Publikuar me datën: Thu, Jan 6th, 2011

Strategjia për veriun, vetëm në letër

Prishtinë, 6 janar –  Gazeta Koha Ditore, në një vështrim analitik planit të hartuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare në konsultim me Qeverinë e Kosovës dhe shtetet e Quintit, që kishte për qëllim integrimin e veriut dhe instalimin e autoritetit të institucioneve të Kosovës në atë pjesë të vendit,  konstaton se Strategjia për veriun ka dështuar të japë ndonjë rezultat dhe nuk ka arritur të zbatohet një vit pas publikimit.
Sipas gazetës, Strategjia për veriun e Kosovës mbetet vetëm një dokument në letër edhe një vit pas publikimit të saj. Plani i hartuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare në konsultim me Qeverinë e Kosovës dhe shtetet e Quintit kishte për qëllim integrimin e veriut dhe instalimin e autoritetit të institucioneve të Kosovës në atë pjesë të vendit, por ka dështuar të japë ndonjë rezultat.
Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës deklarojnë se veprimet e tyre janë të bazuara në këtë Strategji dhe ritheksojnë se nuk kanë hequr dorë nga ajo.
Qeveria ka emëruar një koordinator për zbatimin e Strategjisë dhe ka krijuar një zyrë për këtë çështje, por ka dështuar t’i krijojë grupet punese që do të merreshin me zbatimin e saj. Nuk është ndarë as buxheti i veçantë që do ta mundësonte zbatimin e Strategjisë dhe nuk është ndalur dhe nuk është mbyllur Zyra e UNMIK-ut në veri (UAM).
Bashkësia ndërkombëtare, nga ana tjetër, ka arritur ta hapë të ashtuquajturën “shtëpia e BE-së” në veri dhe të shtojë praninë e EULEX-it, por nuk i ka luftuar strukturat paralele të Serbisë, nuk është funksionalizuar gjykata dhe nuk është rritur sundimi i ligjit në atë pjesë të Kosovës.
E tërë e arritura është krijimi i një zyre lokale që u ofron dokumente të Republikës së Kosovës qytetarëve të interesuar, ndërsa ICO-ja ka bërë edhe një ekip, i cili po punon në krijimin e komunës së re në veri të Mitrovicës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close