Teuta Arifi pastron parkun dhe sanon gropat në rrugët e Tetovës

Teuta Arifi pastron parkun dhe sanon gropat në rrugët e Tetovës
Arifi bëri apel që të gjithë qytetarët të cilët kanë dëshirë të angazhohen për të pastruar qytetin e Tetovës ti bashkëngjiten në këto aksione

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi së bashku me disa qytetarë dhe punëtorët e NPK-së sot kanë pastruar parkun që gjendet në afërsi të Xhamisë së Sahatit deri në semaforët në afërsi të qendrës së Tetovës.
Arifi bëri apel që të gjithë qytetarët të cilët kanë dëshirë të angazhohen për të pastruar qytetin e Tetovës ti bashkëngjiten në këto aksione.
Sanimi i rrugës Strasho Pinxhur
Më pas kryetarja ishte prezentë në rrugën “Strasho Pinxhur” ku filloi sanimi me asfalt i gropave të kësaj rruge.
Arifi premtoi se punimet do të vazhdojnë në rrugën Ivo Lolla Ribar në drejtim të Stadiumit të qytetit.