Publikuar me datën: Wed, Dec 15th, 2010

Sundimi i ligjit kundrejt regjimit arbitrar!

Parimi i sundimit të ligjit ka rrënjët e tij qysh në Anglinë Mesjetare, me ç’rast që në vitin 1066 William the Conqueror ( Uilliam Pushtuesi ), kishte vendosur një pushtet qendrorë. Përskaj faktit që vendosi pushtetin qendrorë, atë legjislativ dhe gjyqësorë, ai vetvetiu nuk qëndroi mbi ligjin, por pikërisht ligji ishte që e bëri atë mbret. Si baza të zhvillimit të mëtutjeshëm evulutiv të sundimit të së drejtës dhe shtetit ligjorë ishin Magna Charta Libertatum (1215) dhe Habeas Corpus Act ( 1679 ). Që të funksionojë shteti ligjorë doemos duhet të vlejë  parimi thmelorë i ndarjes së pushtetit, në atë ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësorë, ku çdo njëra do të ushtronte pushtetin në mënyrë të pavarur, duke mos u përzier në punët dhe veprimtaritë e pushtetit tjetër. Me fjalë të tjera me nocionin shtet ligjorë duhet nënkuptuar të gjitha parimet dhe mënyrat procedurale të ushtrimit të pushtetit, të cilat garantojnë liritë e individit dhe mundësojnë pjesmarjen e të njejtit në jetën politike. Duke analizuar me shum kujdes organizimin shtetërorë dhe sistemin politik në Maqedoni, assesi s’mund të nxiret konstatim i qartë dhe përkufizues se për çfar regullimi shtetërorë bëhet fjalë, pos vlerësimit se i njejti përmban elemente nga të gjitha trajtat e regjimeve politike, me dominim absolut të regjimeve jo të dëshiruara dhe tash më që numërohen në gishta në mbarë globin e që Zimbabve është njëri ndër ato shtete. Pra bëhet fjalë për dominim të elemnteve  të regjimit të aristokracisë, monakrkisë, oligarkisë dhe tiranisë si sitem më i vrazhdë i ushtrimit të pushtetit, gjegjësisht i sundimit të dhunshëm. Elementet bazë që shoqërojnë shtetin ligjorë janë; kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia para ligjit, liritë dhe të drejtat e njeriut, liria e mendimit dhe shprehjes së lirë, gjyqësi e pavarur, e të tjera parime mbi të cilat mbështet shteti ligjorë. E kundërta e sundimit ligjorë është sundimi arbitrar, në të cilin parimet e lartëpërmendura nuk vlejnë, dhe nëse vlejnë ata kanë përkufizime dhe kontroll të skajshëm, dhe çdo vendim sillet në mënyrë arbitrare. Më pastaj nuk mund të përkufizohen edhe trajtat rreth asaj se a është me të vërtetë sistem parlamentar, ku roli kryesorë bie mbi Parlamentin, apo është i përzier, vërtetë s’mund të deshifrohet, dhe kjo ndodh nga shkaku i shkeljes së parimit kryesorë atë të ndarjes së pushtetit. Me siguri vetëm mund të konstatojmë, se ky rregullim nuk ka trajta të sistemit prezidencial, pasi faktikisht Maqedonia s’ka president. Në demokracitë parlamentare roli i Kuvendit përskaj sjelljes dhe miratimit të ligjeve, është edhe ai i kontrollit të ekzekutivit, e që do të arriheshte ,,checks and balance,,.Ky mekanizëm i kontrollit në përbërjen aktuale qeverisëse, leje që nuk ekziston por tash më është evidente se pikërisht Kuvendi kontrollohet nga ekzekutivi, dhe ky fenomen qartë shihet se gjithçka në Kuvend ndodh si refleks i ndikimit të Qeverisë. Madje të zgjedhurit e kësaj përbërje qeveritare edhe mburen më këtë, se gjithçka funksionon sipas tekeve dhe dëshirës së tyre dhe se asgjë s’mund ti pengon në synimet e tyre. Forma e ushtrimit arbitrar të ekzekutivit vërehet në të gjitha sferat e mundshme, dhe niveleve te ndryshme. Ushtruesit e pushtetit ekzekutiv marin të drejtën e komentimit të akteve gjyqësorë, që është e patolerueshme dhe vetvetiu përbën shkelje të rrëndë.Në këtë amulli dhe në raste të caktuara vihet në pikëpyetje parimi universal i gjyqësisë ai i prezumimit të pafajësisë e që nënkupton se një person nuk mund të shpallet fajtor përderisa për të njejtin nuk ka vendim të plotfuqishëm gjyqësorë. Ndërhyrja e pushtetit Qendrorë vërehet edhe ndaj pushtetil lokal, rast eklatant i kësaj ndërhyrje paraqet projekti ,,Shkupi 2014,, me ç’rast kemi një përzierje të kompetencave të pushteteve, edhe përkundër faktit që ekzistojnë ligje të caktuara që rregullojnë këtë materje, ndërhyrja ndodhë edhe përkundër faktit që Qeveria zotohet dhe lëvdrohet në zbatimin e procesit të decentralizimit, që assesi ti shihet fundi. E rëndësishmë eshtë të theksohet edhe ndarja e financave për Komunat përkatëse, edhe përkundër ekzistimit të ligjit për finansim të vetëqeverisjes vendore, dhe metodologjive përcjellëse që regullojnë natyrën e ndarjes së mjeteve financiare për komunat gjegjëse. Kjo ndërhyrje e ekzekutivit së fundi i kaloi edhe përmasat e politikës së brendshme dhe doli jashtë kufijve të shtetit edhe pikërisht në zemrën e demokracisë europiane, pra në Bruksel, me paraqitje amatoreske dhe fyese për një shtet aspirant për tu integruar në strukturat euro-atlantike. Edhe pse prezenca ishte e delegacioneve parlamentare ajo paraqitje ishte e influencuar dhe e ndikuar nga ekzekutivi, dhe për këtë të gjithë pajtohemi , besoj! .

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close