Publikuar me datën: Thu, Feb 3rd, 2011

Tadiq, as Marty s’e lëkundin EULEX-in nga misioni në Kosovë

Prishtinë, 3 shkurt – Bashkimi Evropian nuk e ka ndërmend që për shkak të kritikave të presidentit serb, Boris Tadiq, apo atyre të Dick Martyt, të heqë dorë nga misioni i vet në Kosovë, EULEX. Burimet në Bruksel i kanë thënë “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti se Këshilli Evropian është i bindur se EULEX-i është mekanizmi, i cili duhet të hetojë akuzat për përfshirjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së në trafikim organesh, të bëra nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty.
“EULEX-i ka kapacitetin dhe mundësinë që të hetoje këto akuza. Hetimi tashmë ka filluar, ndërkaq ne e kemi ftuar zotin Marty që të bashkëpunojë më misionin. Edhe kontaktet me zotin Marty kanë filluar”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar i BE-së.
Sipas këtyre burimeve, Këshilli Evropian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, janë të bindur se EULEX-i ka kapacitetet, por në rast nevoje nuk përjashtohet mundësia që të dërgohen edhe më shumë hetues në EULEX.
Fillimisht presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, e pastaj edhe raportuesi i Këshilli të Evropës, Dick Marty, kanë shprehur dilemat e tyre rreth mundësisë që ka EULEX-i për t’i hetuar krimet e pretenduara në raportin e Martyt.
Zyrtarët e Këshillit Evropian kanë ngurruar që të përgjigjen zyrtarisht rreth dyshimeve që kanë vënë mbi profesionalizmin e EULEX-it presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, por edhe vetë raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pati bërë thirrje për hetim të akuzave të Martyt, nga një mekanizëm që ka adresë dhe përgjegjësi ndërkombëtare.
Sipas tij, asnjë institucion aktual nuk ka mandat që të hetojë akuzat e bëra në raportin e Martyt.
“Asnjë institucion ekzistues nuk ka vetvetiu mandat ose juridiksion që të bëjë një hetim serioz kriminal. Kjo duhet të sqarohet sikurse e bën të qartë rezoluta e djeshme. Në pikëpamjen tonë ata që do t`i bëjnë hetimet e ardhshme duhet t`i raportojnë një autoriteti të vetëm. Nuk mund të ketë vonesa për identifikimin ose krijimin e një trupi të tillë. Kjo është bërë më parë në raste”, pati thënë Tadiq, duke aluduar në mekanizma që kanë ekzistuar më herët, siç është Tribunali i Hagës.
Një ditë më vonë, mekanizëm të veçantë ka kërkuar edhe vetë raportuesi i KE-së, Marty, duke thënë se nuk i beson mundësisë së EULEX-it për të mbrojtur dëshmitarët. Senatori zviceran madje ka përmendur edhe përvojat e funksionimit të UNMIK-ut si argument për të mos u besuar institucioneve ndërkombëtare që funksionojnë në Kosovë.
Sidoqoftë, kërkesat e Martyt dhe të Tadiqit duket se nuk do të përfillen nga Bashkimi Evropian.
Ditë më parë edhe vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ka deklaruar se EULEX-i është mekanizmi që do të bëjë hetimet.
Dyshimet e institucioneve të Serbisë për EULEX-in i ka ritheksuar prokurori për krime lufte në Serbi, Vladimir Vukçeviq. Ai ka bërë thirrje që hetimet për trafikim organesh nga ish-pjesëtarë të UÇK-së të drejtohen nga një prokuror i pavarur. “Besoj se qëndrimi i organizatës “Human Rights Watch” dhe i Dick Martyt për të pasur një prokuror të pavarur është ndoshta zgjidhja më e mirë”, ka thënë për mediet serbe Vukçeviq.
Ish-kryeprokurori i Zvicrës, Dick Marty, ka publikuar një raport për Këshillin e Evropës ku akuzon ish-krerët e UÇK-së për transplantim ilegal të organeve të serbëve të kidnapuar, dhe ia jep një prapavijë kriminale Qeverisë së Kosovës. Këshilli i Evropës është institucion që merret me të drejtat e njeriut dhe nuk ka lidhje me Bashkimin Evropian. Institucioni që vendos për BE-në është Këshilli Evropian. Në të përfaqësohen vetëm shtetet anëtare të BE-së.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close