Publikuar me datën: Wed, May 4th, 2011

Thaçi nesër përballet me “Vetëvendosjen”

Prishtinë, 4 maj- Kryeministri Hashim Thaçi do të përballet të enjten me deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” për çështjen e “bisedimeve teknike”, që janë duke u zhvilluar në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Do të jetë kjo interpelanca e parë e tij para përbërjes së katërt të legjislativit. Deputetët e “Vetëvendosjes” në vazhdimësi e kanë kundërshtuar hyrjen në bisedime me Serbinë, të bindur se nga këto bisedime Kosova nuk do të përfitojë asgjë, ndërsa Serbisë do t’i mundësohet integrimi në BE. Udhëheqësi i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Komisionit parlamentar për punë të jashtme, ditë më parë ka polemizuar edhe me udhëheqësen e delegacionit të Kosovës në këto bisedime, zv.kryeministren Edita Tahiri. Ai, madje pati kërkuar prej saj edhe procesverbalet dhe transkriptet e bisedimeve të deritashme. Bisedimet me Serbinë në muajin mars janë mbështetur me Rezolutë të veçantë të Kuvendit të Kosovës, ndonëse ajo nuk i ka marrë votat e tri partive opozitare: LDK-së, AAK-së dhe të “Vetëvendosjes”.
Në atë rezolutë precizohet se agjenda e dialogut me Beogradin do të përfshijë vetëm çështjet teknike të interesit të përbashkët, pa prekur në asnjë rast sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës.
Përmes Rezolutës, Kuvendi ka obliguar Qeverinë që ta paraqesë dokumentin themelor të dialogut brenda një afati të pacaktuar ligjor.
Shefja e delegacionit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, është ngarkuar që ta informojë në baza të rregullta Komisionin për politikë të jashtme dhe komisionet e tjera përkatëse të Kuvendit të Kosovës. Veç kësaj, ajo do të duhej të raportonte edhe në seancë plenare për rrjedhën e bisedimeve. Kuvendi i Kosovës, me anë të kësaj Rezolute, ka shprehur vullnetin e qytetarëve për të vendosur marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, në të mirë të dy vendeve, të dy popujve, të integrimeve evropiane dhe të stabilitetit e prosperitetit të përgjithshëm të rajonit.
Në po këtë seancë do të debatohet lidhur me gjendjen e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, mbështetur edhe nga deputetë të tjerë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close