Publikuar me datën: Mon, Dec 17th, 2012

Të ndahet Gruri nga Byku!

Ramiz Selimi

Të ndahet Gruri nga Byku!

Shkruan Ramiz Selimi
Shoqëria kosovare dëmin e këtyre diplomave do ta vuaj edhe për shumë vite, pasi që ky personel është i shtrirë në të gjithë sistemin. Dilema është se si të largohet ky byk nga gruri për të fituar bukën e pastër!

Nëse një Kompani private apo shoqërore në Kosovë kërkon personel të kualifikuar, në fund ajo do të marr një nga personat me diploma fallco ose të blera, që shpesh është një person me dituri kualifikuese të varfër, që nuk e ndihmon kompaninë e as shoqërinë. Shumica e të punësuarve në të dy sektorët, vendin e punës e shohin si mbijetesë duke mos menduar për periudha afatgjata.

Shkollimi dhe trajnimi që nga vitet e 90-ta ishte dhe është zakonisht i dobët, apo mos të themi shumë i keq. Si në kohën e pushtuesit me mësimin paralel, ashtu edhe pas lufte, të rinjtë u dërguan në universitete për ti larguar nga rruga, nga problemet politike të punësimit dhe këta student i pajisen me nota të falura, u furnizuan me diploma dhe certifikata të blera, por që rezultatet, do të reflektohen edhe në 20 vitet e ardhshme në kurriz të popullit.

Ju lutem një vend pune për dajën, tezen, kushëririn!

Ndërsa shefat e punësimit, diku nga frika e hakmarrjes, e diku nga intervenimet e kreut të shtetit, janë të detyruar ti punësojnë personat me CV fallce. Ose një menaxher i punësimit edhe atëherë kur i punësuari nuk kryen detyrat e parashtruara, ai nuk ka guximin ti shqiptoj dënimin, pushojë apo edhe ta largojë nga puna. “Ju lutem një vend pune për dajën, tezen, kushëririn. S’ka rendësi se çka? Sekretar, arkëtar, referent apo nëpunës, është i mirë, i di të gjitha, do ta mëson shumë shpejt detyrën e re”, janë pyetje të përditshme në shoqërinë kosovare, janë të preferuarit që punësohen, diku me marrje ryshfetesh e diku me nepotizëm, prapë rezultat i kësaj është varfëria dhe ngecja e zhvillimit të vendit.

Kontratat e nënshkruara në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit nuk respektohen, kompanitë e huaja që dëshirojnë tregun e Kosovës, duhet të përgatitën për ballafaqime të ndryshme dhe pengesa të shumta. Përvojat e atyre pak kompanive që testuan tregun e Kosovës, klimën dhe mundësin e të bërit biznes në formë korrekte janë shumë të hidhura, p.sh. kompania e miellit nga Klagenfurti që humbi mbi 500 € në investim me një partner vendas, në simpoziume dhe takime të investitorëve nga BE, thonte:“Edhe pse në shikim të parë Kosova të duket si vend i sigurt, tregu kosovar është një treg brutal, ku dominon i forti, që nuk njeh rregullat demokratike, është treg që dominohet nga mashtruesit, të pakualifikuarit, para se gjithash treg që nuk njeh siguri ligjore”.

Nga qeveritar dhe njerëz tjerë kompetent trumbetohet se Kosova është vend i sigurt, se ka shumë përparësi tjera, disa nga ato që thuhen mund të jenë të shkruara në letër, por sa vlejnë ato kur nuk zbatohen në realitet. Cila kompani është e barabartë në konkurrime? Përgjigjja është nuk ka! Cili punësohet për shkak të vlerave që ka? Përgjigjja është asnjeri, ata duhet të kenë lidhje ose të paguajnë ryshfete! Cili është i barabartë në gjyqe? Përgjigjja është nuk ka! Fiton ai që është i lidhur me pushtetin! Këto pyetje dhe përgjigje dëgjohen nga kompanitë që kanë provuar tregun kosovar!

Të “diplomuarit”dinë me pak se një praktikant në BE

Përvoja e këtyre kompanive me personelin në Kosovë janë modeste, por mjaftojnë që ata të fitojnë bindje se në qoftë se punonjësi ka një diplomë inxhinieri, ai është në shumicën e rasteve në bazë të njohurive që kanë, i barabartë me kualifikim praktikanti. Ndoshta ndër 50-60 konkurrues 1 eventualisht 2 persona mund të plotësojnë kërkesat e kompanive nga vendet e zhvilluara, pjesa tjetër edhe pse posedojnë diploma janë me kualifikime të varfra për pozitën dhe jo të përshtatshme.

Edukimi në Universitete është më shumë i orientuar në diturinë teorike dhe shumë me pak në dituri praktike, kjo pastaj ndikon në zhvillimin e biznesit, personit që i mungon dituria praktike është i pafuqishëm karshi bizneseve tjera dhe i pafuqishëm për rritjen e tij. Në parim në vendet me ekonomi të pazhvilluar, me bashkëpunëtor nga kompani shtetërore nuk mund të udhëhiqet në mënyrë të mirëfilltë kompania private, vetëm punonjësit me përvojë pune ndërkombëtare, mund e futin vendin në rrjedhat demokratike të zhvillimit. Gjithnjë e me shumë kompanitë investuese për vendin e caktuar, po kërkojnë personelin e mirë kualifikuar, të ne kjo do të mungojë edhe për disa vite. Kjo zbrazëtirë mund të mbushet nga mërgata, me persona që janë rritur, shkolluar dhe edukuar në kultura tjera, edhe pse këta do të kushtojnë dyfish apo trefish më shumë, ja vlen gjithsesi sepse sukseset e zhvillimit do të duken shpejt në sipërfaqe. Një alternativë tjetër është bashkëpunimi i universiteteve për këmbimin e studentëve, duke kryer nga një semestër në çdo vit në vendet mike. Është koha që të ndahet Gruri nga Byku, nëse dëshirojmë zhvillim ekonomik.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close