Publikuar me datën: Mon, Feb 14th, 2011

Tetë të plagosur në Kala, dënohet dhuna

Shkup, 13 shkurt (E plotësuar) – Tetë të plagosur është bilanci i fundit i raportuar pas përleshjes së sotme të protestuesve shqiptarë dhe atyre maqedonas në Kalanë e Shkupit. Sipas informatave të fundit, në mesin e të plagosurve në këtë përleshje janë edhe dy policë, si dhe gjashtë protestues nga të dyja palët e konfrontuara. Njëri nga të plagosurit është ndalë në spital, ndërsa të tjerët janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë (13).
Përleshja mes protestueseve ka ndodhur pas provokimeve të protestueseve maqedonas, të cilët kanë filluar të gjuanin me gurë, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë maqedonase, situata është qetësuar. Në turmën e protestuesve është goditur nga policia edhe kreu i lëvizjes “ZGJOHU!”, Artan Grubi, i cili ka tentuar të qetësojë radhët e para të protestuesve. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe zëvendësministri i brendshëm, Xhevat Buçi si dhe deputetë të BDI-së, kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri, të cilët ia kanë dalë të ulin tensionet.  Aktivistët e Lëvizjes “ZGJOHU!” janë futur në brendi të Kalasë dhe kanë vendosur pankarta në mbrojtje të Kalasë.
Përshkallëzimi i situatës ka nisur pas vendimit të Ministrisë së Kulturës për të ndërtuar një kishë muze mbi Kalanë e Shkupit, e cila, siç thuhet po bëhet mbi themelet e një kishe ilire të rrënuar nga shekulli 13.
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski pritet të takohet sonte në një takim urgjent me krerët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Partitë politike BDI dhe VMRO-DPMNE e kanë dënuar incidentin e sotëm në Kalanë e Shkupit dhe njëkohësisht kanë bërë thirrje për qetësim të situatës. Çështjet e tilla të ndjeshme duhet dhe mundet të zgjidhjen vetëm me dialog të hapur politik edhe atë në institucionet e sistemit.
“BDI dhe VMRO-DPMNE do të shfrytëzojnë të gjitha kapacitet politike të tyre dhe institucionet që ky incident të mos përsëritet në të ardhmen dhe nuk do të lejojmë që kjo të keqpërdoret nga parti politike dhe individë të caktuar”, thuhet mes tjerash në kumtesën e BDI-së.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close