Publikuar me datën: Mon, Jun 7th, 2010

Strategjinë për veriun “e paralizojnë” zgjedhjet e Beogradit

Prishtinë, 6 qershor – Opozita dhe analistë në Kosovë thonë se me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në veri të Mitrovicës, strategjia për integrimin e kësaj pjese ka dështuar. Por, këto pohime hidhen poshtë nga ICO-ja, e cila bashkë me Qeverinë, ka hartuar strategjinë për ta kthyer veriun në sistemin kosovar, raporton nga Prishtina Radio Evropa e Lirë.

Skepticizmi për zbatimin e strategjisë, që synon kthimin e autoritetit të Prishtinës në veri, është rritur në mesin e opozitës, por edhe të analistëve, pas mbajtjes së zgjedhjeve serbe paralele në Mitrovicë.

Mendimi se pas zgjedhjeve serbe, strategjia mund të quhet e vdekur, nuk është i pranishëm vetëm te disa analistë kosovarë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, thotë se deri tash, përveç deklaratave politike, nuk është parë asnjë hap konkret, që do të dëshmonte të kundërtën.

“Tash mund të thuhet se në veçanti, pas mbajtjes së zgjedhjeve serbe në atë pjesë të vendit, as që ekziston një strategji e tillë, përndryshe po të ekzistonte ajo, do të futej në veprim, sepse jemi në muajin e gjashtë dhe nuk kemi asnjë veprim konkret, përmes të cilit do të pretendohej të realizohej, apo implementohej një strategji e tillë”, thotë Makolli.

Por, këto pretendime hidhen poshtë nga Zyra Civile Ndërkombëtare, e cila është bashkë-hartuese e strategjisë.

“Nuk mendoj se është vlerësim korrekt të thuhet se qasja e përgjithshme për integrimin e veriut ka marrë fund. Në të vërtetë, ekipi përgatitor komunal po vazhdon punën e vet, po i afrohet fundit të fazës së trajnimit. E di që Qeveria e Kosovës ka plan për të hapur një zyrë, që do të ofrojë shërbime për njerëzit, të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës”.

“Unë mendoj se tashmë kemi progres konkret, kemi arritje konkrete dhe do ketë edhe më tej. Ka qenë gjithnjë e qartë se do të jetë një qasje graduale, se progresi do të jetë i bazuar nga ajo se sa do të pranohemi nga banorët lokalë”, deklaron zëdhënësi i ICO-s, Andy McGuffie

Por, në të vërtetë nuk është vetëm Qeveria e Kosovës ajo që merr kritika për moszbatimin e strategjisë, e cila u publikua në fillim të këtij viti.

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, kritikon praninë ndërkombëtare se i mungon gatishmëria për t’u përballur me strukturat paralele serbe, të cilat e kanë pushtetin në veri.

“Prania civile ndërkombëtare në Kosovë nuk po arrin që të gjejë një mënyrë të zhbllokimit të asaj gjendjeje atje dhe të eliminimit të strukturave të Serbisë dhe vendosjen e strukturave të Kosovës”, thekson Makolli.

Në kohën kur u promovua nga Qeveria dhe ICO-ja, për zbatimin e strategjisë qenë vënë edhe disa afate kohore. Një nga ta, që konsiderohej edhe si më i rëndësishmi, shpallja e zgjedhjeve lokale për komunën e re të Mitrovicës, u shkel menjëherë.

Këto zgjedhje qenë paraparë të mbaheshin në vjeshtë të këtij viti, por vetë ministri i Pushtetit Lokal hedh poshtë këtë mundësi, duke thënë se duhet pjekur kushtet para se të shpallen ato.

Megjithatë, për Andy McGuffie, shkelja e afateve kohore për zbatimin e strategjisë, nuk ka ndonjë rëndësi përballë synimit kryesor – shtrirja e sundimit të ligjit në veri.

“Mbase do të marrë më shumë kohë në veri të Kosovës që të shihen përfitimet e kësaj strategjie, por ne besojmë se do ta arrijmë. Gjithmonë kemi thënë se do të kemi qasje graduale dhe për ne qëndrueshmëria është më e rëndësishme, sesa arritja e afateve kohore”, thekson McGuffie.

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës thonë se, as Qeveria, e as ICO-ja nuk e kanë menduar mirë strategjinë që do ta kthente njëherë e përgjithmonë veriun në sistemin unik kosovar.

Kjo, për arsye se siç thonë, nuk u përcaktuan qartë mekanizmat e sigurisë, që do të ndihmonin zbatimin e kësaj strategjie, në atë pjesë ku Prishtina, nuk arriti të shtrijë pushtetin tash 11 vjet.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close