Publikuar me datën: Thu, Apr 19th, 2012

Thaçi në Kuvend akuzon VV për takime me ministra të Tadiqit

Në fjalimin e vet të gjatë para deputetëve të Kosovës kryeministri Hashim Thaçi ka akuzuar opozitën se me reagimet e veta për situatën në veri po e fajëson komunitetin serb dhe se qeveria e ai në krye të saj nuk janë të interesuar që në këtë pjesë të vendit të përdorë dhunën. Dhuna është një kapitull i shkuar dhe Kosova nuk do përdorë më. Por tha ai, Kosova nuk do të lejojë të shkelet asnjë centimetër e tokës së saj. Duke folur për zgjedhjet serbe, kryeministri theksoi se nuk do të lejohet votimi i asnjë palë zgjedhjeve serbe në veri por do të lejohet vetëm votimi me postë i atyre që, siç tha ai, kanë dyshtetësi.
Hashim Thaçi  duke akuzuar opozitën për destruksion, sidomos qasjen e saj ndaj veriut. Ai duke folur për këtë, ai akuzoi Vetëvendosjen, përkatësisht nënkryetarin saj, duke pyetur për të treguar pse, kur është takuar dhe çfarë ka biseduar me ministrat e Tadiqit.
Duke folur për vizitën vet në SHBA Thaçi tha se këtë viztë nuk ta kuptojnë ata që e kanë të ndaluar ta vizitojnë SHBA, duke aluduar qartë te lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti. Opozita e braktisi sallën e Kuvendit në momentin kur Hashim Thaçi e mori fjalën.
Kuvendi dominohet nga akuza pozitë-opozitë,  asgjë konkrete për veriun

Prishtinë, 18 prill – Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për situatën në veri. Deputetët e opozitës kritikuan qeverinë se nuk ka ndërmarrë veprime për të integruar atë pjesë të vendit. Ndërkaq ministri i brendshëm Bajram Rexhepi deklaroi se në rast se KFOR-i dhe EULEX-i nuk ndërmerr masa për sigurinë e qytetarëve atëherë këtë do ta bëjë Policia e Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, varësisht nga përkatësia partiake edhe sot i panë zhvillimet në veri. Opozitarët thanë se situata atje është ekstremisht e keqe, më e keqe se disa vite më parë, duke vlerësuar se  gjendja në veri po përkeqësohet dhe kërkuan ndërmarrjen e hapave të menjëhershëm për të ofruar siguri dhe për të integruar atë pjesë të vendit. Opozita për tërë këtë gjendje fajësoi Qeverinë, e cila, sipas tyre nuk ka bërë asgjë, dhe shpëtimi i vetëm i vendit, sipas tyre,  është dorëheqja e kësaj qeverie që sipas tyre ka përkeqësuar çdo çështje.

Në anën tjetër, deputetët e koalicionit në pushtet, thuaja të   gjithë, tentuan që këtë gjendje në veri ta paraqesin si të trashëguar nga qeveritë e mëhershme.

Në fillim seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për situatën në veri ministri i brendshëm Bajram Rexhepi duke njoftuar deputetët për ngjarjet në veri tha se policia e Kosovës do të veprojë në atë pjesë edhe në rast se mungon reagimi i duhur nga KFOR-i dhje EULEX-i.

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri theksoi se gjendja në veri të Mitrovicës është e rëndë. Ai deklaroi se atje vazhdon të mos funksionojnë institucionet e shtetit, ndërsa qytetarët po terrorizohen dhe kjo sipas tij ka një adresë, Beogradin që është financues.

Ai kërkoi disa veprime urgjente, si funksionimin e gjykatave, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe qarkullimin e lirë në veri, presion për lirimin e shqiptarëve të arrestuar në Serbi, të nxirren para ligjit bashkëpunëtorët ekomomik me kriminelët e veriut, EULEX-i e KFOR-i t’i ushtrojnë detyrat sipas mandatit, etj.

