Thaçi – Mustafës: Zgjedhje në vjeshtë, por më 2014

Mitrovicë, 20 janar – Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dje në Mitrovicë ka reaguar në një deklaratë të bërë një ditë më parë, po në Mitrovicë, nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, se “zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në vjeshtë“, duke aluduar në paqëndrueshmërinë e Qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010.
Thaçi, duke iu pëgjigjur Mustafës, ka theksuar se “ pajtohem me liderin opozitar (Isa Mustafën) se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në vjeshtë, por ai e ka gabuar vitin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Ato do të mbahen më 2014 e jo më 2011!”.