Publikuar me datën: Fri, Mar 18th, 2011

Tadiq e do pajtimin pa njohjen e Kosovës

Beograd, 18 mars – Zgjidhja e konflikti historik serbo-shqiptar duhet të gjendet në atë mënyrë që njëra palë të i fitojë të gjitha e tjetra t’i humbë të gjitha, është shprehur presidenti i Serbisë Boris Tadiq në një interviste mbrëmë për TV Klan Kosova.
Ai ka thënë se zgjidhja nuk mund të jetë skenar sipas të cilit Serbia do të njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës.
Tadiq në intervistën këtë TV shfaqi shpresën se pas fazës fillestare të dialogut ndërmjet përfaqësuesve të Beogradit e Prishtinës, përkatësisht të gjetjes së zgjidhjeve për disa çështje teknik do të fillojë edhe zgjidha thelbësore e konfliktit historik.
Marrëveshja historike e shqiptarëve me serbët duhet të legalizohet me pranimin nga shqiptarët dhe serbët. Përfaqësuesit e popujve nuk mund të arrijnë marrëveshje që nuk do të pranoheshin nga popujt e tyre. “Kjo nuk do të thotë se përfaqësuesit legjitimë të popujve nuk mund të shfaqin me guxim ide e zgjidhje që nuk janë aq të dukshme për të gjithë përfaqësuesit e popujve, por që në fund mund të jenë të pranueshme me referendum ose me deklarim të popullit”, ka thënë Tadiq.
Tadiq ka theksuar se në këtë moment nuk do të ishte e dobishme të dilet me propozime konkrete, porse ka shuam modele që janë zbatuar në të kaluarën, madhe edhe mundësi që të dy palët të gjejnë ndonjë model krejtësisht të ri për zgjidhjen e problemeve.
“Në këtë moment nuk është e arsyeshme e as urtësi të dilet me propozime konkrete mbi zgjidhjen politike, meqë kjo zgjidhe pastaj nuk do të arrihej, dhe konsideroj se është punë më e mençur që në këtë moment t’iu hyhet çështjeve teknike dhe zgjidhjes së problemeve jashtë rrafshit politik”, është shprehur Tadiq dhe ka shtuar se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë duke ofruar zgjidhej por kur për këtë të vijë koha.
Ai ka theksuar se në kërkim të zgjidhjes së problemit të Kosovës nuk mund të hiqet dorë nga mbrojta e vullnetit dhe e interesit të serbëve në Kosovë të cilët nuk dëshirojnë të integrohen në shtetin e shpallur njëanshëm të Kosovës.
“Nuk mund të gjurmoj zgjidhje praktike e të mos marrë parasysh realitete që ekzistojnë. Sepse sikur të mohoja mendimin e serbëve në Kosovë do të sillesha si Milosheviqi i cili kishte mohuar mendimin e shqiptarëve para se të ndodhte konflikti, të cilët edhe para konfliktit nuk dëshironin të jetonin nën çatinë sovrane të Serbisë;, ka thënë Tadiq.
Duke iu përgjigjur pyetjes pse nuk u ka kërkuar falje shqiptarëve në Kosovë për krimet që iu janë bërë gjatë sundimit të Slobodan Milosheviqit , presidenti serb Tadiq tha se kërkimfaljes duhet t’i paraprijë ballafaqimi me kremte në të dy anët.
“Po bëhen hetime serioze për krimet edhe në njërën e edhe në anën tjetër. Fjalët e kërkimfjales dhe duhet të jenë pjesë e procesit politike dhe duhet të kenë një qëllim. Ky qëllim është pajtimi. Do të vijmë në fund në këtë  pikë, por në ndërkohë është e nevojshme të bëhen hetime për të gjitha që kanë ndodhur dhe të bëhen procese gjyqësore që na çojnë në gjendjen e sundim të ligjit”, është shprehur Tadiq.
Duke rikujtuar se gjatë më shuam se një shekulli konflikti serbo-shqiptar në Kosovë, kanë ndodhur gjithmonë që ai që ishte në pushtet vinte në veprim forcën, Tadiq ka thënë se ka vazhdimësi e dhunës duhet të marrë fund.
“ Konsideroj se një politikë e tillë momentalisht duhet të zhduket dhe se të gjitha krimet duhet të individualizohen dhe të gjithë ata që i kanë bërë të ndëshkohen. Ka rëndësi vendimtare që të gjitha krimet të hetohen dhe jo vetëm disa nga njëra anë dhe jo vetëm krimet e nj lloji politikanësh ose pjesëmarrësve në ato zhvillime, këtë mënyrë mund ët pajtohemi dhe të sigurojmë që njerëzi të jetojnë më mirë, ka than Tadiq.
Kryetari serb ka thanë se integrimet evropiane janë parakusht i zgjidhjes së qëndrueshme konfrontimeve dhe të tensioneve në Ballkanin Perëndimr, porse hyrja në BE nuk është ilaç i të gjithave, kështu që Beogradi e Prishtina disa probleme duhet t’i zgjidhen vetë.
I pyetur nëse do të ndodhë ndonjëherë njohja e pavarësië së Kosovës nga Serbia, Tadiq ishte i prerë: “Kjo nuk do të ndodhë kurrë!”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close