Publikuar me datën: Sat, Nov 7th, 2015

Tadiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka zyrtarizuar sot gjatë ditës koalicionin me Partinë Liberal Demokratike të Çedomir Jovanoviqit. Qëllimi i kësaj aleance politike, siç thanë ata, është t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Ata kanë thënë se në planprogramin e tyre do të kenë orientimin evropian, bisedimet me NATO-n, përgjigjen për çështjen e Kosovës, marrëdhëniet me Bosnjën dhe Hercegovinën, e çështje të tjera.

Në fjalën e tij, Tadiq ka thënë se qeveria aktuale, edhe pse de jure nuk e ka njohur Kosovën, de fakto e ka bërë një gjë të tillë, ndërsa ka theksuar se gjendja ka ndryshuar pas Marrëveshjes së Brukselit.

“A do të bëhet Kosova shtet i pavarur përmes kësaj politike? Me siguri se po, pavarësisht asaj se çfarë do Serbia, sepse numri i shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Kosovën është më i madh se gjysma e anëtarësisë së plotë [të OKB-së]”, ka thënë Tadiq, transmeton Koha.net.

Ish-presidenti serb ka thënë gjithashtu se situata pas marrëveshjes së Brukselit ka ndryshuar pasi që, sipas tij, me atë marrëveshje nënkuptohet se sistemi i drejtësisë në Kosovë funksionin në tërë territorin.

Tadiq ka potencuar se çështje e koalicionit SDS-LPD nuk do të jetë pranimi ose jo i pavarësisë së Kosovës, por do të luftojë për interesat minimale kombëtare në Kosovë, pa parulla demagogjike dhe pa politika të pamenduara e luftarake.

Ai ka folur edhe në lidhje me “luftën” e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, që është pranimi i Kosovës në UNESCO, duke thënë se gjatë arritjes së marrëveshjes së Brukselit, nuk janë përmendur çështjet e identitetit dhe për këtë arsye, siç ka thënë Tadiq, sot ekziston problemi i UNESCO-s.

“Tani identiteti duhet të mbrohet me mjete diplomatike, përmes diplomacisë kulturore”, ka thënë Tadiq.

Kurse lideri i LDP-së, Çedomir Jovanoviq ka thënë para gazetarëve se pavarësia e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë në platformën e tij politike, por ka theksuar se ndryshimi i Serbisë duhet të bëhet edhe përmes ndryshimit të qëndrimit karshi Kosovës.

Duke përmendur se Kosova është e pranuar nga mbi 100 shtete të OKB-së, është e pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar e, Jovanoviq ka thënë se Serbia duhet t’i pranojë edhe disa të vërteta të hidhura, n

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close