhe të KEK-ut.
Kryeministri Thaçi u pyet nëse nuk janë pak kundërthënëse këto qëndrime, pasi që kur filluan hetimet e EULEX-it dhe pas bastisjeve në Ministrinë e Transportit, ishit ju që reaguat me një gjuhë që u cilësua si e ashpër, ndërsa tani e shpallni veten udhëheqës të luftës kundër korrupsionit dhe angazhoheni për bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in.
Kryeministri e konfirmoi edhe njëherë se institucionet e Kosovës janë të zotuara dhe kanë autoritetin, janë të konsoliduara, e kanë fuqinë të jenë në ballë të angazhimeve udhëheqësve për shtetin e Kosovës. Kemi ndërtuar kapacitetet e plota qoftë politike, qoftë të drejtësisë. Unë kam besim të plotë tek prokurorët, tek gjyqtarët dhe të gjithë edhe te qytetarët por edhe ndërkombëtarët, tha Thaqi.  Tanimë jemi duke krijuar një opinion të përbashkët të angazhimeve dhe veprimeve, mund të them në këto përkushtime që jam duke i udhëhequr. E kam ftuar edhe gjithë skenën politike, sepse lufta kundër korrupsionit do të zbërthehet, do të luftohet që nga dita e parë e lirisë së Kosovës, që nga viti 1999 deri ma tani dhe tutje. Do të jetë shumëdimensionale, e thellë dhe e pa kompromis.
“Zëri i Amerikës” e pyeti kryeministrin kosovar nëse do të jetë i pa kompromis edhe brenda radhëve të qeverisë së tij.
Kryeministri Thaçi tha të gjithë janë të barabartë para ligjit. Nuk dëshiroj, nuk do të pretendoj dhe nuk duhet askush të angazhohet për politizimin e këtij procesi. Sundimi i ligjit është mbi të gjitha, të gjithë janë të barabartë para ligjit, kështu që prej mbështetje nga të gjithë.
Pas rikujtimit se opozita e ka kritikuar ashpër duke kërkuar zgjedhje të reja, apo krijimin e një qeverie teknike, ose të unitetit, Thaçi u pyet nëse ka shqyrtuar ndonjëherë mundësitë e tilla.
Thaçi tha se qeveria është jashtëzakonisht stabile, funksionale, me një mazhorancë shumë domethënëse. Respektojmë mandate legjitime. Është e drejtë e secilit të merret me atë që mendon. Ajo pjesë e opozitës është duke u marrë me të kaluarën, ndërsa unë punoj me  prioritetet për të ardhmen e zhvillimit të vendit, ndërtimit të demokracisë, krijimit të vendeve të reja të punës, rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve dhe integrimit të Kosovës sa më të shpejtë në NATO dhe BE.
Pas paralajmërimeve për arrestime lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar për përfshirjen e mundshme në korrupsion, Thaçi u pyet nëse kjo mund të destabilizojë qeverinë.
Ndërsa, Thaçi tha se drejtësia është duke kryer punën e vet, politika e kryen punën e vet. Janë çështje të ndara. Por, korrupsioni është edhe jashtë institucional, por në asnjë segment nuk do të kursehet në kuptimin e luftës dhe çrrënjosjes së korrupsionit nga sistemi i ngulitur tash e dhjetë vite.
Jemi në angazhime shtesë të forcimit të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe implementimit të prioriteteve për të ardhmen zhvillimore të Republikës së Kosovës.
“Zëri i Amerikës” duke ia rikujtuar paralajmërimet për bisedat e mundshme me Beogradin pas vendimit të GJND-së për Kosovën, e pyeti kryeministrin Thaçi nëse veriu do të jetë temë e këtyre bisedimeve.
Kryeministri Thaçi tha se për neve, gjendja aktuale është e papranueshme në veri. Atje duhet dhe po punojmë që të vihet ligjshmëria e plotë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës. Për formimin e komunës së re dhe organizimin e zgjedhjeve të lira. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë në asnjë rrethanë, më asnjë çmim negociata për statusin apo kthim prapa për Kosovën apo për integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Këto çështje janë të përmbyllura njëherë e përgjithmonë. Ndërsa jemi të gatshëm për ndërtimin e relacioneve të reja mes Kosovës dhe Serbisë si dy shteteve të veçanta, natyrisht si me vendet tjera fqinje. Është në interesin e paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës euroatlantike të rajonit, përfundoi Thaçi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close