Publikuar me datën: Mon, Apr 30th, 2012

Thaçi bisedon me telefon me Rasmussen për veriun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, njoftohet nëpërmjet një komunikate nga Qeveria.

Në këtë bashkëbisedim, kryeministri Thaçi dhe z.Rasmussen kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon, për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës dhe për tema tjera.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë rolin e NATO-s në forcimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon dhe ka theksuar se në këtë drejtim bashkëpunimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës me NATO-n është i shkëlqyeshëm.

Gjatë bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, si dhe shmangien e incidenteve ndëretnike në veri të Kosovës.

Për të arritur këto objektiva është e domosdoshme që të rritet koordinimi dhe vendosmëria e mekanizmave ndërkombëtarë dhe vendorë të sigurisë – tha z.Thaçi dhe informoi sekretarin Rasmussen se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar thellësisht në ndërtimin e një klime të mirëbesimit me qytetarët e saj në pjesën veriore të Kosovës, duke hapur kështu perspektivën e gjithanshme edhe në atë pjesë të vendit.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka shprehur mbështetjen e NATO-s për angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, me theks të veçantë në pjesën veriore të Kosovës.

Në këtë drejtim, z.Rasmussen ka vlerësuar lartë rolin konstruktiv të Qeverisë së Kosovës në koordinimin e veprimeve me autoritetet e NATO-s për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close