Publikuar me datën: Mon, Jul 18th, 2011

Steinbach: Për të hyrë në BE, Serbisë do t`i kërkohet njohja e Kosovës

Prishtinë, 18 korrik – Gjermania e mbështet hyrjen e Kosovës dhe të Serbisë në BE si dy shtete. Por sipas ambasadorit të parë të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, BE-ja asnjëherë nuk do t`i pranojë brenda vetes dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën. Në një intervistë për “Kohën Ditore” ambasadori në largim i Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach, ka thënë se në rrugën e Serbisë drejt BE-së do të vijë edhe momenti kur ajo do të duhet ta njohë Kosovën. Pas tre vjetësh shërbimi si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ambasadori Steinbach flet edhe për shumë zhvillime tjera. Sipas tij problemet e veriut do të duhej të adresoheshin pas një kohe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur se  si e sheh Kosovën tash kur po e lë, Steinbach u përgjigj se njëra nga gjërat më të mira që të vija këtu në 2008-n është se unë dhe gruaja ime u pranuam si miq. Kjo ka qenë ndjenja që na ka përcjellë për tre vjet e gjysmë. Nuk është e zakonshme që një diplomat të jetë prezent dhe ta shoh lindjen e një shteti. Ishte sfiduese, por edhe mirënjohëse që ta shohësh këtë vend tek ecë përpara. Është bërë shumë rrugë për këta tre vjet. Duhet vlerësuar. Ka qenë rrugë e institucioneve të Kosovës me mbështetje nga miqtë ndërkombëtarë.

Ndërkaq në një tjetër pyetje se a ekziston ende ndonjë rrezik që do të dështojë ekzistimi i Kosovës si shtet, ambasadori në largim i Gjermanisë ishte i prerë:  “ Jo nuk ka. Nuk ka, sepse Kosova tash njihet nga 76 shtete. E di se procesi i njohjeve është ngadalësuar pak, por besoj se do të ketë njohje të reja. Ajo që për Gjermaninë është shumë, shumë, shumë e qartë është sovraniteti i Kosovës. Sa herë që dikush të flasë për prekjen e sovranitetit të këtij vendi, sa herë që dikush të flasë për ide të ndarjes së këtij vendi,  sa herë që dikush flet për ndryshimin e kufijve të këtij vendi, Gjermania do ta kundërshtojë. Gjermania do të kundërshtojë, sepse është bindur se vetëm kufijtë e sigurt në këtë regjion sjellin stabilitet në Ballkan, dhe jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Evropën”

Por, Steinbach nuk e fshehi shqetësimin për veriun.

Ka disa vështirësi me të cilat po përballemi në veri, u shpreh ai. Është një situatë e vështirë. Unë e mbështes shpresën në dialogun që ka filluar mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk duhet biseduar për statusin e veriut, gjë që nuk është çështje aspak, por për përmirësimin e jetës së qytetarëve në veri. Përmirësimi i jetës së tyre dhe krijimi i mundësive të barabarta për ta.

Po ashtu ai tha se veriu duhet të jetë pjesë e dialogut.

“ Në një moment në të ardhmen, veriu duhet të jetë pjesë e dialogut. Jo në kuptim të ndarjes apo diçkaje tjetër të ngjashme, por në kuptimin e krijimit të kushteve të jetës që serbët e veriut të pranojnë shtetin e Kosovës”

Ndërkaq i pyetur pse duhet biseduar me Serbinë për aranzhimet e brendshme dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, Steinbach sqaroi

Është fakt se Kosova është shtet sovran dhe dialogu duhet të zhvillohet në kushte dhe mbi bazën e dy shteteve të pavarura. Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës e edhe të Serbisë. Të dyja këto shtete synojnë BE-në, dhe ky dialog lehtëson këtë qëllim të tillë. Duhet biseduar. Duhet biseduar edhe për çështjet e ndërlikuara, jo vetë të lehtat. Rrethanat janë krijuar me nisjen e këtij dialogu.

Por, për hyrjen në BE të Serbisë, ai tha se është një proces i gjatë, si për Serbinë, si për Kosovën, si për shtetet e tjera në regjion. Ka perspektivë dhe Kroacia është një shembull i mirë për këtë, por dikur në këtë proces të hyrjes së vendeve të regjionit në BE, do të adresohet çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. “Unë mund t’ju garantoj se BE-ja kurrë nuk do të pranojë dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën”, tha  ai.

Sa i përket përfundimit të fazës së mbikëqyrjes, ambasadori gjerman u shpreh se Kosova është një vend i pavarur dhe duhet ta marrë fatin e vet në duar. Plani i Ahtisaarit e parasheh që ISG-ja  të bëjë vlerësimin dhe kjo do të ndodhë.

“Koha Ditore” e pyeti ambasadorin Steinbach se a po e mbyt korrupsioni të ardhmen e Kosovës. “Askush nuk dyshon në faktin se ka korrupsion në Kosovë. Unë besoj fuqimisht se për të pasur investitorë të huaj në këtë vend, duhet luftuar korrupsionin. Duhet pasur bazë ligjore që zbatohet, sistem të besueshëm të drejtësisë dhe luftë kundër korrupsionit, nëse dëshironi investitorë të huaj. Këto janë kushtet e tyre. Unë mendoj se ka ende shumë punë për t’u bërë. Besoj që me kohë do të përballet kjo çështje. Kosovës i duhet zhvillim ekonomik, dhe kjo bëhet duke e luftuar korrupsionin”, tha ai

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close