Publikuar me datën: Fri, Jun 1st, 2012

Tensionet në veri, KFOR-i konfirmon një ushtar të plagosur

Mitrovicë, Zveçan, 1 qershor – (E plotësuar)  Sipas burimeve të KFOR-it, në veri të Kosovës, përkatësisht në rrugën Zveçan-Rudare, ku që nga orët e hershme të mëngjesit forcat amerikane të KFOR-it kanë bllokuar rrugën Zveçan-Rudare, ndërkohë që janë grumbulluar numër i madh serbësh për të penguar forcat e KFOR-it, nga të shtënat me armë zjarri ka të plagosur në të dy anët- edhe nga serbët e grumbulluar, por edhe ushtarë të KFOR-it.
Bëhet e ditur se një ushtar i KFOR-it është plagosur nga të shtënat e serbëve. Plagosjen e një ushtari të KFOR-it e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i forcave paqeruajtëse, Uve Novicky. Ndërsa, mediat serbe vazhdojnë të njoftojnë për tre qytetarë serbë të plagosur.

Të shtëna në veri, tre të plagosur në spitalin e Mitrovicës

Mitrovicë, Zveçan, 1 qershor – 11:03 – (E plotësuar) Sipas medieve serbe në veri të Kosovës, përkatësisht në rrugën Zveçan-Rudare, ku që nga orët e hershme të mëngjesit forcat amerikane të KFOR-it kanë bllokuar rrugën Zveçan-Rudare, ndërkohë që janë grumbulluar numër i madh serbësh për të penguar forcat e KFOR-it që ta heqin barrikadën nga ky vend, po dëgjohen  të shtëna armësh.

Agjencia serbe BETA njofton se nga larg po dëgjohen armë, ndërkohë që në Zveçan, vazhdojnë të dëgjohen edhe sirenat, të cilat ftojnë serbët për tu grumbulluar. Sipas BETA-s në spitalin e Mitrovicës në mëngjes janë trajtuar 3 persona të plagosur.

Njëri nga të plagosurit është lëshuar në shtëpi, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në spital.
Sipas kësaj agjencia, KFORI, ka lëshuar ekipet e ndihmës së shpejtë për te kaluar.

KFOR: Do të përdorëm armët nëse rrezikohemi nga serbët e grumbulluar

Mitrovicë,/Zveçan, 1 qershor – 10:34 – ( E plotësuar )  Nënkoloneli i KFOR-it, oficeri amerikan Jozef Linch ka thënë sot rreth orës 10 para dite se ushtarët e KFOR-it do të shtijnë me armë në serbët e grumbulluar, nëse ata do të gjuajnë me gurë pjesëtarët e KFOR-it, apo nëse  vërehen armë te masa e grumbulluar, iu kanë thënë serbe të grumbulluar te Rudare kryetarët e komunave paralele në Zveçan dhe në Zubin Potok, raporton gazeta serbe “Blic”.

Me oficerin amerikan , sipas gazetës serbe, kanë biseduar kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq, ai i Zubin Potokut, Slavisha Ristiq dhe drejtoresha e spitalit, Milena Cvetkoviq.
Pas kësaj bisede këta zyrtarë kanë apeluar serbët që të mos gjuajnë me gurë , sepse në të kundërtën KFOR do të përdorë armët.

Mbi Rudare po fluturojnë helikopterë të KFOR-it, të cilët po i vijnë pa ndalur ndihma nga toka .
Sipas medieve serbe, KFOR ka tentua të heq barrikadën këtu, ndërsa serbët kanë tentuar që ta pengojnë KFOR-in.

KFOR-i bllokon rrugën Zveçan Rudare, serbët grumbullohen

Mitrovicë,/Zveçan, 1 qershor 09:34 – Të gjitha rrugët që shpijnë nga Zveçani për në fshatin Rudare dhe te barrikada e çimentuar në vendin e quajtur  “Dudin krsh” janë të bllokuara, raporton B92.

Sipas B92-shit, pjesëtarët amerikanë të  KFOR nuk lejojnë kalimin as për automjete as për udhëtarë- këmbësorë, ndërkohë që numër i madh i qytetarëve serbë është nisur në drejtim të Rudares pas rënies së sirenave në Zveçan dhe në Mitrovicë.

Sipas raportimeve të medieve serbe edhe te “Dudin Krsh” janë vendosur një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it dhe i qytetarëve , të cilëve për shkak të bllokimit të rrugëve nuk ka mundësi t’u dërgohet përforcime.

Mediat serbe raportojnë se qytetarët po grumbullohen në numër gjithnjë e më të madh për të penguar KFOR-in që kishte paralajmëruar heqjen e barrikadave.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close