Publikuar me datën: Wed, Dec 8th, 2010

Strukturat e Beogradit kërcënojnë serbët kundër zgjedhjeve në Kosovë

Mitrovicë, 8 dhjetor – Strukturat paralele të Serbisë, që veprojnë legalisht në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës, kanë ndërmarrë një fushatë të hapur kundër zgjedhjeve të 12 dhjetorit në vendin tonë. Veriu i Mitrovicës dhe i Kosovës të mërkurën ka gdhirë i ‘dekoruar’ me këto postere, që thërrasin kundër daljes së qytetarëve serbë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, që do të mbahen për parlamentin e Kosovës.
„Jo zgjedhjeve shqiptare“ , „Jo zgjedhjeve të një shteti të rrejshëm Kosovë“, „Bojkotoni zgjedhjet e shqiptarëve“ etj, janë disa nga thirrjet që përmbajnë këto postere.
Burime nga veriu i Mitrovicës dhe i Kosovës kanë theksuar se këto postere në veri i kanë vendosur njerëz të Partisë Demokratike të Serbisë e Vojisllav Koshtunicës, e cila në Kosovë udhëhiqet nga ekstremisti Marko Jakshiq, si dhe Këshilli Nacional Serb për veriun e Kosovës, i Millan Ivanoviqit. Sipas burimeve, këto dy oraganizma si dhe MUP-i i Serbisë, në krye me Gjorgje Dragoviqin, është duke ushtruar presion mbi qytetarët serbë të veriut të Kosovës dhe të Mitrovicës që të mos dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Më tej burimi ka shtuar se MUP-i, KNS-ja dhe DSS-ja janë duke kërcënuar hapur bashkëkombësit e tyre, duke i cilësuar ata që dalin në zgjedhje tradhtarë, ndërsa MUP-i i Serbisë madje i ka kërcënuar me jetë serbet që do të marrin guxim të dalin në këto zgjedhje. Kjo strukturë e pushtetit të Beogradit, e infiltruar në Kosovë,  u ka bërë thirrje policëve të Kosovës që të mos sigurojnë kutit e votimeve.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close