Publikuar me datën: Sun, Mar 28th, 2010

Teatri i Prizrenit ka shfaqur premierën e parë për këtë vit

Prizren, 27 mars – Teatri profesionist i Prizrenit përkundër vështirësive financiare ka arritur që të realizoj premierën e parë për këtë vit, duke vënë në skenë dramën “Darka Publike” të autorit Teki Dervishi, në regji të Agim Selimit. Shfaqja e cila paraqet një realitet që mundon shoqërinë njerëzore, respektivisht sjellë në pah rolin e medies së instrumentalizuar nga politika duke vënë paralele me historinë e Krishtit dhe të Maria Magdalenës, sipas drejtuesve të projektit ka hasur në mikpritjen e publikut prizrenas dhe si e tillë ka përmbushur pritjet.
“Me mund e sakrificë është arritur deri te niveli i lakmueshëm kreativ-artistik”, ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të TPP-së, Afrim Kasapolli, i cili në të njëjtën kohë ka interpretuar njërin prej roleve kryesore të dramës.
Ndërsa regjisori Agim Selimi ka shprehur bindjen se shfaqja është realizuar pastër dhe në këtë mënyrë ka arritur që të mbledh simpatinë e publikut vendor. “Salla ka qenë e mbushur dhe unë kam mbetur i kënaqur me reagimin e publikut në fund”, ka pohuar ai. Selimi ka lëvduar edhe aktorët, të cilët sipas tij kanë kryer detyrat në përpikëri. “S’ka qenë e lehtë sepse ka qenë një ekip i moshave të ndryshme dhe shkollave të ndryshme, por që me sukses kanë realizuar lojën. Mendoj se këta aktorë s’duhet të mbeten me 2-3 premiera në vit”, ka deklaruar ai.
Dy vite më parë regjisori Selimi e kishte inskenuar tekstin e njëjtë edhe me Teatrin Profesionist të Gjilanit. Sipas tij, paraqitja në Prizren ka dalluar në disa aspekte. “Ka dallime në individualitet. Ndryshe nga Gjilani tash ka pasur realizime më të mira. Gjithashtu publiku në Prizren e ka përcjellë në qetësi të madhe dhe është pritur me simpati, derisa në Gjilan, publiku në fillim nuk e ka pëlqyer mirë edhe pse më vonë kjo ka ndryshuar dhe shfaqja ka fituar shpërblimin”, ka sqaruar Selimi.
U.d. së drejtorit të TPP-së, Kasapolli ka shtuar se në këtë projekt si risi është inkuadruar një trup balerinash si pjesë përbërëse e shfaqjes, sikur që ka pas edhe interevenime në tekst. “Kësaj here një maskë është paraqitur në dy vende, në dy personazhe. Po ashtu shfaqja ka pas një ritëm të mirë, pastaj skenografi tjetër, etj”, ka shpjeguar Kasapolli.    
Ky i fundit e ka cilësuar si mangësi faktin që është paraqitur si aktor në dramë, ndërkohë që ka përsipër drejtimin e këtij institucioni kulturor. “Ka qenë një hendikep i madh, sepse përgjegjësia është e shumëfishtë”, ka thënë Kasapolli. Me këtë konstatim është pajtuar edhe regjisori Agim Selimi, i cili ka vlerësuar se raporti drejtor-aktor sjell vështirësi. “Nuk duhet përzier përgjegjësitë e ndara. Aktori duhet të kryej punën e aktorit, regjisori të regjisorit, drejtori të drejtorit. Drejtori duhet të krijoj besimin te ekipi dhe ti delegoj përgjegjësitë te regjisori e aktorët”, ka thënë Selimi.
Shfaqja “Darka Publike”, sipas Kasapollit është vënë në skenë me buxhetin prej 18 mijë eurosh, mjete këto që janë ndarë nga MKRS-ja, derisa KK-ja e Prizrenit nuk ka participuar në realizimin e projektit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close