Publikuar me datën: Tue, Mar 1st, 2011

Te kemi kujdes me shumë vemendje politike…

Autori;Lek Mrijaj -Klinë-Shqiperi e Bashkuar

Jo, Jo…Bisedime me Serbinë. Mbase nuk mund të jetë vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës shkaktar dhe i vetëm i fillimit të bisedimeve me Serbinë. Shkaktari më i rëndësishëm që do të mund të qonte ne bisedime të mundshme me Serbinë është pranimi i vet shtetit serb për gjithë gjenocidin shtetëror të Serbisë që ka kryer në Kosovë. Nëse do të pranohej nga vet zyrtaret aktual se është zhvilluar gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës nga shteti serb, përkatësisht nga regjimi i Millosheviqit, atëherë po të pranohet nga shteti serb fajësia dhe padrejtësia që është bërë mbi shqiptaret dhe Kosovën, pse të mos zhvillohen “bisedimet”?…Ndofta ka arsye të tjera, se megjithëse, Serbia nuk e bënë këtë lloj pranimi të supozuar, pa e kuptuar përfundimisht se Kosova është e humbur dhe çfarëdo loje rreth saj është po ashtu e humbur… Ne shqiptaret e kemi këtë skepticizëm dhe mbase kemi të drejtë historike ta kemi këtë skepticizëm ndaj Serbisë, çoftë e pandryshuar apo e dekorizuar si e re. Ajo edhe po ta pranonte sot këtë fajësi dhe padrejtësi ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, duket se nuk mbushet mend, duket se nuk harron ti përsërisë prapë gjërat e këqija, këtë e ka provuar më shumë se sa e ka provuar ta ndali vetveten të rishfaqet me fajësi dhe padrejtësi të tjera, e veçmas me shqiptaret dhe Kosovën.Po ta kishim një Serbi që mund të shfaqej ndryshe, mbi një realitet që ndërtohet mbi norma dhe standarde civilizuese, atëherë bisedimet do të kishin pak shqetësime se si mund të shtrohen, e them kështu sepse do të ishin të lira, palët qe të zhvillojnë bisedime normale dhe mbi interesa reciproke. Por, nga kjo gjendje kur një Serbi do dhe lypë dhe kur një Kosovë nuk do dhe nuk lyp ka diferenca të mëdha politike, dhe dosido do të dalin paragjykime joserioze për bisedime, sepse ato kanë vetëm kontekste politike, dhe gjithsesi se janë të rëndësishme.Arritja te bisedimet shqiptaro serbe, nuk mund bëhet pa këtë kusht të rëndësishëm dhe elementar: si pranimi i gjenocidit të Serbisë mbi shqiptaret në Kosovë. E pranimi i gjenocidit nga Serbia, me do e mos nuk i krijon modesti politike asnjë zyrtari serb (edhe pse e dimë se aspak nuk skuqet fytyra e tij), qe për Kosovën të mendoj jashtë realitetit politik, madje e zhvesh disi nga nacionalizmi ekstrem. Por këtë serb nuk do ta gjejmë edhe për një kohë të tjetër.Kjo zhveshje e Serbisë nga nacionalizmi ekstrem, nga politika obstruksioniste i hap rrugë që të mendoj më mirë dhe pa ngarkesa të shumta politike për shtetin e tyre dhe jo më për tendencat nacionaliste për obstruksione të tjera mbi territorin e Kosovës.Negociatat nuk janë të mirëpritura nga asnjëra palë. Serbia do të marri pjesë në këto negociata më qëllim që të mund të futet në BE dhe në disa organizata të tjera ndërkombëtare, të cilat kanë ftohur mjaftë marrëdhëniet për shkak të rolit agresivë dhe obstruksionist duke e vet prishur Jugosllavinë, por duke bërë edhe kërkesa të tjera ndaj Kosovës. Ndërsa, Kosova në këto negociata është e shtrënguar nga institucionet ndërkombëtare që të marri pjesë, më qëllim qe Serbia të pranoj ndofta disa kushte, siç janë kthimi i dokumentacioneve të grabitura gjatë luftës, kthimi i trupave të pagjetur  të qytetarëve të Kosovës të rrëmbyer nga lufta dhe çështje të tjera si këto qe për palën shqiptare do të quhen teknike.Negociatat do të quhen teknike, por qe në fakt ato nuk do të jenë aq teknike sa përflitet në qarqet politike të Kosovës, të sqarojmë sado pak anën tjetër sepse kështu nuk flitet në Serbi, se ato do të jenë edhe aq teknike. Pra, kur Kosova këmbëngul në negociata teknike dhe kur Serbia nuk dëshiron të jenë vetëm teknike, e tregon thellësisht se ato negociata nuk janë aq serioze dhe se do të kenë qasje përfundimisht jo serioze.Kosova do të dëshironte qe ne këto negociata të ndodhte njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia e, Serbia deri më tani nuk dëshiron të jap këtë njohje si dhuratë, pa i dhënë veriut një autonomi. Negociatat shikuar në realitet janë të paqarta dhe janë të pa skenarizura, madje të pyesim se si do të mund të zhvilloheshin ato pa një skenar të qartësuar temash?. Ndërsa edhe roli i palës së tretë si pjesëmarrëse në negociate që është faktori ndërkombëtar, i cili më shumë duket se do të jetë në rolin e një arbitri. Por, si do të bëhet loja, kush ku do të luaj dhe kush ku do të gjuaj! Nëse do të zhvillohen ato, le të shohim se si do të luhen ato!.

