Publikuar me datën: Thu, Nov 18th, 2010

Surroi: Kosovarët tani flasin më lirshëm për problemet jetësore

Bruksel, 18 nëntor – Kosovarët nuk janë bërë pesimistë të mëdhenj, por optimizmi i tyre është duke u venitur dukshëm dhe shpejtë. Këtë e ka konstatuar edhe hulumtimi i fundit i organizatës së mirënjohur “Gallup Europe”, i cili për herë të parë publikut i është prezantuar në Bruksel, të mërkurën.
Rezultatet e këtij hulumtimi “Koha Ditore” i ka botuar në numrin e djeshëm, ndërsa aty shihet një rritje e madhe e kosovarëve që thonë se e kanë të vështirë të mbijetojnë me të ardhurat e tyre ndërsa është rritur edhe mosbesimi ndaj Qeverisë e sidomos ndaj sistemit gjyqësor në Kosovë. Raporti përfshin edhe qëndrimet e qytetarëve në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, ndërsa Kosova shihet si vendi ku rritja e shqetësimeve të qytetarëve është më e shpejta.
Në prezantimin e këtyre rezultateve dhe në debatin e organizuar me këtë rast kanë marrë pjesë edhe Veton Surroi, nga Klubli i Politikës së Jashtme nga Kosova, Eduard Kukan, shef i delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian dhe folës të tjerë.
Duke i komentuar ndryshimet e shpejta në qëndrimet e kosovarëve, Veton Surroi ka thënë se “Pavarësia tashmë është vendosur, ka kaluar muaj i mjaltit dhe qytetarët e Kosovës ndihen më të shlirë për të shprehur mendimet e tyre dhe shqetësimet për jetën e përditshme dhe nuk frikohen të flasin me frikën se mund ta dëmtojnë pavarësinë”. Edhe Eduard Kukan tha se pajtohet me këtë konstatim dhe se “festa e pavarësisë tash ka kaluar dhe njerëzit merren me problemet e jetës së përditshme”.
Ndonëse optimizmi i kosovarëve dukshëm është zvogëluar, ai ndër kosovarët është më i lartë sesa te kroatët për shembull, edhe pse kroatët kanë standard shumë më të lartë dhe janë në prag të anëtarësimit në BE. Surroi e shpjegoi këtë duke thënë se “kroatët shprehen sikur një popull i një shteti të zhvilluar, ndërsa kosovarët jetojnë kontekstin e tyre të pasluftës dhe kur e krahasojnë të kaluarën natyrisht se mendojnë se është më mirë sesa që ka qenë”.
Surroi si element të rëndësishëm përmendi faktin se ndër kosovarët nuk është zvogëluar mbështetja për Bashkimin Evropian as për pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare.
Eduard Kukan, nga Parlamenti Evropian, nënvizoi se Kosova ka kaluar një fazë të vështirë dhe tash duhet të shfrytëzohet një përparësi që ka Kosova, një rini vitale që ai ka pasur rast ta shihte në takimet e shumta që ka pasur në Kosovë apo në Parlamentin Evropian me delegacione nga Kosova. “Ata janë të arsimuar, flasin mirë gjuhë të huaj, kuptojnë vlerat evropiane”, tha Kukan duke nënvizuar se Kosova duhet të vazhdojë të ketë mendim pozitiv për BE-në.
Të pranishmit në prezantimin e këtyre rezultateve ishin shumë kuriozë të dëgjonin mendimet e diskutuesve lidhur me rritjen e mbështetjes për “Shqipërinë e madhe” që sipas hulumtimeve të “Gallupit” ka rritje ndër shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni, por jo vetëm në Shqipëri. Surroi tha se ndër kosovarët kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak të heqjes së vizave për shtetasit e Shqipërisë, por edhe për shkak të dëshirës për të dalë nga realiteti i tashëm në të cilin gjendet Kosova. Surroi përsëriti se kosovarët po ashtu janë edhe mbështetësit më të mëdhenj të Bashkimit Evropian në rajon. Surroi tha se për herë të parë në zgjedhjet në Kosovë, me gjasë edhe në Parlamentin e ardhshëm, do të ketë një forcë politike, “Vetëvendosja”, e cila bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e ka si qëllim, dhe mbetet të shihet se sa do të ketë mbështetje për platformën e kësaj force.
Ndër gjetjet më shqetësuese për BE-në në këtë raport është fakti se shumica e kroatëve do të votonin kundër hyrjes së vendit të tyre në BE, nëse tash do të zhvillohej referendumi. Kroacia është i vetmi vend i rajonit që ka perspektivë reale që shpejt të hyjë në BE dhe vitin që vjen do të zhvillohet referendumi për këtë. Në këtë moment vetëm 25 për qind e kroatëve mendojnë se anëtarësimi në BE është diçka e mirë. Në anën tjetër, ekstrem në rajon janë kosovarët, të cilët me 87 për qind mendojnë se është mirë të jesh në BE, duke qenë kështu mbështetësit më të mëdhënj të BE-së në rajon. Robert Manchin, nga “Gallup Europe” e komenton këtë si me fjalët se “sa më larg të jesh nga BE-ja, më shumë i beson”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close