Publikuar me datën: Tue, Jun 22nd, 2010

Tadiqi ndalon hulumtimin e varrezës masive në Rashkë

Beograd, 22 qershor – Presidenti i Serbisë, Borisë Tadiq, ia ka ndaluar prokurorisë së shtetit të tij që të hulumtojë varrezat masive në shtetin e tij. Prokuroria për Krime të Luftës e Serbisë nuk e pohon, por as mohon një gjë të tillë, raporton KTV-ja. Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës nuk di asgjë për punët që po bëhen në Rashkë, ndërsa EULEX-i thotë se është në pritje të hapit tjetër të Beogradit. 
Duket se Prokuroria e Serbisë ka rënë në bela me Presidencën e shtetit të saj.  Ditë me herët, mediat në rajon kishin raportuar se personalisht presidenti Boris Tadiq ka kërkuar që të ndërpriten hulumtimet për gjetjen e varrezave masive në territorin e Serbisë. Ky institucion as s’e pranon dhe as s’e mohon një gjë të tillë. Një zëdhënëse e Prokurorisë serbe, i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se nuk dëshiron të komentojë për këtë çështje.
Madje, ajo, ka thënë se nuk e di se kur mund të hapet varreza masive në Rashkë, e cila ishte proklamuar aq shumë nga vetë prokuroria.
E, institucioni i vetëm që është bashkë me Prokurorinë serbe në këtë proces, EULEX-i, thotë se është në pritje të hapit tjetër të Beogradit.
Nëpërmjet postës elektronike, EULEX-i ka bërë të ditur se çështje tash është në duart e gjyqtarit të procedurës paraprake dhe të Odës së Veçantë për Krime të Luftës në Gjykatën e Qarkut në Beograd për të vendosur nëse do të fillojë një hetim në këtë vend. Duke theksuar se rasti i Rashkës për EULEX-in është shumë i rëndësishëm dhe inkurajojnë autoritetet që të veprojnë sa më shpejtë që të jetë e mundshme për të gjetur të vërtetën.  Në këtë përgjigje, mision i BE-së për sundim të ligjit, potencon se  institucionet e Kosovës dhe familjarët e të zhdukurve janë të informuar rreth këtyre zhvillimeve.
Megjithëkëtë, Qeveria e Kosovë vazhdon që të deklarohet se është më e painformuara në lidhje me këtë varrezë masive në Serbi.
Kryetari i Komisionit qeveritarë për të pagjeturit, Prenk Gjeta, ka thënë se nuk ka informacione për ecurinë e hetimeve në varrezën e mundshme në Rudnicë të Rashkës, edhe pse informacioni për ekzistimin e saj kishte dalë nga ky komision. Por qeveritarët kosovarë e kanë pritur një ndërhyrje të tillë politike të Beogradit, ngase, siç shprehet Gjetaj, edhe deklarimi i mëhershëm i prokurorisë serbe për varrezën ka qenë veç mediatik.  Në takimin e fundit të grupeve punuese për të pagjeturit, i cili është mbajtur më 26 të muajit të kaluar, palët ishin pajtuar për të pasur më shumë informacione të ndërsjella.  Sidoqoftë, më 9 maj, Prokuroria për Krime të Luftës e Serbisë, më saktësisht zëvendësprokurori serb për Krime të Luftës, Bruno Vekariq, pranoi se në Rudnicë ndodhen trupat e 250 shqiptarëve. Ndërkaq, dhjetë ditë më vonë, Prokuroria dha urdhërin për nisjen e procedurave ligjore për hapjen e varrezës masive në Rashkë të Serbisë.  Me këtë rast, ai i kishte propozuar gjykatësit hetues që hetimet të kryhen në prani të përfaqësuesve nga EULEX-i, Prokurorisë për Krime të Luftës, Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Komisionit për personat e zhdukur nga Qeveria e Serbisë dhe Grupit punuese për personat e zhdukur nga Prishtina.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close