Teuta Arifi në vizitë zyrtare në Shqipëri

Me ftesë të ministres për eurointegrime të Republikë së Shqipërisë , Majlinda Bregu, zëvendës kryeminstrja për çështje evropiane Teuta Arifi, sot qëndroi në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë takimit me ministren Bregu u diskutua për përparimin e proceseve euroinegruese përmes shkëmbimit të përvojave për procesin eurointegrues dhe thellimin e marëdhenieve bilaterale të të dyja vendeve në më shumë fusha Ministrja Bregu theksoi se marëdheniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal paraqesin elemente kyce për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendeve ne rajon.
„ Kur rajoni ynë do arrijë deri në destinacionin e fundit varet nga kapaciteti ynë për zbatim të standardeve europiane të cilat janë pjesë e legjislacioneve tona nacionale ku përfshihen sundimi i së drejtës, lufta kundër korupsionit dhe krimit të organizuar, respektimi I lirive dhe të drejtave të njeriut, bashkëpunimi I qëndrueshëm rajonal, reformat ekonomike, zhvillimi I sektorit të fuqishëm joqeveritar dhe qeverive të përgjegjshme të cilat ju shërbejnë interesave të qytetarëve të vet „ theksoi Arifi në konferencën për shtyp e cila u mbajt në hapësirat e ministrisë për eurointegrime të Republikës së Shqipërisë .
Gjatë vizitës Arifi realizoi takime me presidentin e Republikës së Shqipërisë , Bujar Nishani dhe kryeministrin , Sali Bershia. Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin bilateral midis Republikë s së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë si dhe për ngjarjet e fundit në agjendën eurointegruese të të dyja vendeve gjatë me ç’rast bashkëbiseduesit u pajtuan se këtë vit Këshilli I Ministrave të BE-së solli vendime të rëndësishme të cilat e orientojnë lëvizjen e mëtutjeshme të vendeve të Ballkanit perëndimor në procesin euriointegrues.