Publikuar me datën: Sun, Nov 14th, 2010

Të dyshuarit, të papenguar drejt pushtetit

Prishtinë, 14 dhjetor –  Koha Ditore, sot, në një tekst analitik, shkruan se njerëzit me hipotekë të dyshimtë nuk do t’i pengojë kurrkush në rrugën për të zënë apo rizënë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Sipas gazetës, ligji ua ndalon kandidimin për deputetë vetëm të dënuarve, e të dyshuarve jo. Shoqëria civile ka thënë se nuk do t’i etiketojë si të korruptuar asnjërin nga politikanët e dyshuar. E, në misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX, kanë treguar se nuk do të përshpejtojnë apo ngadalësojnë procesin e hetimit të zhvilluar ndaj këtyre pretendentëve për të ardhur në institucionet e Kosovës.
Midis emrave që kanë zënë vend në listat e kandidatëve të subjekteve politike për deputetë, ka të dënuar jo shumë moti, ka të tillë, ndaj të cilëve po zhvillohen procese gjyqësore dhe ka që janë nën hetime. Madje, ka bartës listash me këso problemesh, e po kështu një numër i madh sish ndodhen edhe në dhjetëshe të këtyre listave.
Organizata për demokraci, antikorrupsion dhe dinjitet, “Çohu”, shpesh harton raporte që flasin për korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucione. Avni Zogiani, drejtor i organizatës, ka thënë se vetë nuk ka kapacitete për të bërë një “listë të zezë” me emra të njerëzve të inkriminuar që tash po i sheh si kandidatë.
Ai ka treguar arsyet pse nuk mund të ketë një koalicion të organizatave të shoqërisë civile, që do ta bënin një gjë të tillë, e cila aplikohet në shumë vende të botës.
“Në 2007-n ka pasur një koalicion të gjerë të organizatave të shoqërisë civile. Ndërkohë, për një kohë të gjatë është investuar shumë te një numër i madh i organizatave, pikërisht nga aktorët që e kontrollojnë tërë procesin, në mënyrë që të mos kenë qëndrim të ashpër ndaj krimit në politikë”, ka thënë Zogiani. “Sot e kanë një gjuhë krejt tjetër”.
Zogiani ka shprehur qëndrimin se, nëse në nivele të larta të Qeverisë ka njerëz të inkriminuar, shoqëria civile do të duhej të ishte ajo që do t’i përmendte emrat.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close