Publikuar me datën: Sun, Feb 17th, 2013

Teuta ARIFI: Fund fjalëve premtuese, t’i përvishemi punës

Nëse dilema e qytetarëve të Tetovës sot në shekullin 21 është a do të furnizohen nesër me ujë të pijshëm për disa orë, a do të çlirohet qyteti nga agresioni i mbeturinave dhe a janë të sigurta trotuaret e pakta nga ngritja e ndërtesave shumëkatëshe mbi to, unë nuk kam asnjë hamendje që duhet të tërhiqem nga pozita e zëvendëskryeministres për Çështje Evropiane dhe të garojë për ta fituar pozitën e kryetarit të Tetovës që vjen në paket me përgjegjësinë për udhëheqje të ndërgjegjshme dhe të ndershme të qytetit.

 

Tetova nga një qytet me potencial të madh zhvillimor ekonomik, intelektual, kulturor dhe arsimor është transformuar në zonë informale e cila zhvillohet vetvetiu në formën më të dëmshme për të dhe qytetarët e saj. Ka një kohë të gjatë që aktiviteti i vetëm ekonomik i qytetit ka qenë ndërtimi i pallateve shumëkatëshe pa asnjë kriter. Si pasojë, qyteti është transformuar në organizëm të betonuar kaotik me trafik problematik ku mungojnë parqet dhe parkingjet. Ne nuk mund ta kthejmë kohën pas dhe të veprojmë më ndërgjegjshëm, por gjithsesi mundemi tokat shtetërore që tani do të jenë pronë e komunës t’i shfrytëzojmë ekskluzivisht për ndërtuar parqe të gjelbra dhe vende për parkim. Qyteti ynë nuk do të ngulfatet më nga ndërtimet, por do të zgjerohet në pajtim me rregullat e harmonisë urbane dhe bukurisë arkitektonike. Furnizimi me ujë për pije dhe grumbullimi i mbeturinave nga kategoria e problemit shoqëror që është dashur të jetë prioritet i autoriteteve lokale është degraduar në serial meksikan me sekuenca të dhimbshme të thithjes së ajrit të ndotur nga djegia e mbeturinave, zhytjes së qytetit në mbeturinat e saj, orëve të gjata të restrikcionit të ujit të pijshëm si dhe përzierjes së ujit të pijshëm me ujëra të ndotur për shkak të vjetërsisë së rrjetit të ujësjellësit të qytetit. Fjalë se jo mahi do të ishin premtimet që problemi me furnizimin e ujit të pijshëm si me shkop magjik mund të zgjidhet vitin e ardhshëm. Ajo që mund të bëhet është fillimi i ndërtimit rrjetit të ri të ujësjellësit për tërë qytetin ndërsa ky projekt gjigand mund të realizohet në disa etapa paralelisht me asfaltimin e të gjitha rrugëve të qytetit.

 

Administrata komunale me përkushtimin më të madh duhet të punojë në realizimin e plotë të këtij projekti, ndërsa kreu i komunës mund të garantojë që shuma e milionëshe e nevojshme për zgjidhjen e problemit, pjesërisht ose tërësisht mos të përfundoj në xhepa personal. Është e pamundur të zhbëhet dëmi i shkaktuar në shëndetin publik nga problemi i mbeturinave mirëpo ne mund të sigurojmë zgjedhje të qëndrueshme dhe funksionim më të mirë të shërbimeve publike komunale.

Besoj fuqishëm në kapacitetin zhvillimor të këtij qyteti dhe besoj se me një shkallë më të lartë demokracie, një udhëheqje të ndershme dhe riorganizim të administratës komunale dhe ndërmarrjeve publike, Tetova mund të jetë një pol zhvillimi, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin, prandaj në vend që të jem mbikëqyrës i ngjarjeve në qytetin e Tetovës zgjodha të jem pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë dhe të kontribuoj me tërë qenien time njerëzore realizimin e vizionit për ndryshimin e Tetovës, ndryshim ky që përkon me natyrën dhe potencialin e këtij qyteti. Tetovës i duhen fuqi të reja për t’i dhënë kuptim këtij qyteti, një ritëm i ri dhe një shpejtësi e re në rrugën e zhvillimit të ri. Vizioni im për Tetovën përfshin hapësirën urbane me infrastrukturë efikase rrugore, ambient të pastër jetësor dhe hapësira gjelbëruese që rruhen e mirëmbahen ku autoritete komunale nuk e përjetojnë komunën si ndërmarrje tregtare për pasurim por si institucion që ekziston për t’ju shërbyer qytetarëve dhe qytetit. Të gjithë e dimë që Tetova ka potencial të jetë qendër e jetës kulturore, arsimore e sportive mirëpo dikush duhet të punojë në ndërtimin e bibliotekës së qytetit, teatrit, muzeut etnografik, kinemasë dhe hapësirave të posaçme për rekreacion dhe argëtim.

 

Ka ardhur koha t’i japim fund fjalëve premtuese dhe t’i përvishemi punës e ta bëjmë Tetovën të njohur për zhvillimin ekonomik dhe fuqinë intelektuale e financiare, të integruar në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me jetë cilësore për të gjithë qytetarët .Ky vizion nuk është vetëm vizioni im po vizioni i gjeneratave të shumta që kjo çerdhe i strehoi, i rriti dhe ju dha jetë. Unë jam përkrahëse e këtij vizioni dhe jam e gatshme të jap maksimumin tim njerëzor që gjeneratat e ardhshme të tetovarëve të kenë kushte dhe të jenë të aftë të vetë-zhvillohen lirshëm sipas dëshirës së tyre.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close