Publikuar me datën: Sat, Jul 30th, 2011

Thaçi në takim me Marnhacun, Kuinti “i befasuar”

Prishtinë, 30 korrik – Kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac kanë zhvilluar të shtunën takimin e parë që pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikëkalimet kufitare 1 dhe 31. Takimi ishte i rëndësishëm veçmas pas akuzave që drejtoi Thaçi ndaj EULEX-it për mosmbështetje ndaj institucioneve të Kosovës.
Në konferencë me gazetarë menjëherë pas përfundimit të takimit, Thaçi ka përsëritur faktin se veprimet e Qeverisë në veri për të zbatuar masat e reciprocitetit dhe sundimit të ligjit kanë qenë ligjore, legale e kushtetuese, dhe jo të drejtuara ndaj askujt. Ai shtoi se miqtë ndërkombëtarë e kanë ditur se institucionet e vendit nuk mund të jenë përjetësisht indiferente dhe një pjesë e territorit të mbetet vrimë e zezë. Sipas tij, durimi i institucioneve të vendit është keqkuptuar, e ndonjëherë edhe keqpërdorur.
Kryeministri i vendit vlerësoi se që nga 25 korriku Kosova është ndryshe. “Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk ka kthim prapa”, transmeton Telegrafi fjalët e kryeministrit.
Thaçi përsëriti gatishmërinë për dialog ndërshtetëror me Serbinë, si dhe vazhdimin e partneritetit me EULEX-in. Për mosbashkëpunim të duhur gjatë ditëve të kaluara, kryeministri tha se mund të ketë qenë pasojë e mungesës së shefit të EULEX-it në Kosovë, por njëkohësisht shtoi se bashkëpunimi me misionin evropian për sundimin rendit dhe ligjit duhet të zbatohet në tërë Kosovën, e jo vetëm në një pjesë të saj.
Xavier Bout de Marnhac, i cili këto ditë nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë, bëri thirrje për qetësi. Marnhac tha se sot do të duhej të ishte në dasmën e vajzës së tij, por për shkak të rrethanave është dashur të kthehej në Kosovë.
Ai duke përmendur faktin e sulmit ndaj trupave të KFOR-it dhe pjesëtarëve të EULEX-it tha se janë të papranueshme dhe asnjë formë e dhunës nuk do të tolerohet.
Sipas tij, EULEX-i ka respekt për Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por shprehu qëndrimin se e vetmja rrugë e zgjidhjes së problemeve është dialogu.
Ai tha se së bashku me KFOR-in do të punojnë për lëvizje të lirë dhe çdo rezistencë në këtë drejtim nuk do të tolerohen.
Ai po ashtu bëri të ditur se EULEX-i ka nisur hetimet për vrasjen e policit Enver Zymberi.
Nuk dihet se me kërkesë të cilës palë ndodhi ky takim. Sipas një shkrimi të publikuar sot në të përditshmen Blic të Beogradit, vendet e Kuintit – SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia kanë gjykuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për nisjen e aksionit me qëllim të marrjes së pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinje. Blic me këtë rast i referohet, si thotë, një burimi ndërkombëtar në Prishtinë. Kjo gazetë nuk përmend se për cilin burim ndërkombëtare bëhet fjalë, gjë që lë për të dyshuar se bëhet fjalë për një manipulim të ri të Beogradit.
Sipas kësaj gazete, në depeshen dërguar autoriteteve në Prishtinë, pesë shtetet e Kuintit pohojnë se janë “të befasuara dhe thellë të shqetësuara me aksionin e 25 korrikut”.
Po ashtu, thuhet se Qeverisë së Kosovës i është dërguar porosia se duhet të punojë në koordinim të plotë me Bashkimin Evropian, EULEX-in dhe KFOR-in, me “qëllim të përpjekjes për gjetjen e zgjidhjes paqësore”.
Sipas Blicit, në letër thuhet se imperativ për Kosovën duhet të jetë vazhdimi i dialogut me Beogradin.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close