
Gjatë qëndrimit dje në Mitrovicë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u ka thënë strukturave të PDK-së në këtë qytet se Banka Islamike i ka akorduar Kosovës 60 milionë dollarë me dedikim për ndërtimin e autostradës nga Prishtina në Mitrovicë. “Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bankën Islamike për një kredi prej 60 milion dollarësh, të cilat do të investohen në autostradën Mitrovicë-Prishtinë”, cituan mediet kryeministrin të ketë deklaruar dje në qytetin buzë Ibrit. Siç dihet, Autostrada “Ibrahim Rugova”, që sipas projektit të parë duhet të shtrihet nga Vërmica në Merdar, shmangte Mitrovicën, si njërin nga qytetet e rëndësishme të vendit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar vizitën e tij zyrtare në Bullgari me takimin që ka zhvilluar sot në Sofje me homologun e tij, Kryeministrin e Bullgarisë, Marin Raykov, si dhe More...