Takim me aktivistët e lagjes Shaip Kamberi – Tetovë.

Në vazhdën e takimeve me aktivistët, sot zhvillova një takim të përzemërt me aktivistët e lagjes Shaip Kamberi në Tetovë. Në një bisedë të hapur kisha mundësinë të dëgjoja mendime të ndryshme dhe shumë të vlefshme për zhvillimin dhe përparimin e qytetit tonë. Kjo lagje e cila mban edhe emrin e njërit nga figurat më të njohura të historisë dhe sakrificës tetovare, Shaip Kamberit më dha sot edhe një inspirim më shumë se pse duhet të punojmë për një udhëheqje më të mirë e me të drejtë të qytetit tonë. Sepse Tetova jonë meriton ndryshe.