Publikuar me datën: Thu, Aug 25th, 2011

Stojanoviqi Beogradit: Mos po e doni Thaçin për ministër?

Graçanicë, 25 gusht – Kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq ka akuzuar lidershipin dhe institucionet në Serbi për qasje jokonstruktive ndaj serbëve në Kosovë. Për gazetën “Vesti” të Beogradit, ai tha se Serbia po e shfrytëzon Kosovën për konsum politik, ndërsa investimet në Kosovë i bën në adresë të gabuar, kryesisht tek njerëzit që nuk jetojnë në Kosovë.

Ai vlerësoi se serbët e Kosovës e shohin Beogradin si nënë të tyre dhe pa të nuk mund të ekzistojnë. Megjithatë, Stojanoviqi paralajmëroi se sjellja e pushtetit në Serbi nuk do të sjellë asgjë të mirë, për faktin se “ata paguajnë pa kontroll njerëzit (serbë kosovarë) që nuk jetojnë në Kosovë…”.

Sipas tij, nuk mund të jetë tradhtar i popullit të vet një person, i cili punëson njerëz, ndërton rrugë, ndihmon agrobiznesin, hap shkollë tenisi, ku stërviten 160 fëmijë, shkollë futbolli, që merr pjesë në turnetë ndërkombëtare, teatër, laborator etj.

Problemi i serbëve në Kosovë mund të zgjidhen vetëm me një politikë serioze shtetërore, tha ai.

“Duhet të ekzistojë strategjia dhe synimi i qartë që do të arrihej në Kosovë. Paramendoni sikur shqiptarët të heqin dorë nga pavarësia dhe të kemi zgjedhje të reja parlamentare në Serbi, pra Kosova, Presheva, Bujanoci, Medvegja, më shumë se 1.5 milionë vota. Dhe si do të dukej atëherë parlamenti i Serbisë dhe qeveria? Hashim Thaçi – ministër i Punëve të Jashtme”, transmeton Zëri intervistën e publikuar në Vesti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close