Publikuar me datën: Wed, Feb 9th, 2011

Thaçi e Pacolli pajtohen për bashkëqeverisje

Prishtinë, 9 shkurt – Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli kanë realizuar të martën mbrëma një takim joformal, në të cilin kanë vendosur përfundimisht të bashkëqeverisin në mandatin e ardhshëm.
Burime të gazetës brenda PDK-së dhe AKR-së kanë bërë të ditur se krerët e të dyja subjekteve politike këtë përfundim e kanë mbërritur gjatë një darke pune. Po kështu, edhe se brenda javës ekipet që do t’i caktojnë, do të vendosin për hisen që do të ketë secili subjekt në drejtimin e institucioneve.
Megjithëkëtë, këto burime nuk kanë folur me një gjuhë sa i takon çështjes nëse Thaçi është dakorduar që pjesë e marrëveshjes për koalicion të jetë që Pacolli të bëhet president i shtetit, kusht ky i AKR-së për të hyrë në qeveri.
“Unë nuk jam në dijeni për një marrëveshje të tillë”, ka thënë një nga nënkryetarët e PDK-së, i cili paraprakisht ka konfirmuar takimin Thaçi – Pacolli. “Mbi bazën e fuqisë politike do t’i marrim edhe obligimet secili”.
Por, në AKR kanë thënë diçka tjetër.
“Kushti për të hyrë në koalicion me PDK-në është përmbushur. Presidenti Pacolli ka marrë garanci se do ta drejtojë shtetin deri në momentin kur të krijohen rrethanat për të garuar secili për këtë post, sepse ai do që të jetë i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli”, ka thënë një nënkryetar i AKR-së.
Këta zyrtarë partiakë kanë folur në kushte anonimiteti, pasi kanë thënë se nuk mund të deklarohen publikisht për një takim joformal. Gazeta ka marrë konfirmimin për mbajtjen e takimit edhe nga burime të tjera, ndërkaq zyrtarisht ai nuk është konfirmuar.
Blerand Stavileci nuk e ka mohuar mbajtjen e takimit, por ka thënë të mos jetë në dijeni për realizimin e tij. Ndërkaq, gjatë ditës ai ka theksuar për media se ajo që është e sigurt, është vetëm ftesa që do t’i bëhet AKR-së për bashkëqeverisje.
“Besojmë se një ftesë do t’i bëhet AKR-së. Për të tjerat do të ketë vendime meritore”, ka thënë Stavileci. “Postet janë çështje të diskutueshme. Posti i kryeministrit i takon kryetarit Hashim Thaçi, postet e tjera janë të negociushme”.
Takimi Thaçi – Pacolli dhe qëndrimi i PDK-së për t’i bërë ftesë AKR-së, pa mohuar mundësinë e lënies së postit të presidentit kësaj partie, kanë ardhur pak orë pasi dy forumet më të larta të AAK-së, Këshilli Drejtues dhe Kryesia, vendosën që pa LDK-në të mos hyjnë në koalicion me PDK-në. Ndërkaq, pati pasuar reagimi i LDK-së, e cila në mënyrë kategorike ka mohuar mundësinë e hyrjes në një koalicion të tillë çfarë do AAK-ja.
Në rast se PDK-ja përfundimisht vendos të lidhë koalicion vetëm me AKR-në dhe me subjektet parlamentare të komuniteteve pakicë, atëherë do të jetë fare e vogël diferenca midis ulëseve që do të zënë në Kuvend deputetë të kampit të pozitës dhe ata të opozitës. PDK-ja, AKR-ja dhe subjektet e komuniteteve bashkërisht mund të kenë 61-64 deputetë, ngaqë së paku 3-6 deputetë nga komunitetet pritet të mos e mbështesin një qeveri të drejtuar nga Thaçi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close