Publikuar me datën: Wed, Apr 18th, 2012

Thaçi: Nuk do të ndodh mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi është mbajtur sot mbledhja e 70-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në hapje të mbledhjes kryeministri Thaçi para kabinetit qeveritar ka thënë se nuk do të ndodh pretendimi i Serbisë për të mbajtur  zgjedhje në Kosovë, njoftohet nëpërmjet një komunikate.

“Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës  ka qenë është dhe do të mbetet shumë i qartë, Serbia me pretendimin e vet për të organizuar zgjedhje në Kosovë, nuk do t’ia arrij qëllimit”, pohoi Thaçi duke shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do  të përdorë gjithë mekanizmin e vet kushtetues dhe ligjor që diçka e tillë të mos ndodh. Ky pretendim i Serbisë është në kundërshtim të plotë me Rezolutën 1244, me opinionin e GJND-së, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe e vlerësojmë si pretendim agresioni. “Kur flas se nuk do të mund të organizoj Serbia zgjedhje në Kosovë , flas edhe për zgjedhje lokale, edhe për zgjedhje të përgjithshme edhe presidenciale. Në të njëjtën kohë, Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përgjegjshme që të respektoj modelin evropian, atë të dyshtetësisë, dhe të respektoj plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisari . Pra, do të respektoj të gjitha dokumentet që i ka aprovuar Kuvendi i Republikës së Kosovës. E drejta e dyshtetësisë nuk vlen vetëm për një komunitet dhe për një komunitet tjetër jo. Vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie”theksoi kryeministri Hashim Thaçi.

Më pas Qeveria sipas rendit të ditës ka miratuar Projektligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike të Automjeteve. “Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i taksës rrugore për automjetet e regjistruara në Republikën e Kosovës si dhe vendosja e taksës ekologjike për automjetet e regjistruara në Kosovë dhe për automjetet e huaja”, ka thënë ministri i Financave Bedri Hamza. Është miratuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/l-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë

Qeveria në vazhdim ka miratuar Planin Zhvillimor Strategjik për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2012-2014. Sipas arsyetimeve të ministrit Nenad Rashiq ky plan zhvillimor strategjik përcakton reformat kryesore institucionale të cilat do të zbatohen gjatë kësaj periudhe, paraqet disa synime dhe prioritete që duhet të adresohen në mënyrë sa më të përshtatshme dhe të shpejtë, po ashtu jep sqarime lidhur me vërejtjet nga ana e Komisionit Ndërministror për Reformë në Administratë Publike.

Qeveria sot ka themeluar Komisionin Kombëtar për Refugjatë propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Komisioni Kombëtar për Refugjatë do të ketë këtë  përbërje:

–          Naim Shala               – MPB

–          Leunora Ahmeti       – MPMS

–          Jeton Oruçi                – ZSHNJ-ZKM

–          Agron Maxhuni        – MAPL

–          Arben Kqira               – MD

–          Mirvete Kelmendi    – MSH

–          Nuhi Osmani            – MKK

Qeveria ka miratuar Koncept-dokumentin për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit. Miratimi i një ligji të ri në përputhje të plotë me standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira evropiane do të ofroj partnerëve tanë ndërkombëtarë siguri për rrugën që e ka marrë Kosova, do të sigurojë Qeverinë se ekzekutimi i buxhetit do të jetë nën shqyrtim të paanshëm dhe se Kuvendi do të ketë bazë të mjaftueshme për ushtrimin e përgjegjësive mbikëqyrëse.

Po ashtu sot Qeveria ka miratuar një Rregullore për Nëpunësit Civil Tepricë.

“Kjo rregullore kanë të bëjë me programin për nëpunësit civilë tepricë, riorganizimin e institucionit, suprimimin e institucionit, bashkimin e një institucioni me një institucioni tjetër, përgjegjësinë për zbatimin e programit për nëpunësit civilë tepricë, përgjegjësinë e institucioneve të Shërbimit Civil për ricaktimin e nëpunësit civil tepricë, pagesën e nëpunësve civilë tepricë, dhe buxhetin për programin e nëpunësve civilë”, ka thënë ministri Mahir Yagcilar.

Qeveria sot ka diskutuar lidhur me ditët e pushimit gjatë festave. Pas diskutimeve të shumta Qeveria është pajtuar që të nis procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për festat shtetërore në Republikën e Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close