Edhe Visar Ymeri, shef i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes tha se po të kishin qenë këta deputetë të sinqertë dhe po ta kishin menduar vërtetë se situata në veri është e jashtëzakonshme atëherë do ta nënshkruanin kërkesën e tyre për seancë të jashtëzakonshme javën e kaluar.

“Po na thuhet se veriu në njëfarë forme funksionon kështu siç është që prej vitit 1999. Por kur kthehemi pak në histori do ta shohim se tërheqja e institucioneve të Kosovës nga atje është bërë gradualisht dhe me hapa. Sikur të ketë qenë e planifikuar…”, u shpreh Ymeri.

“Një pjesë e konsiderueshme e tyre ka ndodhur në Kosovën me të njëjtin kryeministër, Hashim Thaçin. Tash e katër vite e gjysmë të drejtimit të qeverisë nga ai strukturat ilegale të Serbisë janë toleruar vazhdimisht të veprojnë, terrorizojnë, vrasin, dhunojnë e plaçkitin çdo gjë shtetërore, publike e private në atë pjesë të vendit. Njëlloj sikur në kohën e qeverive të mëparshme. Tash e katër vite e gjysmë kjo qeveri e ka përkeqësuar çdo gjë në të cilën ka prekur, por edhe ato aspekte ku ajo nuk ka vepruar. E tash deputetët e saj na thërrasin në seancë, për ta zëvendësuar mungesën e veprimit qeveritar e institucional atje”, tha ai, duke shtuar se kjo qeveri e ka vetëm një mënyrë për ta shpëtuar Kosovën, e kjo sipas tij, është dorëheqja e saj.

Ndërkaq, shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini se veriu i Kosovës është reflektim i qeverisë. Ai tha se qeveria çdo gjë që e ka bërë ka qenë false, duke u zhveshur kështu Kosovën prej mundësisë për t’u marrë me veten.

Duke iu referuar raportit të ministrit Rexhepi, shefi i GP-së së AAK-së tha se Qeveria e Kosovës tërë kohën e shfrytëzon për të kamufluar, për t’i hedhur hi syve qytetarëve të vendit dhe për Qeverinë tha Gjini për çdo gjë të gjithë kanë faj përveç atyre.

Sipas tij, akuzimi i Serbisë për çështjet në veri është paaftësi e institucioneve për t’u marrë me problemet.

Duke shprehur qëndrimin se siguria në veri është më e keqe, veriu më pak i integruar, strukturat ilegale më të sigurta, më pak shqiptarë në veri se në vitin 2008, Gjini tha se me këtë qeveri në pushtet Kosova po shkon drejt zhbërjes, për atë që është munduar me shekuj.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës për gjendjen në veri, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini kanë pasur një debat të ashpër, raporton Telegrafi.

Pas deklaratave të Kuçit se Qeveria është kujdesshme për të mos i frikësuar qytetarët në veri, Gjini iu drejtua Kuçit, duke thënë se mos “ke probleme me amnezi”, pas sipas tij ditë më parë ka folur edhe për mundësinë e intervenimit në veri, ndërsa tash për kujdes që të mos i frikësojnë qytetarët atje.

Pas kësaj, ishte reagimi i Kuçit i cili theksoi “di edhe unë të flas si në rrugë po nuk ma lejon kultura”.

Kuçi u shpreh se memorien e ka të zhvilluar shumë mirë, por tha se nuk do ta përdorin logjikën e frikësimit të qytetarëve, por të shkelësve të ligjit.

Duke folur për veriun, Kuçi iu drejtuar Gjinit “Pse se kryjshi çështjen e veriut sa ishit në pushtet…”.

Kuçi në këtë seancë duke folur për veprimet atje, tha se nuk janë institucionet e Kosovës që i dhënë urdhër EULEX-it e KFOR-it, por kanë bashkëpunim me këto institucione.

Ai deklaroi se çelësi i problemit është në Beograd.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close