Publikuar me datën: Sat, Apr 16th, 2011

Tahiri: Reciprocitet për lëvizjen

Prishtinë, 16 prill  -Në raundin e tretë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë është hapur tema e lëvizjes së qytetarëve mes dy vendeve. Pala serbe ka propozuar disa zgjidhje që aplikohen mes shteteve që nuk kanë raporte normale. Është përmendur shembulli Maqedoni-Greqi. Ndërkaq, Edita Tahiri ka theksuar se Kosova insiston në zbatimin e reciprocitetit për çdo zgjidhje.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë për Express se pala serbe ka bërë disa propozime për zgjidhjen e këtij problemi.
“Ne i kemi marrë si propozime të tyre dhe do t’i analizojmë dhe në faza të tjera do të japim sigurisht mendimin tonë për to. Mirëpo, është me rëndësi vetë fakti se të dyja vendet duan sa më shpejt të bëhen pjesë të BE-së, atëherë gjithsesi pritet që Serbia të bëjë avancime në kuptim edhe të filozofisë politike për të vënë në praktikë vlerat dhe parimet evropiane”, ka thënë ajo në një prononcim përmes telefonit, pak pas përfundimit të takimit në Bruksel.
“Ne kërkuam që edhe ata të ngriten në nivelin e parimeve evropiane dhe t`i njohin të gjitha dokumentet dhe targat. Me fjalë të tjera, kërkuam parimin e reciprocitetit për lëvizjen e lirë”, tha ajo
Zëvendëskryeministrja zbuloi pjesë nga propozimet serbe për lëvizjen e lirë. “Pala serbe kishte ide, të cilat mundësojnë në një mënyrë lëvizjen e lirë me disa zgjidhje që zakonisht aplikohen për shtetet që nuk janë me marrëdhënie të normalizuara, pra praktikat e ndryshme botërore për këtë çështje. Për shembull, siç është rasti me Maqedoninë dhe Greqinë apo raste të tjera të bashkësisë ndërkombëtare. Ne kemi insistuar dhe mbetemi që për çfarëdo zgjidhjeje të aplikohet parimi i reciprocitetit”, ka thënë ajo. Për shkak të problemeve rreth emrit, kur qytetarët e Maqedonisë hyjnë në territorin e Greqisë, atyre u jepet një dokument nga autoritetet greke, por u lejohet të bartin pasaportën me vete, shkruan Express.  Palët kanë qëndrime të ndryshme edhe lidhur me targat e automjeteve. Kërkesa e palës serbe ka qenë që serbët e Veriut të tolerohen me tabela të tjera. Por, kjo është kundërshtuar nga delegacioni i Kosovës.
“Në takimin e ndërmjetësuar nga britaniku Robert Cooper, është folur edhe për njohjen e diplomave shkollore dhe universitare. Ekipi nga Prishtina ka kërkuar nga pala serbe që të njohë këto dokumente të Republikës së Kosovës. “Për këtë çështje mbeti që në takimin e ardhshëm të bisedohet më gjerë dhe të dëgjojmë çfarë janë idetë dhe propozimet e palës serbe”, ka thënë zëvendëskryeministrja Tahiri.
Gjatë ballafaqimit të tretë në Bruksel, palët janë rikthyer edhe në temat e hapura që kanë mbetur nga takimet e kaluara.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close