Publikuar me datën: Fri, Jan 14th, 2011

Tërhiqet ministri Rexhepi për targat nga Serbia

Prishtinë, 14 janar – Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është tërhequr nga urdhri që kishte dhënë dy ditë më parë për konfiskimin e targave të reja për pronarët e veturave në Kosovë, të lëshuara nga Serbia, shkruan sot “Zëri”.
Ai kishte urdhëruar Policinë e Kosovës që t’i konfiskonte këto targa në tërë territorin e Kosovës, mirëpo vetëm pas dy ditësh ai e kishte “kuptuar” se në veri nuk është edhe aq e lehtë të zbatohet ky urdhër.

Ministri në largim ka deklaruar se ai as që ka pretenduar se urdhri i tij për konfiskimin e këtyre tabelave serbe do të gjejë zbatim efikas në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila është e banuar me shumicë serbe.

“Në pjesën veriore as që kam pretenduar se Policia e Kosovës do të jetë shumë efikase në konfiskimin e targave, por sigurisht në ato raste ku ka mundësi gjithsesi se do të veprohet”, ka thënë ai.

Ndërkaq, në urdhrin e ministrit Rexhepi të lëshuar të martën thuhet “Urdhërohet Policia e Kosovës që në gjithë territorin e vendit të ndalojë qarkullimin e të gjitha veturave që bartin tabela të reja të Serbisë”.

Në anën tjetër, zyrtarë të subjekteve politike opozitare kanë vlerësuar se urdhri i ministrit Rexhepi për konfiskimin e targave të reja të lëshuara nga Serbia nuk është gjë tjetër vetëm një blof dhe vendim bosh i tij.

Por, “Koha Ditore” në numrin e sotshëm publikon një deklaratë të ministrit në dorëheqje të Punëve të Brendshme, Bajrama Rexhepi, se  “Sot (bëhet fjalë për datën 13 janar) ishte një kërkesë nga EULEX-i që a mundesh me e shty edhe për dy ditë vendimin që ata të bisedojnë me Serbinë, me Daçiqin, edhe u thashë ju vazhdoni sa të doni diskutimet, por asnjë sekondë nuk do të ndalet aksioni”, ka thënë Rexhepi për gazetën. Sipas tij, me Serbinë do të diskutohet vetëm kur ata do t’i njohin tabelat e Kosovës. “Vetëm kur të vijë koha e reciprocitetit, njohja e ndërsjellë e tabelave dhe si të arrihet marrëveshja, ata t’i pranojnë tonat, përndryshe ne do t’ua ndalojmë edhe të Serbisë të hyjnë në Kosovë”, ka thënë Rexhepi, sipas të cilit, kjo parashihet të ndodhë në të ardhmen.
Por, EULEX-i pa komentuar rreth deklarimeve të Rexhepit, ka kërkuar nga të dyja palët që të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në provokim të situatës. Sipas zëdhënëses së EULEX-it, Kristiina Herodes, të gjitha masat që merren në veri, duhet të bëhen me hapa të matur.
“EULEX-i u bën thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo lloj akti që mund të shihet si provokim”, është shprehur shkurt zëdhënësja Herodes.
Rexhepi ka deklaruar se nuk ka gjetur bashkëpunim me EULEX-in përkitazi me ndalimin e futjes në qarkullim të tabelave të Serbisë dhe pajisjen e qytetarëve me targa të reja të Republikës së Kosovës.
Dje, Policia e Kosovës nuk e ka lejuar të enjten të futet në Kosovë një autobus me targa të reja KM, të Republikës së Serbisë, që ka dashur të futet përmes portës 1 në Jarinje, në veri të vendit. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se autobusi është kthyer në orët e pasdites dhe nuk i është lejuar hyrja në Kosovë, ndërkaq një automjeti tjetër po ashtu në Jarinje i janë konfiskuar targat e reja të Serbisë, po ashtu KM.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close