Publikuar me datën: Wed, Nov 24th, 2010

Thaçi dështoi ta bënte Kosovën “Silicon Valley” të Evropës Juglindore

Prishtinë, 24 nëntor –  Gazeta Koha Ditore, sot, nëpërmjet një shkrimi analitik përkujton se tre vjet më parë Hashim Thaçi, si i nominuar i PDK-së për kryeministër, kishte premtuar ta bënte Kosovën “Silicon Valley” (Luginë Silikoni) të Evropës Juglindore.
Këtë mendonte ta arrinte nëpërmjet digjitalizimit të shkollave dhe themelimit të një universiteti publik për teknologji informacioni. Mirëpo, siç shkruan kjo gazetë,  nuk është bërë as njëra e as tjetra, ani se Thaçi e kishte marrë pushtetin edhe në llogari të këtij premtimi.
Zyrtarët e Qeverisë në dorëheqje nuk duan të thonë se kanë dështuar në bërjen e Kosovës “Silicon Valley”.
Blerim Rexha, njëri nga ideatorët e këtij projekti, e tani zëvendësministër i Energjisë dhe i Minierave, ka thënë se me investimet në arsim kanë bërë hapat e parë.
“Unë mendoj që investimet në dije që janë bërë gjatë këtyre tri viteve, e çojnë Kosovën në atë drejtim. Ne kemi bërë investime të mëdha. Gjatë këtyre viteve është investuar në arsim dhe teknologji më shumë sesa në dhjetë vjetët e fundit”, ka thënë Rexha. “Universiteti për teknologji informative nuk është hapur, por është hapur Universiteti i Prizrenit, në kuadër të të cilit është edhe programi për teknologji të informacionit”, ka shtuar ai, pa dhënë përgjigje edhe për mungesën e digjitalizimit të shkollave.
Projekti i digjitalizimit të shkollave ka dështuar. Dy herë gjatë tri viteve është shpallur tenderi për pajisje të kabineteve të informatikës me kompjuterë dhe me rrjet interneti, e në të dy herët është dashur të anulohej.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close