Publikuar me datën: Tue, Jan 25th, 2011

Të hënën rezultati final i zgjedhjeve

Prishtinë, 25 janar – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta publikojë të hënën e ardhshme rezultatin final të zgjedhjeve. Certifikimin do ta bëjë më 5 ose 9 shkurt. Në Parlamentin e ri të Kosovës, duke mos llogaritur votat me kusht, PDK do të ketë 35 deputetë, LDK 27, Vetëvendosje 13, AAK 12 dhe AKR 8. Pakicat kanë fituar 25 ulëse.
Pas rivotimit në Mitrovicë, procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë po shkon drejt përmbylljes së plotë. Komisioni Qendror Zgjedhor po punon së bashku me Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për të arritur deri te certifikimi i rezultateve, që është parakusht për nisjen e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës, shkruan sot “Express”.
KQZ ka përgatitur një kalendar që tregon hapat që pritet të ndërmerren për të arritur te rezultati final i zgjedhjeve nacionale.

Sipas kalendarit të KQZ-së, më 31 janar KQZ planifikon ta publikojë rezultatin e plotë të zgjedhjeve, ku përfshihen edhe votat e vlefshme me kusht, të cilat do të verifikohen dhe numërohen prej 25 deri më 28 janar. Janë rreth 35 mijë vota me kusht.

Më 5 ose më 9 shkurt, sipas kalendarit të KQZ-së, do të bëhet certifikimi i rezultatit.
Brenda këtij afati kohor është llogaritur edhe shqyrtimi i ankesave eventuale ndaj rezultatit final dhe marrja e vendimeve për to në PZAP ose edhe në Gjykatën Supreme.

Deri të premten do të nxirret rezultati final për rivotimin në Mitrovicë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close