Publikuar me datën: Tue, May 8th, 2012

Tahiri: Në arkivat e ish-ushtrisë jugosllave, adresa për të zhdukurit

Në arkivat e ish-ushtrisë jugosllave dhe të mekanizmave tjerë që morën pjesë në luftën e fundit në Kosovë, është adresa e të dhënave për fatin e rreth 1 mijë e 800 personave të pagjetur që prej 13 vjetësh.

Zëvëndëskryeministrja Edita Tahiri, që drejton delegacionin e Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë në Bruksel, thotë për Top Channel se janë të bindur për këtë dhe për këtë arsye ato duhet të hapen.

“Edhe përkundër refuzimeve të palës serbe kemi arritur që ta bindim BE-në që ta përfshijë në axhendën e dialogut. Kemi kërkuar që të hapen arkivat e gjenocidit, përkatësisht arkivat e ish-ushtrisë jugosllave, si dhe të gjithë mekanizmave tjerë që kanë marrë pjesë në operacione luftarake në Kosovë. Ne jemi të bindur se aty është adresa e të dhënave për të pagjeturit, për shqiptarët, të cilëve deri më sot nuk u dihet fati”, shprehet Tahiri.

Çështja e personave të pagjetur, fati i të cilëve nuk dihet për më shumë se një dekadë, është shtruar deri më tani vetëm në një raund bisedimesh në Bruksel dhe atë në majin e vitit të kaluar.

Se çfarë është bërë që nga ajo kohë e deri më tani, më 10 maj, kryenegociatorja e Kosovës do të paraqitet në Kuvendin e Kosovës, në një interpelancë, ku do të raportojë para deputetëve me kërkesë të tyre.

Tahiri kujton se para një viti pala serbe nuk kishte treguar gatishmëri për të bashkëpunuar, prandaj për këtë arsye është kërkuar që Bashkimi Europian të ketë rol udhëheqës dhe garantues në këtë proces: “Reagimi i  Stefanoviqit nuk ka dalluar nga reagimi i politikës zyrtare të Serbisë, të cilët ende nuk kanë treguar gatishmëri të ballafaqohen me përgjegjësinë që e kanë si shtet që ka bërë 4 luftëra agresore në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe që është bërë një gjenocid i paparë në Kosovë. Kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar që BE të angazhohet drejtpërdrejt”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close