Publikuar me datën: Tue, Jul 26th, 2011

Thaçi: Nuk kthehemi prapa

20:54 Kryeminsitri Hashim Thaci në një adresim popullit të Kosovës ka shpjeguar aksionin e mbrëmjes së djeshme, duke thënë se Kosova është e gatshme që ta çojë deri në fund nisjen e vendosjes së sovranitetit të plotë në krejt territorin.

Ai ka bërë thirrje për përkrahje e mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe e spektrit politik për këtë aksion. Ai ka thënë se një polic është në gjendje të rëndë dhe se mjekët po punojnë për t’ia shpëtuar jetën.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka treguar një guxim të jashtëzakonshëm për t’u përballur me situatën. Kryeministri u ka thënë qytetarëve serbë të vendit, se aksioni nuk është drejtuar kundër tyre, por përkundrazi u jep atyre më shumë siguri.

‘Kam thënë se partneritetin me ndërkombëtarët duhet ta ruajmë si sytë e balli, por mbi këtë është Kushtetuta dhe sovraniteti i vendit tonë”, ka thënë Thaçi.

19: 28: Kreu i Qeverisë së Kosovës ka vendosur qe t’i drejtohet qytetarëve të Kosovës për të dhënë informacione e sqarime pas intervenimit në veri. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, konferenca do të mbahet në  orën 20: 30 në  Press Qendrën e Qeverisë së Kosovës.

19: 07 Zyrtari i ngarkuar për misionin e UNMIK-ut, Robert Sorenson, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund ta përkeqësojë edhe më tej gjendjen.  “UNMIK-u e dënon ashpër dhunën dhe beson se dialogu, i bazuar në respektin e ndërsjellë, është rruga për zgjidhjen e çështjeve”, thuhet në deklaratën e Sorenson, ndërsa transmeton RTV21. Në deklaratë thuhet se UNMIK-u është i gatshëm për të ndihmuar në përpjekjet për të qetësuar situatën. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë me EULEX-in dhe KFOR-in për të vendosur rendin dhe për t’i zgjidhur çështjet nëpërmjet diskutimit”, ka thënë Sorenson.

18:02 Ka mbërritur në QKUK, polici A.Z, i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagosjes së tij me armë zjarri në aksionin drejt Zubin Potokut. Burime të sigurta të Expressit tregojnë se në Qendrën Emergjente në QKUK, ai ka mbërritur me helikopter të KFOR-it aterrimi i të cilit është bërë rreth orës 17 e 30 minuta. Pavarësisht spekulimeve se ai ka vdekur, së paku zyrtarisht, gjendja e tij shëndetësore vazhdon të mbetet e rëndë.

17:52 Gjendja shëndetësore e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, vazhdon të mbetet e rëndë. Burime të Expressit kanë treguar për identitetin e policit të plagosur. Ai është E. Z nga një fshat i komunës së Vushtrrisë (redaksia disponon të dhënat e plota), i cili në përleshje e sipër, dyshohet e është qëlluar në kokë nga një snajper.

Ndërkohë, mediat lokale serbe njoftojnë se të plagosur ka edhe nga serbët lokalë, të cilët kanë sulmuar pjesëtarët e njësisë speciale te Policisë së Kosovës. Sipas këtyre medieve, në Zubin Potok, dyshohet se janë plagosur tre serbë, por nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.

17:45 Mimoza Kusari-Lila, në një prononcim për “Zërin”, ka thënë se në Portën 31 ende nuk janë dërguar doganierët. “Në portën 31, për shkak të sulmit ndaj njësiteve speciale, ende nuk janë dërguar doganierë në atë pikë, ndonëse atje ka policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Ndërkaq, në Portën 1, në Jarinjë, ka edhe doganierë edhe pjesëtarë të njësive speciale”, ka thënë Kusari-Lila për “Zërin”. 17:05 Gjatë ndërhyrjes në veri të vendit, forcat e KFOR-it janë sulmuar nga protestuesit serbë, raporton KTV-ja. Ndërkohë, nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar nga pjesëtarët e KFOR-it.

16:36 Sipas njoftimeve të fundit të Radio Kim, në Zubin Potok janë plagosur tre serbë. Të shtënat dëgjohen në dalje të Zubin Potokut nga fshatrat Varag dhe Zhupq. Bëhet e ditur se rreth 30 automjete të Policisë janë nisur drejt pikave doganore, pasi kryetari i Leposaviqit i ka ftuar qytetarët serb që të protestojnë në pikën 1, kundër marrjes së kontrollit nga autoritetet e Kosovës.

15:53 Mediat serbe raportojnë se rreth orës 15:00, ka pasur të shtëna afër pikës kufitare 1. Borislav Stefanoviq ka akuzuar policinë se ka gjuajtur në drejtim të protestuesve serbë. “Ka pasur të shtëna, kemi dëgjuar se njësia speciale e policisë së Kosovës ka gjuajtur ndaj njerëzve tanë. Është shumë me rëndësi që në këto momente të jemi të qetë dhe të kemi informata të drejta”, ka thënë ai, raporton Tanjug.

15:36: Situata është më e qetë në këto momente. KFOR-i ka ndërhyrë për të ndërmjetësuar.

15:15 – Një konvoj i njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ROSU është sulmuar nga serbë të armatosur. Ata ishin në rrugë e sipër drej Veriut, nga Kushtova për në Zubin Potok, raporton RTK. Sipas televizionit publik, një polic i Kosovës është i lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close