Publikuar me datën: Thu, Oct 27th, 2011

Thaçi fajëson UNMIK-un për veriun

Prishtinë, 27 tetor – Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, duke folur të enjten në Kuvendin e Kosovës fajësoi UNMIK-un për gjendjen në veri, që sipas tij ka ndikuar në ndarjen e qytetarëve nga pjesa tjetër e Kosovës dhe në mënyrë direkte ose indirekte ka ndihmuar strategjinë e Beogradit për vendosjen e strukturave paralele atje.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka thirrur kryeministrin Thaçi në interpelancë lidhur me gjendjen në veri, kreu i ekzekutivit tha se veprimet në veri janë duke u bërë në koordinim me faktorin ndërkombëtarë, ndërkaq sipas tij kjo është përgjegjësi shtetërore dhe jo debat me motive elektorale.

“Të gjithë e dimë se situata në veri nuk është krijuar tani po prej 1999. Ne të gjithë e dimë dhe i kemi të freskëta veprimet gjenocidale të Serbisë…”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se kjo politikë e Serbisë ekziston edhe tani, mirëpo në formë të kamufluar.

Sipas Thaçit, qytetarët e Kosovës në veri për herë të parë e kanë ndier ndihmën e shtetit të Kosovës.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, vlerësoi se të gjitha që kanë ndodhur në veri lidhen me figurën e Thaçit.

Duke kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Thaçi për gjendjen në veri, Konjufca pyeti kreun e ekzekutivit se cili është plani për zhbllokimin e kësaj gjendje. Ai tha se është e rëndësishme që Thaçi të japë përgjegjësi për këta tre muaj, dhe po ashtu prej vitit 1999.

“A ka marrëveshje prej vitit ‘99 për veriun e Kosovës. Kush dha urdhër në ‘99 të tërhiqen nga veriu…”, ishin ndër pyetjet që Konjufca ia adresoi Thaçit.

Deputeti Konjufca më tej tha se ish komandanti Bekim Shyti në vitin 2005 ka thënë se i ka ardhur urdhër që të tërhiqen prej veriut të Kosovës.

Më tej, ai kërkoi nga Thaçi të dihet nëse ka marrëveshje me UNMIK-un që të mos preken strukturat paralele në veri.

Lëvizja Vetëvendosje në fund të kësaj seance, ku kryeministri Thaçi është në interpelancë për veriun do të paraqesë një mocion katër pikësh për miratim

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close