Publikuar me datën: Mon, Jan 31st, 2011

Thaçi më i fuqishmi, Haliti më i rrezikshmi

Prishtinë, 31 janar – Raporti sekret i Inteligjencës amerikane të KFOR-it i vitit 2004 flet se në Partinë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi e ka fjalën e fundit për gjithçka, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në këtë raport, një kopje të të cilit e ka gazeta, ku flitet për mënyrën se si funksionojnë mes vete Hashim Thaçi me Xhavit Halitin, KFOR-i bazohet në të dhënat që i ka nxjerrë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kurse aty përshkruhen edhe metodat se si krerët e PDK-së janë munduar të kamuflojnë para publikut në situata të ndryshme.
“Haliti dhe Thaçi janë përpjekur që të mos krijojnë raporte të afërta me njëri-tjetrin, sidomos para medieve. Mirëpo ata kanë takime private dhe një komunikim shumë të afërt mes vete. LDK-ja beson se për momentin Xhavit Haliti është njeriu më i rrezikshëm për zhvillimin e Kosovës. Në PDK, Thaçi është njeriu më i fuqishëm, gjë për të cilën nuk ka mëdyshje. Në diskutime Thaçi e ka fjalën e fundit, por Haliti është ai që merret me çështje praktike”, thotë raporti. “Haliti nuk guxon ta anashkalojë Thaçin, sepse ai di shumë gjëra për të dhe Haliti e di këtë. Thaçi ka informacione për Halitin prej kohës kur ka qenë udhëheqës i UÇK-së dhe të gjitha informacionet koncentroheshin tek ai. Nëse Thaçi do t’ia drejtonte gishtin Halitit, Haliti e di se nuk do të ketë mundësi që ta mbrojë veten”, thuhet në këtë raport.
Tutje raporti vë në pah se lidhjet e Halitit me SHIK-un dhe me njerëzit e politikës në Shqipëri ia garantojnë atij pozicionin politik në Kosovë dhe i japin pozitë me ndikim në PDK.
Gazeta është përpjekur që të marrë një prononcim të dielën nga vetë Xhavit Haliti, por ai nuk është përgjigjur në telefon.
Nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa, nuk ka pranuar të flasë në emër të partisë, por në emër të tij personal po. Ai ka thënë që të mos mundet ta bëjë një përshkrim të raporteve të Thaçit me Halitin.
“Raporti është i vitit 2004, kurse unë në PDK kam hyrë në vitin 2006 dhe nuk mund të flas për raportet se si i kanë pasur ata në atë kohë”, ka thënë ai.
Mustafa nuk ka pasur informacione që LDK-ja t’i ketë dhënë brumë KFOR-it për PDK-në, porse një mundësi të tillë ai e ka parë në kuadër të afrimeve të njerëzve me KFOR-in për interesa të tyre.
“KFOR-i ka qenë instrument i besueshëm në vendin tonë dhe njerëzit e kanë parë se ai mund t’ua zgjidhë problemet dhe tani janë afruar rreth tyre dhe kanë folur krejt çka kanë mundur”, është shprehur ai.
Ish-nënkryetari i LDK-së, tash anëtar i Kryesisë së kësaj partie, Lutfi Haziri, ka thënë që ai edhe teknikisht e ka pasur të pamundur të jetë në dijeni që partia e tij i ka ofruar të dhëna KFOR-it për PDK-në, ngase në atë kohë ka qenë kryetar i Komunës së Gjilanit. “Ky raport nuk ka të bëjë asgjë me mua, ngase në vitin 2004 unë kam qenë kryetar i Komunës së Gjilanit”, ka thënë Haziri.
Për raportin e KFOR-it nuk ka dashur të flasë as ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu.
“Unë s’jam tash më nënkryetar i partisë. Sa kam qenë nënkryetar folsha”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, këtë të shtunë KFOR-i ka bërë të ditur se ka ngritur një komision hetimor, i cili do të verifikojë shkrimet e fundit të mediave të huaja, të cilat etiketojnë ish-udhëheqësit e UÇK-së si udhëheqës të krimit të organizuar, duke iu referuar dokumentit sekret të KFOR-it të vitit 2004.
Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka thënë se për dokumentin të cilit i referohen mediat e huaja, duhet të bëhen hetime dhe pas përfundimit të hetimeve do të mund të thuhet nëse vërtet ekziston një dokument i tillë.
Më herët, me të dalë raporti, KFOR-i e pati lëshuar edhe një komunikatë për punën e raportit.
“Mjetet e informimit kanë publikuar një dokument, i cili është përmendur si dokument i fshehtë i KFOR-it. Mjetet e informimit citojnë që dokumenti mund të jetë përpiluar në vitin 2004 ose edhe më herët. KFOR-i ka filluar një hetim të brendshëm lidhur me burimin e këtij dokumenti, si dhe pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me dokumentin”, qe thënë në  komunikatë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close