Publikuar me datën: Tue, Jan 18th, 2011

Targa të përkohshme në vend të atyre serbe

Mitrovicë, 18 janar – Qeveria e Serbisë nuk do të lëshojë më targa të veçanta për makinat e serbëve-kosovarë, e as Policia e Kosovës nuk do të konfiskojë 186 targat e reja, që janë lëshuar në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës. E gjithë kjo është bërë në bazë të një  marrëveshje të pashkruar në mesë të Serbisë, institucioneve ndërkombëtar dhe Qeverisë së Kosovës, kanë thënë burime të “Kohës Ditore” nga institucionet ndërkombëtare, me kusht  të anonimiteti . Qeveria e Serbisë ka informuar institucionet ndërkombëtare në Kosovë se për serbët kosovarë deri më tani ka lëshuar 186 traga të reja, me shenjat e qyteteve të Kosovës ka thënë burimi ndërkombëtar. Sipas tij, Qeveria në Beograd ka theksuar se më nuk do të lëshojë targa për banorët e Kosovës, por ka kërkuar që këto traga të mos konfiskohen nga policia e Kosovës.
Burimi më tej ka specifikuar se policia e Kosovës në veri të Mitrovicës dhe Kosovës nuk do të konfiskojë më këto traga të lëshuar nga Serbia, por në rast se pronarët e këtyre 186 makinave, që posedojnë tragat e reja serbe dalin në jug të Mitrovicës dhe Kosovës,  ato  mund të konfiskohen nga policia. Ky është një
Kompromis, ose marrëveshje e pa shkruar për të zgjidhur për momentin problemin e Targave, ka thënë burimi ndërkombëtar, i cili e ka përmendur se pengesë cpër zabtimin e saj vetë kreun e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës, Bajram Rexhepin, i cili, sipas tij, nuk është duke lëshuar pe në urdhrin e tij për konfiskimin e targave serbe, ka thënë burimi ndërkombëtar për “Koha Ditore”.
Institucionet e Kosovës tashmë kanë filluar lëshimin e targave të përkohshme në të gjitha pikat kufitare të Kosovës,   të cilat janë kundërshtuar ashpër nga strukturat paralele në veri të Mitrovicës. Në të gjitha pikat kufitare që nga e premtja në fakt ka filluar dhënia e targave të përkohshme për makinat e serbëve kosovarë, të cilat janë regjistruar në Serbi e janë të pajisura me targa të qyteteve të Kosovës. Marrësit e targave tëç përkohshme  duhet çdo javë të shkojnë në pikën kufitare për t’i vazhduar regjistrimet e përkohshme, pasi që për momentin kjo është zgjidhja e vetme për t’iu shmangur dënimeve. Lajmin
për lëshimin e përkohëshëm të tragave në pikat kufitare të Kosovës e ka konfirmuar
për mediat serbe edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Sipas tij, targat e përkohshme mund të merren në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, për to nuk duhet të paguhet dhe se afati i tyre është vetëm 5 ditë.
Në anën tjetër i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, ka thënë se ky është një maltretim për qytetarët serbë dhe të tjerët. Ai u ka bërë thirrje banorëve serbë të veriut, që të mos i marrin këto targa të përkohshme, të cilat janë duke u lëshuar nga institucionet e Kosovës.
„Apeloj tek serbët dhe jo shqiptarët që të mos marrin targa të përkohshme dhe të mos maltretohen, sepse kjo është pasojë e një vendimi që ka për qëllim destabilizimin e veriut“, ka thënë Nedelkoviq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close