Takim “sekret” Thaçi-Erdogan

Në kuadër të vizitës njëditore zyrtare në Ankara, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur nga kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në takimin e dy kryeministrave është biseduar për procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe për mbështetjen e Turqisë në rritjen e numrit të njohjeve, për dialogun Kosovë-Serbi, për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e zhvillimit ekonomik, dhe në fushat tjera me interes të përbashkët
Kryeministri Thaçi në takimin e sotëm në Ankara ka marrë mbështetjen e plotë të kryeministrit Erdogan që Turqia do të vazhdojë të ushtrojë ndikimin tek vendet e saj mike për rritjen e numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës. Thaçi e ka njohur homologun e tij turk me procesin e dialogut ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.
Erdogan i ka dhënë mbështetje të plotë Thaçit dhe qeverisë së Kosovës për zhvillimin e këtij dialogu, duke theksuar se kjo është mënyra më e mirë për zgjidhjen e çështjeve praktike mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Shekulli online.
Ndërkohë mediet serbe kanë raportuar për një takim “sekret” pasi nuk dihet se çfarë është biseduar në këtë takim që ka zgjatur rreth dy orë dhe më pas duke i`u shmangur deklaratave për gazetarët.