Çfarë do të jetë dialogu serb? Ai dialog serb do të koncentrohet vazhdimisht në zhvendosje të statusit politik të Kosovës në një autonomi të re brenda Serbisë, kërkesë kjo e vjetër, e paqëndrueshme edhe për vet Serbinë (sepse ajo edhe kur ishte autonomi, u rrënua për të mos kenë së paku autonomi). E nëse kjo autonomi për Kosovën nuk arrihet, nuk realizohet, atëherë të diskutohet për ndarje të Kosovës në veri.Në këto bisedime pala shqiptare nuk duhet të bisedoj çështje të mëdha politike siç është statusi politik dhe veriu i Kosovës. As dhe një plan serb, nuk mund të bisedohet për Kosovën sepse çfarëdo plani që futet në bisedime e faktorizon edhe më shumë Serbin brenda Kosovës. As një plan për veriun e Kosovës nuk mund të shqyrtohet apo të diskutohet nga pala shqiptare e Kosovës sepse më këtë automatizohet si çështje e diskutuar në një kohë e qe mund të zgjohet  në vetvete për tu shqyrtuar apo për tu diskutuar në një kohë tjetër. Plani për veriun e Kosovës duhet të jetë vetëm në planet dhe strategjitë e shtetit të Kosovës, pa intervenime nga jashtë se si duhet të zgjidhet. Të përkujtojmë se me paketën e Ahtisarit, pakicës serbe i është dhënë maksimumi i të drejtave të tyre, që në asnjë vend të Evropës nuk mund të gjendet krahasimi i tillë ku një pakicë kaq e vogël kontrollon mbi 30% të gjithë territorit me mos bindje politike ndaj shtetit që i ka dhënë gjithë këto të drejta.Çfarë është e gatshme që Serbia të japi Kosovës në këto bisedime të prolonguar?!. Të pakt mbesin ata që mund të mendojnë për një pozitivitet të Serbisë në bisedime, ngase gjatë gjithë historisë së saj është vet Serbia qe nuk ka treguar pozitivitet politik  me fqinjët e saj. Gjithmonë dhe gjithnjë Serbia ose ka bërë luftëra ose konflikte me fqinjët e saj, ndërsa ka pranuar të paqësohet, të qartësohet politikisht, vetëm atëherë dhe disi kur është ushtruar trysni e mëdha ndërkombëtare. Kosova akoma nuk e ka këtë fuqi që ta paqësoj, të qartësoi politikisht këtë Serbi të Tadiqëve dhe Jeremiqëve, sado argumente të ketë dhe sado realitet të jenë shfaqur.Të sqarojmë: – BE-ja në këto bisedime është një simbolikë e parëndësishme sepse Serbia nuk e konsideron një faktor të rëndësishëm garantues dhe se i tillë çfarë është BE- ja, ajo do të gjendet para akuzave serbe se e ka mbajtur anën shqiptare dhe ka nakatosur përfundimisht serbet. Këtë e kemi parë edhe më rastin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, kur kjo e fundit, u ftua të japë mendimin për ligjësimin apo paligjësim e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Mendimi i gjykatës ishte pro pavarësisë së Kosovës dhe Serbia e tillë çfarë është në dijeninë tonë, e filloji ta akuzoj këtë gjykatë si të padrejtë dhe të njëanshëm, dhe kështu do ti ndodhë secilit faktorë tjetër që nuk përputhë interesat e ngushta serbe.Kosova nuk duhet të hy ne bisedime me Serbin pa e pranuar fajësinë dhe padrejtësinë mbi shqiptaret dhe Kosovën dhe përderisa zyrtaret serb nuk angllatisen me realitet politik të shtetësisë së Kosovës, përfundimisht jashtë Serbisë. Pra, në më shumë vëmendje politike dhe jo, jo… Bisedime me Serbinë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close