Publikuar me datën: Wed, Jun 9th, 2010

Steinberg: Pavarësia e padiskutueshme, ndarja e Kosovës e pamundur

Washington, 9 qershor -Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, James  Steinberg, tha se qëndrimi amerikan mbi statusin e Kosovës së pavarur nuk do të ndryshojë, citon atë Radio “Zëri i Amerikës”.
Zoti Steinberg konfiromoi se nuk duhet të ketë paqartësi lidhur me qëndrimin amerikan  se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Kjo nuk do të ndryshojë. Por ndërkohë që punohet  për këto çështje afatgjata, ka rëndësi që të ketë një farë bashkëpunimi praktik mes Kosovës dhe Serbisë.

Sepse është në interes të të gjithëve zgjidhja e çështjeve të tilla si kufijtë dhe doganat apo telekomi. Nëse ndjekim qëndrime pragmatike pra që palët të bien dakord për të mos qenë dakord për gjithçka, e në të njëjtën kohë të bëjnë gjëra në interes të të gjithë popullit duke çuar në më shumë e jo në më pak bashkëpunim, kjo do të ishte diçka e mirëpritur.

Nënsekretari amerikan i Shtetit iu referua pastaj zërave që dëgjohen kohët e fundit lidhur me të ashtuquajtura plane për ndarjen e Kosovës. Ai tha se një ndarje as që diskutohet.

Shtetet e Bashkuara e kanë bërë shumë të qartë dhe të gjithë partnerët e kuptojnë, duke përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, edhe ato vende që mund të kenë qëndrim të ndryshme lidhur me statusin, se ndarja do të ishte një ide veçanërisht e rrezikshme. Madje edhe shtrimi i një mundësie të tillë thellon tensionet duke e bërë të vështirë të punohet lidhur me çështjet praktike. Do të na duhet të punojnë në suazën e shtetit ashtu siç është tani dhe shpresoj se me kalimin e kohës do të gjejmë mënyrën për të punuar me kolegët tanë serbë në këtë suazë.

Zoti Steinberg tha se në Kosovë po bëhet përparim në zgjidhjen e problemeve të brendshme të vendit, megjithëse ndërtimi i shtetit është një sfidë e vështirë.

Kosova ka një histori të vështirë sepse për një kohë të gjatë populli i saj ka qenë i privuar nga mjetet dhe shanset për të ndërtuar komunitetet dhe institucionet e tyre politike. Por mendoj se udhëheqja e atjeshme ka ndërmarrë disa hapa shumë të rëndësishme. Gjatë vizitës sime të fundit atje, pata rastin të takoja disa nga kryetarëve serbe të komunave të zgjedhur rishtazi në pjesën jugore të Kosovës. Jam i inkurajuar nga këto hapa përpara dhe nga gatishmëria e qeverisë, e presidentit dhe e kryeministrit për të treguar elasticitet dhe për të krijuar shanse që popullsia serbe ta ndjejë se ka zërin e saj si në veri edhe në jug, për të çuar përpara elementët bazë të planit Ahtisari dhe të zgjidhë disa nga problemet. Ata duhet të ndërtojnë institucione të forta shtetërore, korrupsioni është një problem i madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe është një problem i veçantë në Kosovë. Prandaj ne duhet të punojmë me ta. Ne kemi një numër programesh në Shtetet e Bashkuara për të fuqizuar sundimin e ligjit atje. Por në tërësi ata mund të vlerësohen me një notë të mirë për përpjekjet e tyre. 

Në intervistën e tij zëvendës sekretari i Shtetit Stajnberg i bëri thirrje forcave politike në Shqipëri që të tregojnë elasticitet për zgjidhjen e problemeve mes tyre. Ai tha se Shtetet e Bashkuara i kanë mbështetur hapat që anëtarët e Parlamentit Europian kanë ndëamarrë për të lehtësuar një mirëkuptim mes palëve.

Është një situatë e vështirë. Ne pranojmë se kryeministri është udhëheqësi legjitim i vendit dhe mendoj se duhet të shikojmë përpara por mendoj se ekzistojnë hapa që mund të bëhen për të ndihmuar në arritjen e pajtimit mes forcave politike në Shqipëri. Ne i kemi mbështetur mjaft përpjekjet që anëtarët e Parlamentit Europian kanë ndërmarrë për të lehtësuar një mirëkuptim mes palëve. Ne shpresojmë se të dyja palët do të tregojnë një farë elasticiteti, të lejojnë vendin të ecë përpara. Shqipëria është në prag të disa hapave që mund ta forcojnë të ardhmen e saj europiane krahas anëtarësimit në NATO. Siç e përmenda, kryeministri Berisha është udhëheqësi legjitim në Shqipëri por mendoj se mund të ndërmarrim disa hapa përpara për të lejuar që të dyja palët të përpiqen të punojnë së bashku.

Zoti Stajnberg tha se palët kanë nevojë për një shumicë për të miratuar disa ligje në parlament prandaj ky lloj të menduari që mban parasysh të ardhmen do t’i ndihmojë ata të ecin përpara në drejtimin ku të gjithë duan të shkojnë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close